“Qeveria do të investojë afro 14 miliard euro në ekonominë e vendit” thekson në faqen e parë gazeta “24 çasa”. Paratë përbëjnë më se 10 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto i vendit dhe duhet të sigurohen nga të ardhurat buxhetore dhe nga programet operative të BE-së. Nga ato programe mund të shfrytëzohen paratë e pa absorbuara deri tashti dhe mjetet për periudhën e re programore. Mjetet do të shfrytëzohen në tetë drejtime ndër të cilët cilësia e arsimit, kufizimi i varfërisë, përkrahja e inovacioneve dhe garantimi i sigurisë energjetike të ekonomisë. Një pjesë e madhe e masave të kabinetit do të orientohen te efektiviteti energjetik i ekonomisë. Aktualisht Bullgaria është vendi me efektivitetin më të keq energjetik në mbarë BE-në. Lidhur me këtë kryeministri do të prezantojë masa në këtë drejtim para Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, thekson gazeta “24 çasa”.
Prapë gazeta “24 çasa” njofton, se ish kryeministri dhe lider i partisë GERB në opozitë Bojko Borisov parashikon që situata financiare gjatë vitit 2015 të vështirësohet. Ai e motivoi këtë parashikim me financimin jo të mirë të sektorëve si shëndetësia, ndërtimi, politika sociale dhe arsimi. Agjencitë e lajmeve citojnë thënien e tij, se “pushtetarët tashmë grumbulluan një borxh nga 2.2 miliard euro, para këto të cilët do të shlyhen me kamatat”. Sipas zotit Borisov, kabineti “Oresharski” ka vetëm një plus në punën e tij, dhe ai është në vazhdimin e projekteve infrastrukturore, të nisura gjatë mandatit të partisë GERB.
Sipas një projektligji, që diskutohet në ministritë, dikasteret speciale duhet të koordinohen nga një këshill nën udhëheqjen e kryeministrit. Këtë e njofton gazeta “Standart”. Këshilli do të miratojë vendime të detyrueshme për ato dikastere. Në këtë organ do të hyjnë kryeministri, ministrat e punëve të brendshme dhe të jashtme, të mbrojtjes, të financave, shefi i mbrojtjes, kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, shefat e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, të Zbulimit Civil dhe Ushtarak. Krijohet edhe një Bord i Dikastereve të Zbulimit, i cili do të jetë strukturë pranë këtij këshilli. Sipas projektit Gjykata e Auditorëve do të koordinojë buxhetin e dikastereve speciale.
Gazeta “Trud” shkruan, se shteti përcjell ekspertë në Evropë, të cilët të bindin studentët bullgarë të rikthehen në atdhe, ku do t’u sigurohet atyre punë të paguar lart. Kjo bëhet e ditur nga një njoftimi i Agjencisë së Punësimit. Agjencia do të përcjell ekspertë në Madrid, Paris, Londër, Bruksel, Amsterdam, Berlin dhe Vjenë. Ata do të marrin pjesë në takimet e organizuara nga Agjencia Bullgare e Investimeve me studentë bullgarë. Qëllimi është të vendoset kontakt direkt me të rinjtë bullgarë jashtë shtetit. Agjencia merr përsipër angazhimin të vendosë lidhje midis të rinjve dhe kompanive më të mëdha, të cilët shfaqin interes të punojnë me njerëz me diploma ndërkombëtare.
Sipas punëdhënësve gjatë 5 viteve të ardhshme Bullgaria do të nevojitet më shumë për mjekë. “Ata studentë, që mësojnë mjekësi janë me nota më të larta në diplomën e arsimit të mesëm” – thekson gazeta “24 çasa”, e cila iu referohet rejtingut të shkollave të larta. Në vendin e dytë për nga aftësia të realizohen në tregun e punës janë ata, që mbarojnë elektroteknikën, elektronikën dhe automatiken. Pozitën e tretë e zënë, ata që mbarojnë arkitekturë, ndërtim dhe gjeodezi, shton gazeta.
Lidhur me temën e diskutuar kohët e fundit për çmimin e ulët të blerjes së duhanit, gazeta “Standart” njofton, se shumë prej prodhuesve të duhanit janë gati të shkojnë në kurbet në Greqi. Citohen thëniet e dëshmitarëve, se bujq grekë kërkojnë krahë të punës në Bullgarinë Jugore. Punëtorët bullgarë do të marrin më shumë para për punën e tyre, por ata nuk do të nënshkruajnë kontrata të punës. Paga e premtuar ditore në Greqi është nga 25 deri në 30 euro – theksojnë prodhuesit e duhanit para gazetës “Standart”.
Dy bullgarë u radhitën në top 30 të Euro 14 të biatlonit. Këtë e njofton gazeta “Sega”. Ivan Zlatevi u radhit i 12-ti, ndërsa Mirosllav Kenanovi – 26-ti në disiplinën “ndjekje” në 12.5 kilometra për meshkuj. Më pak gabime në qitjen bëri Ivan Zllatevi – vetëm 2. Ai përfundoi garën duke renditur vetëm 3:36,3 nga kampioni.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën..