Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të Sofje Film Festit

БНР Новини
Foto: SIFF 2014

Adhuruesit e kinemasë në Bullgari me padurim presin Sofja Film Fest – një nga forumet më të mëdha dhe të konsiderueshme të kinemasë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Programi i tij zyrtar do të jetë midis 6 dhe 16 mars dhe përfshin rreth 160 filma dhe dokumentare, si dhe mbi 70 tituj me metrazh të shkurtër.

Ovanes Torosjan në filmin “Gjykata”Fillimi do të jepet në sallën e madhe numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës me një xhirim ekskluziv të filmit të ri artistik të Stefan Komandarevit “Gjykata”. Projekti i mëparshëm kinematografik i regjisorit bullgar “Bota është e madhe dhe shpëtimi del që kudo” kishte një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe tani për tani është shiriti i vetëm bullgar, i cili u ngrit deri në short-listën e nëntë kandidaturave për “Oskar” për një film të huaj gjatë vitit 2010. “Gjykata” është një produkt i përbashkët midis Bullgarisë, Gjermanisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Konsultues mbi skenarin janë Milena Jelinek, e cila ka pas shpine një karrierë 25 vjeçare në Fakultetin për Skenarist të Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork, dhe mbajtësi i dekoratës “Oskar” për skenar të një filmi me metrazh të shkurtër Tom Abrams. Në rolet bazë do të shikojmë artist të njohur bullgar si Asen Bllateçki, Ovanes Torosjan, Paraskeva Xhukellova, si dhe ylli serb Miki Majnolloviç, i cili qe në rolin kryesor dhe në “Bota është e madhe...” Manojlloviç është i ftuar posaçërisht për premierën në Sofje.

Një mik i posaçëm i Sofja Film Festit do të jetë dhe regjisori i madh çek Irzhi Mencell, mbajtës i “Oskarit” për filmin e vet “Trenat e ruajtur në mënyrë sekrete”. Në kuadrin e festivalit ai personalisht do të paraqesë krijimin e vet më të ri “Don Zhuanët” dhe do të marrë titullin doktor honoris kauza e Akademisë Kombëtare për Art Teatral dhe Filmues. Mencell mori dekoratën e Sofjes për një kontribut të plotë në historinë e artit kinematografik gjatë vitit 2007, kurse midis mbajtësve të sivjetshëm do të jenë kinematografi serb Goran Paskaleviç, i cili do të mbërrijë në Bullgari me filmin e tij më të ri “Kur të gdhihet”.

“Kur të gdhihet”

Një nga titujt më të pritur në programin e forumit është “Grand Hotel Budapest” të Wes Andersonit me pjesëmarrjen e aktorët e njohur Ralph Fiennes, Edward Norton, Tilda Swinton dhe yje të tjera. Në Sofje filmi do të tregohet fill pas premierës së vet botërore në hapjen e “Berlinales 2014”. Në program është dhe “Bukuria e Madhe” e Paolo Sorentinos, i cili ka tanimë katër dekorata filmuese evropiane, është i dekoruar edhe me “Globin e Artë” për një film të huaj dhe ka shanse edhe për “Oskar”. 

“Nimfomanja” e Lars fon Trierit

Xhirimi i projektit të ri skandaloz “Nimfomanja” e Lars fon Trierit do të jetë mes ngjarjeve të posaçme të festit. Në rolin kryesor do të shikojmë artisten franceze Charlotte Gainsbourg. Regjisori danez dhe skenarist do të prezantohet dhe me pothuajse të gjithë titujt nga filmografia e tij. Retrospektiva e Trierit është një pjesë nga programi paraprak i Sofja Film Festit, i cili për vit të tretë të radhës fillon 1 javë përpara hapjes solemne.

“Grand Hotel Budapest”

Në konkursin për një film debutues artistik do të konkurrojnë 12 tituj, për herë të parë në të marrin pjesë shirita nga Kina, India, Gjeorgjia dhe Palestina. Do të ketë po kështu një konkurs ballkanik, por po kështu dhe konkurs dokumentar. Krijimet bullgare me një metrazh të shkurtër do të masin forca në garën për dekoratën “Jameson”. Në festival do të paraqiten filmat artistik vendas, të xhiruar pas marsit të vitit të kaluar. Është parashikuar të tregohen dhe 8 shirita dokumentare bullgare.

Dhe një gjë tjetër: dhe gjatë këtij viti Sofja Film Fest do të udhëtojë deri në kinematë e qyteteve Burgas, Plovdiv dhe Varna.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: SIFF'14




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD