Cili është ky fshat bullgar në të cilin vishnjat rriten më mirë, burojnë ujëra mineralë, ndërsa në godinën e bashkisë ka një kapak prej mermeri të sarkofagut antik romak? Ky vendbanim piktoresk mban emrin Banja dhe shtrihet nja 9 kilometra larg qytetit të Bullgarisë Jugore Panagjurishte.
Banja fshihet në rrezet jugore të malit Sredna Gora, në afërsi të drejtpërdrejta me majën Lisec. Shtëpitë e fshatit ngrihen në të dyja brigjet e lumit Banska Luda Jana. Pothuajse 850 janë banorët e këtij vendbanimi piktoresk. Rrënojat e lashta, ndër të cilët edhe një çekiç prej guri, dëshmojnë që rajoni ishte i populluar që në kohën e paleolitit – epokën e lashtë të guri. Konsiderohet, se vendbanimi i parë daton nga koha e trakëve. Më vonë rajonin e populluan edhe romakët.
Bibliotekarja në vatrën vendore të kulturës “Probuda” Radka Murteva tregon: “Burimet me uji të ngrohtë mineral janë shkaku, për të cilin në këtë rajon u ndërtua një vendbanim që në kohën më të moçme. Për këtë dëshmojnë pllakat e zbuluara me kalorësit trakë. Këtu u rrënuan edhe monedha nga koha e Filip II Makedonski. Mirëpo, zbulimi më i madh arkeologjik është varreza antike romake me një sarkofag unik, që daton nga shekujt III dhe IV para erës sonë. Kapaku i tij mund të shihet në bashkinë e fshatit. Mbi të ka një gravurë të mrekullueshme – një burrë dhe një grua janë të shtrirë së bashku në përqafim. Për fat të keq një pjesë e fytyrës së gruas dhe tërë fytyra e burrit mungojnë, por kjo nuk ndikon mbi vlerën e këtij zbulimi.”
Në të kaluarën romakët ndërtuan një rrugë, e cila lidhej fshatin me qytetin Filipopolis (Plovdivin e sotëm) dhe me Kostandinopojën. Pranë kësaj rruge sot shihen rrënojat e një kështjelle ushtarake, të quajtur nga banorët vendas Kaleto. Muret e kësaj fortifikate janë në formën e harkut me kulla mbrojtëse. Në rrezet e kështjellës është një nga burimet me uji mineral. Në fakt burimet janë pjesë e emblemës së fshatit. Një fenomen tjetër janë kopshtet me vishnjat.
Uji mineral kuron sëmundje të aparatit motorik. Këtu vijnë të kërkojnë shërim njerëz nga të gjitha anët e botës. Sanatoriumi disponon edhe një pishinë të mbuluar me uji mineral. Në fshat ka edhe një pishinë të hapur me përmasa olimpike i mbushu gjithnjë me uji mineral. Kushte për pushim ofrojnë edhe disa shtëpi për mysafirë. Konsiderohet, se uji i Ajazmës – siç e quajnë njeri prej burimeve mineralë, shëron sëmundje të të parit.
Çfarë ndodh me kopshtet e famshme me vishnja, të cilët gjatë pranverës duken si një nuse e stolisur?
Një pjesë prej tyre u çrrënjosën, sepse pemët duhet të rinovohen. Në vend të tyre arendatorët mbollën kunguj. Kështu parajsa e vishnjave në Bullgari dalë-ngadalë po zhduket. Klima kalimtare kontinentale e fshatit Banja është e përshtatshme për rritjen e vishnjave dhe të pemëve të tjera frutore.
Me çfarë merren sot banorët e fshatit Banja?
Si në të gjitha fshatrat e tjera bullgare edhe këtu banorët më të moshuar janë më shumë, se sa të rinjtë.
“Njerëzit në moshën e thyer janë më shumë, se sa të rinjtë. Dhe kjo për shkak se këtu vështirë nxirret buka e gojës – tregon Radka Murteva. – Në kohën e socializmit në fshat kishte tri vila të mëdha të pushimit, ku kishte vende të punës. Këtu mjekoheshin shumë njerëz. Sot të rinjtë kërkojnë bukën e gojës jashtë shtetit. Disa punojnë në qytetin e afërt Panagjurishte.”
Në qendrën e fshatit ngre shtat një monument prej bronzi kushtuar priftit Gruju Banski, bashkëmendimtar dhe ndihmës i Apostullit të Lirisë – Vasill Levski. Bashkë me banorë të tjerë të fshatit ai mori pjesë edhe në kryengritjen e popullit bullgar kundër sundimit turk muajin prill të vitit 1876. Para të atit Gruju të gjithë betoheshin në besnikëri ndaj mëmëdheut në rajonin Oborishte, ku u miratua vendimi për fillimin e kësaj kryengritjeje. Ai është autor i librit “Shënime nga kryengritja në rajonin e malit Sredna Gora”. Ky shkrim është një dëshmi për vrullin revolucionar karakteristik të asaj epoke. Sot figura e të atit Gruju me një shpatë në dorën e ngritur, kujton për historinë e lavdishme të fshatit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë nga arkivi i fshatit Banja
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..