Edicioni i sivjetshëm i Bursës Ndërkombëtare “Pushime dhe Spa Ekspo 2014” starton më 13 shkurt me ambicien të mbledhë nën një çati ofertat më interesante dhe të leverdishme për pushime. Në vazhdim të 3 ditëve intensive “Inter Ekspo” në Sofje do të bëhet një qendër e degës turistike. Përfaqësues të tij do të reklamojnë dhe do të lidhin marrëveshje për stinën e ardhshme pranverore dhe verore. Kurse për mijëra kryeqytetasit ky është një shkak i shkëlqyer të njihen me propozimet më të reja për pushime dhe të bëjnë rezervime të herëta.
Një nga forumet më të mëdha turistike jo vetëm në Bullgari, por dhe në të gjithë regjionin, shënon edicionin e 31 me një interes të rritur nga ana e ekspozuesve të huaj. Përgjithësisht 250 firma dhe organizata marrin pjesë me pavijone të veta. Prej tyre 48 janë ekspozues të rinj nga destinacionet e reja. Mes tyre janë regjioni i Altait në Rusi, një nga firmat prijëse turke për turizëm mjekësor “Dunyagos Hospitals”, firma të softuerit në fushën e shërbimeve turistike nga Gjermania, Greqia e të tjera. Shumë e gjerë është pjesëmarrja e agjencive nga shtetet fqinje ballkanike, të cilët janë mes destinacioneve më të njohura mes ato tonat. Por ka dhe pjesëmarrës ekzotik, si për shembull firma nga Kuba, Tunizia, Marok.
Një prani serioze dhe gjatë këtij viti shënojnë kompanitë tona të specializuara në fushën e turizmit kulturor, të kongreseve, turizmi balnear, si edhe të firmave të cilat propozojnë vizita turistike me degustime të verës, kampe për fëmijët e të tjera. Bën përshtypje larmia e propozimeve për pushime, si dhe paketat promovuese për regjistrime më të herëta. Më të larmishme dhe të papritura janë propozimet e bashkive bullgare, të cilat gjatë viteve të fundit absorbuan mjete nga projektet evropiane për turizëm të qëndrueshëm. Me to njeriu mund të njihet në pavijonin e Ministrisë të Ekonomisë dhe të Energjetikës, i cili paraqes 30 bashki nga e gjithë Bullgaria. Në lidhje me këtë zëvendësministri Branimir Botev tha: “Turizmi është alternativa e vetme e pjesës së madhe të bashkive bullgare, sidomos në rajonet malore dhe gjysmëmalore, atje, ku njerëzit nuk kanë ndonjë mënyrë tjetër të nxjerrin bukën e gojës. Kështu turizmi është ajo industri, e cila tërë vitin siguron vende të punës dhe ushqim. Gjatë bursës turistike të gjitha bashkitë paraqesin projektet të realizuara me mjete evropiane.”
Ekspozita shoqërohet edhe me një program biznesi. Në kuadrin e tij organizohen diskutime, në të cilat shqyrtohen tendencat më të fundit të zhvillimit të turizmit. Do të diskutohen perspektivat para agjencive turistike, potenciali i zhvillimit të turizmit balnear dhe spa, praktikat e mira në fluturimet me kosto të ulët e kështu me radhë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..