Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

115 vjet nga lindja e pianistes Veliçka Savova

Foto: arkiv

Pianistja Veliçka Savova lindi më 23 shkurt të vitit 1899 në Sofje. Mësimet e para të pianos, i mori nga e ëma që kur ishte 6-vjeçare. Kështu nga mosha më e re Veliçka Savova u pasionua pas pianos dhe muzikës. Që kur u bë 16 vjeçare ajo nisi për në Berlin, ku vazhdoi arsimin e mesëm te muzikanti i famshëm Leopolld Godovski.

Në një intervistë, që ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare, Veliçka Savova kujton:

“Babai im më shoqëroi që të japë provimet në Konservatorin e Mënikut. Kur isha e re megjithëqë e kisha të qartë talentin tim, kishte momente kur mendova se nuk di asgjë. Kryetar i komisionit të provimit ishte njeri prej nxënësve të kompozitorit të shquar Ferenc List – Bertolld Kelerman. Pasi prezantova veprën, Kelermani më afroi dhe më pyeti për emrin dhe për vendin nga ku vij. Ai më përgëzoj për ekzekutimin dhe më tha, se i kujtoi atij muzikanten Kllara Vik. Atëherë nuk e kisha të qyrtë çfarë ishte kjo – e mira apo e keqe. Para sallës së provimit bashkë me të tjerët pritëm rezultatet. Kur doli drejtori me listën e të zgjedhurve, emri i parë ishte imi.”

Veliçka Savova realizoi një karrierë si soliste dhe si pedagoge. Pas Luftës së Parë Botërore ajo prapë u kthye në Berlin, ku specializoi te Feruço Buzoni dhe tek asisteni i tij Gotfid Gallston. Në vitin 1932 ajo u kthye në atdhe, ku mbeti deri në fund të jetës në vitin 1991.

Është i padiskutueshëm kontributi i pianistes dhe pedagoge Veliçka Savova në kulturën muzikore bullgare. Gjatë karrierës së gjatë pedagogjike, ajo kishte shumë nxënës. Pianistja bullgare gjatë tërë jetës i mbeti besnike mësuesit të saj më të madh Lepolld Godovski. Ajo i mësonte nxënësit teknikat e tij të pianos. Për këtë punë të vet, Veliçka Savova kujton:

“Është tepër e vështirë të shpjegohet shkolla e pianistit Leopolld Godovski. Ajo ndihmon, që nga pianoja të nxirret një tingull me cilësi të latë. Kjo është një teori origjinale dhe një teknikë, e cila kërkon nga ekzekutuesi një fines fizik dhe psikik. Ato dy tipare njerëzore janë të lidhura tepër ngushtë dhe nuk mund të ndahen nga njëra tjetra.”

Njëri nga nxënësit më të njohur të pianistes Veliçka Savova është profesori Cvetan Konstantinov. Ai vazhdoi veprën e pedagoges së tij duke themeluar Institutin Ndërkombëtar të Muzikës “Leopolld Godovski” në SHBA-në, në vitin 2011. Në të pianistë të rinj specializojnë dhe përvetësojnë teknikën e përsosur dhe stilin origjinal të pianistit legjendar.

Sot incizimet e pianistet Veliçka Savova hasen shumë rrallë. Disa prej tyre ruhen në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD