Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stranxha – ditëlindje me një shije të hidhur

БНР Новини
Foto: forthenature.org

Po thuaj para dy dekadave mali Stranxha – një mal jo i lartë në pjesën juglindore të Bullgarisë, ishte shpallur park natyror. Ai duhej të ruante pyjet shekullore ahu me një qilim prej Rhododendron Ponticum L, me shkëmbinjtë vullkanike nëpër begun e detit dhe me natyrën e virgjër nëpër rrjedhat e lumenjve Veleka dhe Rezovskia. Ditëlindjen e 19 të parkut mbrojtësit e natyrës do të shënojnë me 11 shkurt me një protestë të re kundër rrezikut të urbanizimit të tij, pasi Gjykata Supreme Administrative i dha rrugë jeshile Planit të përgjithshëm të urbanizimit të bashkisë Carevo. Protesta e parë e koalicionit të organizatave joqeveritare “Që të mbetet natyrë në Bullgari” tashmë arriti suksesin e vet të parë – Ministria e Zhvillimit Regjional dha urdhër për ndalim të zbatimit të planit në fjalë, sepse ai nuk ka vlerësimin ekologjik që kërkohet nga ligji.

Të rikujtojmë se vlerësimi i dhënë pozitiv i këtij plani ishte tërhequr nga Ministria e Mjedisit dhe Ujërave (MMU) qysh para viteve, që të parandalohet procedura ndëshkuese e KE kundër Bullgarisë për mos respektim të direktivave ekologjike evropiane. Në fakt, 19 vjet pas fitimit të statusit të parkut natyror Stranxha akoma nuk ka plan për menaxhim të këtij territori të mbrojtur, në të cilin të shkruhet çfarë mund të bëhet atje. Ministrja e Mjedisit u përpiq që t’ia hedh fajin Fondacionit joqeveritar bullgar “Biolarmia” që filloi përpunimin e tij që në vitin 1999. Por e vërteta është më e ndryshme. Një plan për menaxhim të Stranxhës i është ofruar për miratim MMU qysh në vitin 2003. Por për të ka rezistencë nga ana e bashkive Carevo dhe Malko Tërnovo, sepse sipas tyre u mbetet pak terren për ndërtime. MMU atëherë bëri porosi që të bëhet vlerësim ekologjik i vet planit për menaxhim të parkut. Varianti i ri ishte depozituar në MMU gjatë vitit 2005, por nuk ishte shqyrtuar deri në vitin 2010, pas kësaj “Biolarmia” fitoi në gjyq kundër mosveprimit të ministrisë. Në vitin 2011 MMU më në fund shqyrtoi planin dhe e ktheu këtë herë për aktualizim, sepse nga përpilimi i tij kanë kaluar shumë vite. Prapa kësaj loje ping – pongu midis pushtetit dhe mbrojtësve të natyrës në fakt qëndron presioni për krijimin e një paku me regjim mjaft më liberal i cili të lejojë ndërtimin në këtë pjesë të bregdetit që nuk është tani për tani i urbanizuar shumë në jug nga Carevo.

Снимка

“Ajo që kërkohet prej nesh është të lirojmë poligone në territorin e mbrojtur në të cilët të parashikohet ndërtim, thotë Petko Cvetanov nga Fondacioni “Biolarmia” Një pjesë nga vërejtjeve insistojnë për lehtësimin e regjimit të prerjes së druve në park. Ne jemi përpjekur që të gjejmë zgjidhje të pranueshme reciprokisht për zhvillim të qëndrueshëm.”

Ajo që krijuesit e planit për menaxhim të Stranxhës propozojnë është që ndërtimi të përqendrohet rreth vendbanimeve dhe të mos depërtohet te zemra e parkut. Jo kështu e parashikon zhvillimin e bashkisë. Plani i përgjithshëm urbanistik i bashkisë Carevo, i cili jep mundësi për ndërtim nëpër tërë brezin bregdetar të territorit të parkut dhe nëpër rrjedhat e dy lumenjve.

Снимка

“Plani urbanistik i bashkisë Carevo parashikon rritje 6.5 herë të ndërtimeve në momentin e tanishëm në territorin në zonën A pra në vijën e parë në bregdet dhe 7 herë në zonën B në plan të dytë – shënon Toma Belev nga “Ballkani i gjelbër”. – Pra,6-7 herë më shumë se sa është ndërtuar nga njeriu në këtë territor gjatë 3 mijë viteve të fundit. Jemi gati të diskutojmë deri sa është e qëndrueshëm një zhvillim i tillë.”

Përveç humbjes së peizazhit në rajon, këto plane për ndërtim të brezit pranë detit fshehin rrezik nga mungesa e ujit për grumbullimin e ardhshëm të banorëve të rinj dhe të turistëve. Edhe pa këtë ka probleme me ujin e pijshëm gjatë verës. Me siguri do të lidhë nevoja që të ndërtohen liqene artificiale në lumenjtë Veleka dhe Rezovska, që do të shkaktojë shtjerrim të tyre.

Снимка

Mbrojtësit e natyrës insistojnë për hapa të rinj nga ana e autoriteteve, që përfundimisht të garantojnë ruajtjen e malit Stranxha. Ndërsa kjo nuk mund të zgjidhet me urdhra ministri, por me ndryshim të legjislacionit. Ata kërkojnë ndryshim në Ligjin për urbanizimin e territorit dhe në Ligjin për rregullim të bregdetit të Detit të Zi, që lejon shpalljen të pavlefshme Planet bashkiake për urbanizim që janë miratuar pa vlerësim ekologjik si edhe mundësi për apelim para gjykatës së Planeve bashkiake për urbanizim sipas Konventës së Orhuzit.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: OJQ “Që të mbetet natyrë në Bullgari”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD