Pjesëmarrja e Bullgarisë në Lojërat Dimërore Olimpike të Soçit është “modeste”. Që në prag të Olimpiadës dihej se sportistët bullgarë nuk do të fitojnë shumë medalje. Këtë e deklaronte edhe shefja e Komitetit Olimpik Bullgar, Stefka Kostadinova. Le të kujtojmë se ajo është kampione e kërcimit të lartë në Olimpiadën e Atlantës, tashmë 27 vjet me rekord botëror. “Pritjet nuk i kemi të mëdha, por gjithsesi garuesit bullgarë kanë shanse të mëdha për të fituar medalje. Pjesëmarrja në Olimpiadë është në vend të parë krenari dhe vetëbesim për secilin garues”, tha Kostadinova. Ekaterina Dafovska, garuese e biatlonit, e cila meritoi arin në Lojërat Olimpike në Nagano të Japonisë (1998), deklaroi: “Nuk duhet të kërkojmë aq shumë prej sportistëve bullgarë, të cilët kanë korrur suksese të mëdha deri Olimpiadën. Kjo e fundit është një garë krejtësisht e ndryshme. Të gjithë, ne duam që Bullgaria të zërë pozitat e para, por mos harrojmë vendet e tjera të mëdha, të cilat paraqiten. Ata janë në gatishmëri të plotë.”
Ylli bullgar i snouboard-it Aleksandra Zhekova mbeti e pesta në Olimpiadën e Soçit. Në finalen dramatike midis garueseve të snouboard-it italiania Mikela Mojoli e rrëzoi Zhekovën dhe kjo e fundit nuk arriti të zinte një nga vendet e para. Ylli bullgar garonte mirë dhe të gjithë prisnin që ajo do të zërë vendin e tretë. Mirëpo, 100 metra para finales italiania e rrëzoi atë në kërcimin e fundit dhe Zhekova mbeti pa medaljen e bronztë. Megjithë finalen dramatike 50 bullgarët e pranishëm në Lojërat Olimpike në Soçi e përshëndetën garuesen bullgare sikur e kishte fituar medaljen. Edhe duke qenë me plagë në këmbë, Aleksandra Zhekova regjistroi pjesëmarrjen më të mirë të Bullgarisë pas vitit 2006, kur Evgjenia Radanova meritoi medaljen e argjendtë në disiplinën short track në Torino, dhe pas vitit të largët 1980 kur Ivan Lebanov fitoi bronzin në disiplinën vrap me ski në LakePlacid të SHBA-ve. Paskam tri medalje në sportet e dimrit brenda 35 vjetëve – kjo e Ekaterina Dafovskës, e Evgjenia Radinovës dhe e Ivan Lebanovit.
Talente linden kudo, përfshi në Bullgari. Çështja është se kush i zbulon dhe si i trajnon këta atletë, në çfarë kushte përgatiten ata për garat dhe çfarë pajisje disponojnë. Shtetet e mëdha paraqiten në sportet e dimrit me një numër të madh sportistësh, derisa Bullgaria përfaqësohet në Olimpiadën e Soçit vetëm me 18 atletë, të cilët garojnë në 6 disiplina.
Në përfundim mund të thuhet se pjesëmarrja e Bullgarisë në Lojërat Dimërore Olimpike sivjet, megjithë se është “modeste”, rezultoi nga talenti, ambicia dhe puna tepër e madhe e sportistëve tanë. E mira është se Bullgaria përfaqësohet në hartën olimpike të sporteve dimërore.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..