Gjithçka fillon me një gjilpërë, pe me ngjyra dhe stof. Pastaj nëpër gishtat e shkathët të mjeshtres lidin qëndisje përrallore. Antoaneta Toltukova ka lindur dhe jeton në Sofje, është ekonomiste me profesion. Punon si kontabiliste, por pasioni i saj më i madh është qëndisja. Tregon se që kur mbahet mend gjithmonë ka mbajtur në duar gjilpërën. Mund të thurë me një ose 5 grepa, por më shumë preferon që të punojë me gjilpërën. Me ndihmën e saj dhe me pe bën qëndisma me ngjyra dhe të bardhë. Pasioni i saj i madh janë qëndismat kombëtare bullgare. Nga viti 1984 ajo është ushta e qëndisjes në Shoqatën e Ustallarëve të Artizanalëve. Merr pjesë në ekspozita në mbarë botën. Këngëtarë të njohur popullor dalin në skenën me konsumet e qëndisura prej saj. Ajo është themeluese e grupit për ruajtje të traditave popullore – punishtja “Ndeja”.
“Ideja ishte që të mblidhemi të gjithë që kemi njohuri dhe dije në përpunimin e sendeve të ndryshme të jetës që lidhen me traditën – tregon Antoaneta. – Fjala është për qëndisje, thurje që të mund t’i ruajmë këto njohuri dhe t’i popullarizojmë. Për ndryshme ato po zhduken. As një shkollë, as në shtëpi nuk mësohen këto gjëra. Ka vajza, që nuk mund të qepin asnjë kopsë, të mos flasim për diçka tjetër. Qëllimi ynë është pikërisht i tillë të popullarizojnë shkathtësitë dhe dijet e bullgares. Ajo në të kaluar ka veshur tërë familjen. Duke filluar me rritjen e lisë, konopit dhe endjen e pëlhurës dhe duke arritur te zbukurimi me këto qëndisma të mrekullueshme. Ka çifte që vendosin që të bëjnë dasmën e vet në stil etno dhe kërkojnë veshje popullore. Unë kam bërë disa veshe të tilla si për dhëndrin kështu edhe për nusen. Përpiqem që të arrijë diçka që është maksimalisht afër traditës bullgare dhe kostumit autentik. Në qëndismat ka një farë magjie. Ka gjëra që janë unikale. Vitin e kaluar bëra dy këmisha për një familje të re që prej kohe nuk kishte fëmijë. Për gëzimin e madh sot janë duke pritur fëmijën e parë. Doemos ka edhe moment psikologjik, por dua të besoj se ka ndodhur magjia e mirë. Qëndisma mund të aplikohet në aksesorë më të ndryshëm si karfica, vath, dhe stolisje të tjera – mjafton të kesh fantazi. Qëndisma është diçka e mrekullueshme një thesar i vërtetë që na kanë lënë amanet gjyshet dhe nënat tona dhe që ne duhet të ruajmë për brezat e ardhshëm. Për fat të keq pëlhura dhe penjtë nuk janë të përjetshme dhe nëse nuk vazhdojmë me qëndisjen me siguri do të humben dhe do të mbeten vetëm në librat.”
Antoaneta Toltukova tregon se në të kaluarën njerëzit kanë menduar se qëndisma mbron nga e keqja nga sëmundjet etj. Ka pasur besim se gjarpri kur shihet i qëndisur në këmishën ikën. “Qëndisma gjithnjë ka qenë paralele me mënyrën e jetës së njeriut, gjithnjë ka qenë e lidhur me jetën e përditshme. Sot ne jetojmë më ndryshme se sa gjyshet tona, prandaj kërkojnë aplikim më modern të qëndisjeve. Unë përdor bluza dhe veshje të gatshme që zbukuroj me qëndisje. Kështu ato mund të mbahen çdo ditë. Për mua qëndisja është nevojë e brendshme. Kur më rastis të mos kem mundësi të qëndis filloj të ëndërroj qëndisma dhe të mendojë për to. Mendoj se qëndismat janë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë, përveç familjes sime. Për fat të keq nuk kam pasardhës, sepse kam dy djem dhe katër nipa, ndërsa vajza ime merret më shumë me thurje se sa me qëndisje. Familja ime më përkrah nuk ankohen se në duar i kam grepat dhe penjtë dhe i injorojë. Bashkëshorti im më shoqëron në të gjitha ekspozitat ku shkoj. Punimet e mia kanë udhëtuar në mbarë botën. Për fat të keq tashmë nuk ka aq shumë ekspozita. Dikur edhe Shoqata e Ustallarëve të Artizanalëve organizonte të tilla në Bullgari dhe jashtë vendit. Tani gjërat janë më ndryshe dhe tradicionalisht organizohen ekspozita vetëm më Muzeun Etnografik në Sofje.”
Qëndisma ka brenda vetës jetë dhe të ardhme, është e bindur Antoaneta. Arsye për këtë bindje të saj është zgjerimi i punishtes “Ndeja”. Në të përfshihen tashmë edhe burra që merren me qëndisje. Magjia e penjve me ngjyra i pushton edhe ata. Shembull për këtë është Aleksandri që është 12 vjeçar, që bënë shami të qëndisura. Një i ri tjetër bën koleksion nga veshjeve popullore.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: arkiv personal
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..