Ndoshta kujtoni krikëllima e gëzuar e Udi Qukapikut nga filmi vizatimor i fëmijëve. Prototipi i këtij dhelparaku simpatik (qukapiku vigan amerikan) prej kohe është i zhdukur bashkë me prerjen e pjesës dërmuese të pyjeve tropike. Sot ka afro 400 lloje qukapikësh më të vogla në mbarë botën. Në Evropë nuk hasen shumë lloje qukapikësh. Kontinentin tonë e popullojnë vetëm dhjetë prej këtyre zogjve, me trokitjen karakteristike të të cilëve mbi lëvoren e drurëve jemi mësuar që nga fëmijëria. Bullgaria është nga pak vendet, ku hasen të gjitha ato 10 lloje qukapikësh.
Vallë, a arrijmë të vëmë re ata zogj? Vallë, a arrijmë ta mbrojmë ata? Vallë, a kemi nevojë për ta? Mbi ato pyetje tërheq vëmendjen Fondacioni Bullgar i Larmisë Biologjike, duke shënuar vitin 2014 – vit të qukapikut. Mirëpo, pse vit i qukapikut?
Kjo për arsye, se ata sanitarë të pyllit pa u ndërprerë kujdesen për shëndetin e mirë të pemëve, duke ushqyer me kandrrat dhe krimbat e dëmshëm në lëvoren. Krahas kësaj disa lloje qukapikësh janë indikatorë të shkëlqyeshëm për ekzistencën e pyjeve shekullore, që janë të rritur pa ndërhyrjen njerëzore. Ato janë pyje, ku ka pemë të rënë, druri i të cilave kalbet. Pikërisht druri i kalbur është baza ushqimore e një sërë kafshësh të vogla dhe bimësh. Ekzistenca e tri llojeve më të rralla qukapikësh: qukapiku kurrizbardh (Picoides leucotos), qukapiku me tre gishta (Picoides tridactylus), qukapiku i zi (Dryocopus martius) është një shenje e sigurt, se ndodhemi në një pyll të ruajtur mirë shekullor me larmi të madhe biologjike. Këtë e siguron ekologu Stefan Avramov, kryetar i Fondacionit Bullgar të Larmisë Biologjike dhe vazhdon: “Pikërisht pylli i vjetër me shumë pemë dhe dru të rënë të vdekur është normal dhe i natyrshëm. Në të gjejnë strehë mijëra lloje kafshësh, bimësh, kërpudhash. Dhe ato janë më shumë, se sa në një pyll të ri. Këto tri lloje qukapikësh kanë nevojë për pemë shekullore me trungje të trasha, që të shpojnë zgavrat e foleve të tyre. Prandaj ata konsiderohen një indikator për caktimin, a është ky një pyll shekullor, ose është një pyll i ri dhe nevojitet të paktën njëqind vjet që të rritet, që të zhvillojë tërë spektrin e larmisë së pasur biologjike. Këto lloje qukapikësh i emërojmë me fjalën angleze “umbrella” – ose çadër. Kjo për arsye, se kur ne kujdesemi për ta, ata si një çadër mbrojnë mijëra lloje të tjera biologjike. Tashmë u provua shkencërisht, se në habitatet e qukapikut me tre gishta hasen shumë brumbuj të rrallë dhe kafshë të tjerë jokërbishtorë.”
Ku në Bullgari hasen ata qukapikë të rrallë dhe të çmueshëm?
“Habitatet e tyre janë të përqendruara në rajone të vogla të pyjeve shekullore, kryesisht në parqet kombëtare – Rilla, Pirin, Ballkanin Qendror. Mirëpo, ka disa rajone edhe jashtë tyre, ku hasen ato shpendë të rrallë. Jam me shpresë – vazhdon zoti Avramov – se do të arrijmë të mbrojmë pyjet shekullore, megjithë edhe të pakta, sepse ata janë territore të mbrojtura. Aktualisht bëjmë harta të shpërndarjes së qukapikëve në mbarë vendin. Në të ardhmen kemi ndërmend të veçojmë rajonet me qukapikë më të rrallë dhe pyjet shekullore, që popullojnë. Qëllimi është, që prerja në ato rajone të ndalohet plotësisht. Bëhet fjalë vetëm për një përqindje të vogël të pyjeve bullgare.”
Është një fakt i gëzueshëm, se në Bullgari hasen të gjitha dhjetë llojet e qukapikëve evropianë. Kjo është një dëshmi tjetër për pasurinë e madhe të natyrës bullgare.
“Qukapiku me tre gishta është karakteristik për rajonet veriore dhe për pyjet halore. Rrallë herë ai popullon viset jugore. Në të njëjtën kohë ka lloje të tjera qukapikësh, të regjistruar në Bullgari, që nuk hasen në vendet veriore. Ja përse duhet t’i gëzohemi kësaj larmie të madhe natyrore. Kjo është një sfidë serioze para nesh, e cila na detyron të mbrojmë të gjitha lloje zogjsh dhe habitatet e tyre.”
Qukapikët – ata sanitarë të palodhshëm të pemëve janë kudo pranë neve. Mjafton vetëm të drejtojmë vështrimin dhe të dëgjojmë trokitjen e sqepit mbi trungjet e pemëve. Të jemi me shpresë, se për një kohë të gjatë do ta dëgjojmë zhurmën e kësaj trokitjeje.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..