Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bankat e huaja ikin nga Bullgaria. Përse?

БНР Новини
Foto: de.wikipedia.org

Gjatë 3 vjetëve të fundit 4 banka të huaja ikën nga Bullgaria. Pavarësisht se në tregun bankar në Bullgari dominojnë trezorët evropianë, pjesa e tyre në fund të vitit 2013 u ngushtua me 10%. Kështu pronësia e huaj në sektorin bankar tanimë është 70% nga tregu bullgar.

Një nga shkaqet është se, bankat perëndimore aktualisht zgjidhin problemet e veta. Që të katërt trezorët, të cilët ikën nga tregu bullgar, kishin tronditje serioze të kapitaleve. Që të mund të stabilizojnë gjendjen e vet, ata morën injeksione financiare si nga Komisioni Evropian, kështu dhe nga qeveritë e veta. Në këtë mënyrë këto banka tërhoqën shoqëritë e veta bijë nga Bullgaria për shkak të aktivitetit të vet të dobët. Kriza është shkaku tjetër që sektori në këtë moment të mos të jetë tërheqës për investitorët e huaj. Kjo u dha mundësi lojtarëve vendas, të cilët ndërkohë janë bërë fort konkurrues, të blejnë aktivët e bankave të mëdha evropiane, të cilët dalin nga sektori bullgar. Sepse tregu bazë për biznesin financiar bullgar është Bullgaria – ky është tregu, të cilin mund ta prognozosh mirë, më në veçanti në vitet e krizës dhe të depresionit.

Nga vijnë këto ndryshime në sektorin bankar?

“Këto ndryshime në asnjë rast nuk janë të lidhura me tregun bullgar, por me ndikimin e krizës mbi vet grupet bankare, të cilat punojnë jo vetëm në tregun bullgar, por dhe në tregun personal privat, dhe në vende të tjera nga Evropa – është i mendimit financiari dr. Emill Hërsev. – Pothuajse të gjitha vendet evropiane kishin probleme me kreditë e pa shërbyera, me humbje të bankave të veta bazë. Kur një bankë ka probleme në veprimtarinë e vet bazë, atëherë në parim fillimisht shkurtohet periferia. Pavarësisht se nganjëherë kjo periferi është më fitimprurëse. Por kjo është strategjia për veprim në raste krizash – ngushtohet çdo gjë e panevojshme, e tepërt, dhe përqendrohet mbi veprimtarinë bazë. Në disa vende ikja nga tregjet periferike ishte kërkesë nga vet organet shtetërore, të cilat financonin shpëtimin e bankave. I tillë është rasti për shembull me Gjermaninë. Kështu që, nuk ka asgjë radikale, e cila të na çojë deri te konkluzione për vet sektorin bankar bullgar. Të gjitha vendimet për ikje nga tregu bullgar janë marrë në bazë të shkaqeve, të cilat gjenden jashtë Bullgarisë.”

Përpara bankat e mëdha evropiane ishin blerës, tani bëhen shitës. Kush i blen aktivët e tyre?

“Biznesi bullgar do të blejë mbrapa të gjitha bankat dhe ndërmarrjet e tjera, të cilat janë një pronë e huaj, dhe të cilat nuk drejtohen kështu që të mund t’i rezistojnë konkurrencës së tregut vendas – është i bindur Emill Hërsevi. – Pjesa e kapitalit bullgar do të shtohet, si në sektorin bankar dhe në financat, kështu edhe në ekonominë reale.”

A nuk janë shumë 30 banka për një treg të vogël si ky bullgar?

“Në asnjë rast nuk janë shumë – komenton Emill Hërsevi. – Çdo gjë varet nga profili i sistemit bankar. Austria nuk është më e madhe nga Bullgaria mbi asnjë parametër të rëndësishëm. Kështu që, pasi në Austri ka për mbi 300 banka, në Bullgari 30 banka nuk do të thosha se janë shumë. Varet jo kaq nga vet numri i institucioneve financiare, të cilat punojnë në një treg, sesa nga mbulimi. Kishte periudha, për shembull deri përpara vitit 2007, me fjalë të tjera deri në zhvillimin e krizës, kur kishim frikësim serioz, se rrjeti bankar është tepër i zhvilluar dhe se nuk është në gjendje të “ushqehet” nga ky treg. Tani jo vetëm pjesëmarrës të veçantë ikin nga tregu, por ngushtohet edhe rrjeti i degës. Vet bankat, të cilat punojnë në Bullgari, e kuptojnë se një mbulim kaq i dendur, të cilin i kishin ndërtuar përpara fillimit të krizës, është e papërshtatshme nga ana ekonomike. Nuk ka bankë, e cila në këtë moment të mos të ngushtojë pak nga pak rrjetin e vet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD