“Mirësitë nuk vijnë vet, për to duhet të punohet. Duhet të punojmë që të gjithë, që të mund ta kthejmë vendin në rrugën e rritjes ekonomike, që të jetojmë në një shtet më të mirë”. Këtë e deklaroi kryeministri Pllamen Oresharski gjatë kohës së forumit kombëtar “Qeveri – biznes”, në të cilin morën pjesë mbi 700 përfaqësues të biznes organizatave dhe sipërmarrës. Mesazhet kyç të kryeministrit ishin, se bordi valutor nuk do të ndryshohet, niveli i taksave do të ruhet, kurse para nga buxheti nuk do të harxhohen për nacionalizimin e ndërmarrjeve të falimentuara.
Kryeministri i bëri një pasqyrë të gjerë asaj që është kryer nga kabineti gjatë muajve të fundit dhe vizatoi prioritetet bazë. Sipas Pllamen Oresharskit, Bullgaria mbase do të jetë ndër pesë vendet e Evropës me deficit më të ulët buxhetor për vitin 2013. Kabineti do t’i përqendrojë përpjekjet e veta në infrastrukturë, në rolin më aktiv të shtetit në luftën kundër monopoleve dhe në mbrojtje të konkurrencës. Në lidhje me “temën e zjarrtë” për Bashkimin Evropian dhe Bullgaria – riindustrializimi, kryeministri kategorikisht deklaroi se, asnjë levë nga mjetet buxhetore nuk do të shkojë për rianimim të ndërmarrjeve të falimentuara private. Shkaku janë akuzat ndaj kabinetit, se privatizon kompani në humbje private. “Flasim për inkurajimin e investimeve private në ndërmarrjet industriale”, shtoi Pllamen Oresharski. Ai sqaroi se investitorë të huaj tregojnë interes të fillojnë prodhime me teknologji të reja, duke përdorur emrat e ish gjigantëve të falimentuar industrialë.
“Një nga revizionet e zhvillimit ekonomik, të cilën bota dhe Evropa bëri, është se përqendrimi vetëm mbi shërbimet nuk krijon rritje të qëndrueshme – deklaroi gjatë kohës së Forumit Pllamen Oresharski. – Prandaj një nga qëllimet në programin “Evropa 2020” është riindustrializimi i ekonomive evropiane. Dhe jo në vend të fundit, mjedisi i qëndrueshëm makroekonomik dhe konsolidimi fiskal – temë, mbi të cilën Bullgaria ka arritje nga fundi i shekullit të kaluar. Shumë pak vende evropiane mund të përsërisin të njëjtën gjë.”
Kryeministri përsëri ngriti temën për vonimin e qeverisë elektronike. “Situata është tragjike – komentoi ai. – Ministri dhe dikastere janë plotë me harduer, por nuk kanë softuer, me të cilin të flasin”. Një nga temat të cilat e interesojnë biznesin ishte për bordin valutor. Ai do të ruhet deri në hyrjen e Bullgarisë në Eurozonën, ishin kategorikë kryeministri Pllamen Oresharski dhe ministri i financave Petër Çobanov. “Përvoja jonë nga 15 vjetët e fundit tregon se, kurse fiskale në një ekonomi të vogël dhe shumë të hapur kanë përparësi mjaft më të mëdha”, vuri në dukje Pllamen Oresharski. Taksat e ulëta do të ruhen. Sepse në kushtet e një konkurrence të fortë për investime, më në veçanti midis vendeve të regjionit, “taksat e ulëta janë prioriteti ynë, nga i cili nuk mund të privojmë veten”. Po përgatitet një plan i ri për tërheqjen e investimeve të huaja. Sistemi bankar bullgar po vazhdon të jetë stabil. “Ai është më i mirë nga një sërë vendesh evropiane, të cilat nuk i rezistuan dot krizës”, deklaroi Oresharski. Ka rritje të zbatimit të projekteve evropiane. Mjetet e paguara nga fondet evropiane nga maji i vitit të kaluar deri në janarin e këtij viti janë afro 2 miliardë euro. Në fushën e energjetikës kabineti parashikon gjatë këtij viti përshpejtimin e ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Jugore”.
Eksporti po vazhdon të jetë pjesa më fitimprurëse e ekonomisë bullgare. “Një nga problemet serioze të eksportit bullgar, është fakti se, prodhimet tona janë relativisht të vogla dhe të ndara – deklaroi zëvendëskryeministrja Daniella Bobeva. – Për tregjet e mëdha si Kina dhe Rusia është e domosdoshme t’i bashkojmë prodhuesit me qëllim dalje në tregjet e vendeve të treta. Unioni është një kusht për zgjerimin e eksportit bullgar në fushat, në të cilat kemi aftësi konkurruese.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..