Politika mbi Programin për zhvillim të rajonale rurale (PZhRR) për periudhën e ardhshme 7 vjeçare (2014-2020) bën kthesë në mbështetje të ekonomive të vogla, fermerëve të rinj dhe sektorëve që deri tani ishin injoruar – perimtaria dhe blegtoria. Për herë të parë i kushtohet vëmendje rimëkëmbjes së sistemit të prishur ujitës. Kjo parashikohet në projektin e propozuar për diskutim të PZhRR.
Pasi gjatë periudhës së parë 7 vjeçare të pjesëmarrjes në Politikën e përgjithshme bujqësore të BE-së (2007-2013) subvencionet evropiane favorizuan para se gjithësh ekonomitë e mëdha, erdhi koha që paratë të drejtohen te fermat e vogla që dominojnë në vendin, që deri tani ishin injoruara por janë tradicionale për Bullgarinë si rritja e perimeve dhe frutave dhe të kafshëve.
Gjatë periudhës së kaluar të parë të subvencionimit evropian në bujqësinë bullgare u arrit në disporporcione drastike. 80% prej subvencioneve shkuan te 4% prej fermerëve – ata me sipërfaqe shumë të mëdha, bile edhe për përpjesëtimet e Evropës, që ishin mbjell me dhirta. Kështu gjatë periudhës së parë ndihma për veprimtaritë tradicionale për vendin ishte po thuaj baras me zeron. Kjo çoi në thellim të shkatërrimit në prodhimin e frutave dhe perimeve të produkteve të mishit dhe të bulmetrave. Mbetën në të kaluarën kohërat kur Bullgaria ishte eksportuese tradicionale të pro produkteve të tilla me shije shumë të mirë. Tani tregu i brendshëm është i mbushur me produkte bujqësore nga mbarë bota, shpesh me cilësi shumë të ulët. 80% prej frutave dhe perimeve vijnë nga jashtë si edhe 90% prej mishit. Bile edhe industria bullgare përpunuese punon me zi me 25% lënda të para vendëse. Vizioni i ri i PZhRR kërkon që ky disproporcion të korrigjohet duke drejtuar më shumë mjete te rritja e frutave, perimeve dhe kafshëve. Të rikujtojmë se e ashtuquajtura mbështetja e lidhur do të rritet me 13% nga subvencionet direkte kundrejt 3,5 % gjatë periudhës së mëparshme.
Një prioritet tjetër i PZhRR është ndihma për fermat e vogla. Për ta është parashikuar nën program i posaçëm kështu që ata të garojnë midis tyre për fondet dhe jo me firma gjigantë. Fermat e vogla familjare do të kenë mundësi të marrin 10% financim më të lartë për investimet e tyre të nevojshme.
Prioriteti tjetër është mbështetja për fermerët e rinj deri më moshë 40 vjeçare. Për ata që tani fillojnë të merren me këtë, është parashikuar ndihmë starti, përpjesëtimi i së cilës do të saktësohet së shpejti. Sigurimi i brezit të ri i cili të zëvendësojë fermerët që po plaken në Evropë, është problem i madh për tërë Bashkimin Evropian. Kjo ka të bëjë me çështjen e rëndësishme për sigurinë ushqimore, që fton ashpërsi gjithnjë më të madhe me shtimin e shpejtë të popullsisë së planetit.
Rëndësi kyçe për zhvillimin e bujqësisë bullgare ka problemi i ashpër me sistemin e prishur ujitës. PZhRR më në fund i kushton rëndësi kësaj çështjeje. Çfarë mjete do të drejtohen për ujitje po saktësohet aktualisht. Suksesi i sektorëve që janë në qendër të Programit – rritja e perimeve dhe frutave është i pamenduar pa pasur mundësi për ujitje. Sidomos duke pasur parasysh ngrohjen e klimës më saktë në Evropën Jugore.
“Në Evropë ka tendencë të theksuar drejt rritjes së kërkimit të ushqimeve cilësore me prejardhje të qartë. Nëse këto produkte do të prodhohen në mënyrë biologjike, kjo do të sigurojë të ardhura më të larta. Prandaj në periudhën e re programore do të financohet bujqësia biologjike, bletaria dhe blegtoria”, shtoi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Dimitër Grekov gjatë prezantimit të programit. Ndërsa Bullgaria ka kushte të mrekullueshme për zhvillim të bujqësisë biologjike. Ajo që deri tani mungonte ishte pikërisht mbështetja financiare për këta prodhues.
Le të kujtojmë se rreth 25% prej popullsisë së aftë për punë në Bullgari është angazhuar në bujqësi. Sipas fjalëve të ministër Grekov, PZhRR ka për qëllim rritjen e vlerës së shtuar në bujqësi, krijimin e vendeve të reja të punës dhe ndërprerja e shpopullimit të rajoneve rurale, që fiton përpjesëtime kërcënuese. Tjetër është çështja mbi 2 miliard eurot e parashikuara për këtë periudhë shtatëvjeçare a do të jenë të mjaftueshme për arritjen e objektivave të shënuara të caktuara. Por së paku janë hap në drejtimin e mirë.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..