Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

Emisarë të “Al Kaidas” ka rekrutuar luftëtarë për luftën në Siri ndër myslimanët në lagjen rome “Iztok” të qytetit Pazarxhik, alarmon gazeta “24 orë”. Informacioni është konfirmuar nga disa burime. Për mision e përgatitur të organizatës terroriste në vendin tonë DANS (Agjencia Shtetërore “Siguria Kombëtare”) është paralajmëruar nga centrali i zbulimit të një vendi mik. Në fund të vitit të kaluar në qytetin Pazarxhik ka mbërritur një shtetas francez me prejardhje boshnjake. Ai ka qenë i dërguar i një prej grupazheve, që luftojnë kundër autoriteteve në Siri. Në lagjen “Iztok” boshnjaku është takuar me liderin joformal të romëve mysliman Ahmed M. i cili është ndër të pandehurit kryesor në procesin për predikim të islamit radikal, ripohojnë burimet.

Gjykata Kushtetuese njëzëri shpalli antikushtetuese vendimin e parlamentit nga 22 tetori të vitit të kaluar për zgjatje të moratoriumit deri më 1 janar të vitit 2020 mbi fitimin e pronësisë mbi tokën bullgare nga të huaj dhe nga persona të huaj juridik, njofton gazeta “Duma”. Sipas Gjykatës ky akt është në kundërshtim me Kushtetutën si edhe me Marrëveshjen për anëtarësi të Bullgarisë në BE nga viti 2007. “Gjykata Kushtetuese rrëzoi moratoriumin skandaloz për shitje të tokës së huajve”,ky është titulli në gazetën “Sega” dhe ajo komenton se forcat politike preferuan të mbajnë heshtje mbi këtë çështje. Gazeta rikujton se sipas Marrëveshjes, ndalimi për shitje të tokës shtetasve nga BE, përfundoi më 1 janar të vitit 2014, kur përfundoi edhe periudha 7 vjeçare kalimtare.

Rrezik për okupim të ri, firmë e re e rojës, rendi i ri për hyrje në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, zënka të reja politike dhe pasione partiake Kjo ndodhi dje, pasi u ndërpre okupimi i dytë i Universitetit, informon gazeta “Trud”. Gazeta njofton edhe për takimin e iniciuar nga Blloku Reformator, i cili mblodhi për diskutim të veprimeve të përbashkëta kundër kabinetit “Oresharski” përfaqësues të “Studentëve që zgjohen herët”, përfaqësues të okupimit të dytë, profesorë që mbështetin protestën etj.“Dërgohen në gjyq okupatorët, pushuan nga puna roja e Universitetit, ky është titulli i gazetës “Standard” dhe shton se udhëheqja e Universitetit të Sofjes mendon a të ngre pati kundër pjesëmarrësve në okupimin.

Proteste në mbrojtje të parkut natyror“Stranxha”edhe kundër ndërtimit në të u zhvilluan dje në Sofje dhe në qytete të tjera, informon gazeta “Duma”. Në kryeqytetin rreth 200 veta bënë një marshim dhe numri i tyre po rritej vazhdimisht për shkak të aktivistëve që vinin në fund të ditës së punës, thuhet në materialin. Mbrojtësit e natyrës do të depozitojnë para Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian një peticion, për të cilin aktualisht po mblidhen nënshkrime.“Duam det dhe rërë, dhe jo beton dhe “shkëlqim artificial”, “Poshtë duart nga Stranxha” – këto ishin tekstet në disa pankarta.

Georgi Përvanov dhe të gjithë “shokët” që mbështetin projektin ABV, janë vet përjashtuar nga PSB Një konstatim të tillë do të miratoi Këshilli kombëtar i PSB në mbledhjen e tij të shtunën më 1 shkurt. Në këtë mënyrë PSB do të ndërpresë anëtarësinë e ish presidentit Georgi Përvanov në PSB për shkak të planit të tij të regjistrojë një listë të majtë alternative për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në krye me Ivajlo Kalfin, shpjegon në faqen e saj të parë gazeta “Trud”. Po këtë fat do të ketë edhe ish ministri i brendshëm Rumen Petkov, i cili haptazi po punon për projektin e Përvanovit. Gazeta “Duma” po citon deputeten evropiane Iljana Jotova e cila është e bindur se Plenumi të shtunën do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse në të do të qartësohen pozitat e dy palëve të formuara në parti.Mbi këtë temë gazeta “Novinar” boton titullin “PSB mbyll faqen me ABV të shtunën” dhe njofton se strukturat në për vende të PSB kanë reaguar ashpër kundër tradhtisë së Përvanovit.

Firmat e vogla në Bullgari do të marrin ndihmë financiare nga Katari.Për këtë qëllim do të krijohet një fond i përbashkët investues, i cili të ndihmojë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bullgari, saktëson gazeta “Standard”. Për këtë u morën vesh ministri i ekonomisë Dragomir Stojnev dhe kryeministri i Katarit dhe ministër i punëve të brendshme sheik Abfulah binNaser Khalifa Al Tani. Në projektin do të marrin pjesë Banka Bullgare për Zhvillim dhe Korporata investuese “Katar holding”.

Vjedhjet e veturave po shtohen, konstaton në titull “ Kapital Daily". Sipas siguruesve vitin e kaluar janë rritur me afro 50%, ndërsa sipas të dhënëve të MPB rritja është me 23%. Përfaqësues të biznesit të sigurimeve kanë sinjalizuar për tendencën e shqetësuese në një letër dërguar zëvendëskryeministres Daniela Bobeva. Ata i propozojnë qeverisë të ndërmarrë masa konkrete për mbrojtje të qytetarëve dhe kompanive të sigurimit.

Përgatiti në shqip: Zoja Konstadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Krasimir Vëllçev dhe Patriku Daniil

Ministria e Arsimit po përgatit futjen e edukimit fetar

Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..

botuar më 25-02-20 9.06.PD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov mbështeti vizionin e përbashkët të BE-së për paqen në Ukrainë

Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..

botuar më 25-02-20 8.43.PD
Një përrallë e bardhë nga Burgasi!
Foto: Marina Kirova në grupin në Facebook

Parashikimi i motit për 20 shtatorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..

botuar më 25-02-19 7.40.MD