Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesioni mbledhës antikash: Vladimir Georgiev

Foto: Tatjana Obretenova

Në shikim të parë mbledhësi i atikëve është thjeshtë një tregtar i sendeve të vjetra: libra, tablo, artikuj të ndryshëm të artit. Por kur të kapërcesh pragun e tij qysh nga dera të mahnit me fjalët e tij të ruajtësit të së kaluarës, piktor në shpirt dhe koleksionues. Rasti më takoi me një magjistar të tillë në rrezet e malit Vitosha, në një dyqan të vogël të një hoteli të madh të kryeqytetit. Vladimir Georgievi është nga Sofje. Është sipas zodiakut është “Virgjëreshë” pra pedant deri në përsosmëri. Për nga arsimi është mjek, por “mjek“ i sendeve. Është i Dashuruar në antikët qysh si fëmijë. Dhe është një fëmijë në moshë 58 vjeçe, që kthen gjërat e vjetra të harruara të gjyshes në tavane dhe bodrume në dekor për një përrallë të mrekullueshme. Një përrallë për Bullgarinë nga gjysma e dytë të shekullit të XIX dhe të gjysmës së parë të shekullit të XX. “Antikat japin shumë, ato mbajnë pesë e frymës së kohës”, më pret ai me tingëllimin e orëve të lashta.

“Kur ndonjë send ka qenë pronë e një personi të njohur, ai mban një pjesë prej frymës së këtij njeriu – tregon Vladimir Georgiev. – Sjell në interierin një qetësi, që u mungon sendeve moderne. Antikat janë më të ndryshme. Më shumë shiten ato që shërbejnë për zbukurime të shtëpisë. Por në Bullgari ato janë pak dhe prandaj i blejmë nga jashtë. Këto janë figura të kafshëve dhe të zogjve prej porcelani, takëme për çaj dhe kafe, pllaka guri. Po kështu sende interieri prej kallaji të firmës së dëgjuar gjermane VMF. Shumë prej tyre janë ruajtur në Bullgari, sepse në të kaluarën kemi bërë tregti të madhe me Gjermaninë. Bile ato hasen më shpesh në vendin tonë se sa në vet Gjermaninë.”

Pasioni i mbledhësit të antikëve është nga femëria, është i bindur Georgievi. “Qysh i vogël vizitoja të gjitha ekspozitat. Më çonin në teatër në opera. Pikërisht kontakti im me artin më drejtoi te ky profesion- pranon mbledhësi i antikëve, Koleksioni im i parë ishte prej kutive të shkrepëses, atëherë isha nënës në shkollën fillore. Kam mbledhur edhe pulla postare, isha pajtuar dhe blija të gjitha pullat bullgare edhe pse ky koleksion tani nuk ka asnjë vlerë.” Po ka disa gjëra me të cilët kurrë nuk do të ndahem, për shembull shpatat dhe kamat bullgare.

“Unë kam shpatën e njërit prej adjutantëve të mbretit Ferndinad (1887-1918) – gjeneralit Aleksi Stojanov. Ai ka qenë me shtat të lartë, prandaj shpata e tij është më e gjatë. E bleva para shumë viteve nga e bija e tij Nadja Stojanova. Gjatë bombardimeve të Sofjes në vitet e Luftës së Dytë Botërore motra e saj vdes, ndërsa i vëllai zhduket pas 9 shtatorit të vitit 1944 (atëherë në Bullgari vendoset pushtet pro sovjetik). Tek Nadja më çoi një shoqe e saj ish asistentja e mbretit Boris i III. Nadja kishte shumë fotografi. Bile edhe uniformën e gjeneralit e kishte ruajtur.”

Në Bullgari nuk ka shumë sende antike për shumë mbledhës të antikëve. Klientët po kështu janë pak, sidomos tani në kushtet e krizës. Akoma më tepër se bullgarët e pasur prej kohe nuk jetojnë në vendin tonë dhe nëse duan sende antike i blejnë në perëndim, shpejton Vladimir Georgievi. Sipas fjalëve të tij disa biznesmen bëjnë investime duke blerë sende antike. Por pak janë ata qe e duan artin. Ndërsa intelektualët nuk kanë mundësi financiare që të blejë sende të shtrenjta antike.

“Në botë ka interes të madh ndaj sendeve të shtrenjta antike, sepse çmimi i tyre vazhdimisht po rritet – shton ai. – Edhe këtu më lehtë shiten gjërat e shtrenjta. Nëse të pasurit janë të bindur se sendi është i shtrenjtë dhe shumë i rrallë ata e blejnë pa hezitim. Bëjnë një investim të mirë. Njerëzit e rinj nuk shfaqin interes edhe jashtë shtetit në auksionet vijnë më shumë pensionistë. Por atje biznesi është fitimprurës. Ka edhe diçka tjetër në krahasim me çmimet e sendeve moderne çmimet e antikave janë shumë të ulëta. Një rrobë frimato në të cilën janë investuar të zëmë 5 euro, mund të kushtojë 200-400 euro. Mjaft prej antikave dikur kanë kushtuar më shumë se sa tani. Për shembull bizhuteritë me diamante. Lustrimi i vjetër nuk është perfekt. Tani të gjitha diamantet lustrohen me makina.”

Profesioni ynë do të mbijetojë deri sa ka kërkues të interierit të pa përsëritshëm që kanë dëshirë të mobilojnë shtëpinë e vet në një stil të caktuar, shpjegon mbledhësi i antikiteteve. Ka shumë histori kureshtare për mbledhësit e antikëve, shumica prej tyre tregohen si legjenda qyteti:

“Për shembull një kolegu im ka blerë para 30 vjetëve një monedhë të shtrenjtë nga viti 1916. Ka vendosur që të shesh dhe e çon te një numizmatik. Bëjnë pazarin dhe e shes. Një numizmatik tjetër mëson dhe i thotë” E ke shitur lirë, unë do të të japë më shumë para për këtë monedhë nëse mund të marrish përsëri.” Kolegu im ka shkuar te numizmatiku i parë dhe i ka thënë se monedha është falso dhe atij i vjen keq dhe prandaj t’ia kthejë. Ai i ka dhënë një monedhë dhe i ka marrë parat. Kur kolegu im ka shkuar te tjetri pas provës del se është false. Numizmatiku i parë e ka bërë mashtrimin duke kthyer një monedhë false. Koprracia gjithnjë çon në këtë.

Mbledhja e antikave gjithnjë është lidhur me artin, është kategorik Georgievi . “Në fabrikat e mëdha për porcelan kanë punuar skulptorë shumë të mirë. Në dyqanin tim për shembull, ka një figurë porcelani prek skulptorit të njohur gjerman trupi dhe figura e së cilës gjendet në poza të ndryshme Por ari i lashtë ka nevojë nga restaurimi. Është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar që kërkon bashkëpunimin e shumë mjeshtërve .Në Bullgari vështirë gjenden restaurues të sendeve nga shekulli i XV deri në shekullin e XVIII.”

“Sendet e lashta duhet të duken kështu siç kanë qenë kur janë bërë. Presidenti francez nuk ulet në karrigen e vjetërsuar q as interieri i sallës së pritjes së presidentit rus është e vjetërsuar. Gjithçka është restauruar me tërë shkëlqimin e tij.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD