Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fakte interesante rreth jetës së përditshme të ekologëve

Foto: bspb.org

Një shkabë grabitqare bullgare ishte gjetur në Francë

Shkabat grabitqare janë një lloj shpendësh, që po zhduken në Evropë. Ato zakonisht quhen “sanitarët” e natyrës për shkak të favorit që na bëjnë, duke ngrënë kufomat. Një nofkë tjetër e përshtatshme për këto lloje shpendësh është “udhëtarët”. Pjesëmarrësit në shoqatën “Ballkani i gjelbër”, të cilët punojnë në kuadrin e një projekti për rikthimin e grabitqarëve në Bullgari, do ta përkrahnin këtë mendimin tonë me një shembull të bukur.

“Shembulli” e ka shenjën e identifikimit K5H. Ky është një shpend i vjetër femëror, i llojit të shkabës kokëbardhë. Ai ishte dërguar në Bullgari nga Organizata spanjolle GREFA gjatë verës së vitit 2012. “Spanjollja” është një shpend liridashës. Që gjatë ditës së dytë pas lëshimit të saj në zonën speciale të rritjes së shkabave në Ballkanin e Slivenit ajo arriti të ikë bashkë me disa shpendë të tjerë. Kështu filloi udhëtimi kureshtar i shpendit të markuar me shenjën K5H. Vëzhgimi i saj i parë ishte mbi Liqenin e Atanasit në bregun e Detit të Zi në fund të gushtit të vitit 2012, na tregon udhëheqësja e projektit Elena Kmetova. Pas kësaj, në fillim të shtatorit, shpendi ishte parë në koloninë e vetme natyrore të shkabave kokëbardhë në Studen Klladenec të Rodopeve Lindore. Më 17 shtator ajo u duk papritmas në Ballkanin e Vracës. “Spanjollja” komunikatave vazhdoi të shëtitë mes kolonive të veçanta. Gjatë tetorit-nëntorit 2012 ajo u kthye mbi Sliven dhe u bashkua me grupin e 20-25 shkabave kokëbardhë, që janë të pranishme në rajon.

Në vitin 2013 shpendi vizitoi disa herë Ballkanin e Vracës, por kthehej në rajonin e Slivenit - Kotell, gjersa gjatë majit të vitit 2013 gjeti një koloni tjetër të shkabave kokëbardhë në Dadja të Greqisë së Veriut. Pas kësaj ekologët bullgarë humbën gjurmët e saj. Deri në fund të nëntorit, kur befasisht K5K ishte fotografuar në sheshin e ushqimit të shkabave grabitqare në Baroni të Francës Jugore, rreth më shumë se 1700 km larg vendit të lëshimit të tij në Bullgari! “Shpendi bullgar” ishte vëzhguar atje në kompaninë e shkabës kroate, të markuar në folenë e saj në ishullin Krez gjatë majit të 2010-ës. Mirëpo ai u transferua në Francë gjatë vitit 2011.

Njihet shumë mirë se shkabat kroate lëvizin në Jug përmes Ballkanit dhe se mijëra shkaba spanjolle lëvizin në lindje drejt Alpeve gjatë verës, por lëvizjet e fotografuara nga Ballkani në drejtim të perëndimit janë më të rralla. Territoret më të largëta, ku janë parë shpendët tanë, deri tani janë Polonia dhe Italia e Veriut. K5K është rasti i parë i shkabës grabitqare, që është nisur nga Bullgaria, duke arritur në Perëndim deri në Alpet Franceze.

Po rritet numri i shkabave kokëbardhë në Ballkan

Regjistrimi i zhvilluar këtë vit i shpendëve në Ballkan tregon gjithsej 602 shpendë të regjistruara, 358 prej të cilave janë në Serbi, 182 – në Bullgari dhe 62 – në Greqi. Mungon statistikë për Maqedoninë, ku sivjet nuk u zhvillua regjistrim i shpendëve. Por megjithë mungesën e kësaj statistike, numri i shkabave kokëbardhë tejkalon numrin e tyre të regjistruar vitin e kaluar.

arkivEkologët janë kundër vazhdimit të ndërtimit të kështjellës Jajllata

Që prej vitesh ekologët zhvillojnë betejë për ruajtjen e një prej këndeve të pakta të virgjëra në bregdetin tonë verior – Jajllata. Krahina është pjesë e zonës së mbrojtur Kaliakra dhe e rrjetit evropian “Natura 2000”. Për shkak të ndërtimit intensiv të parqeve të erës, të komplekseve turistike dhe të golfit në rajonin e kepit Kaliakra, Komisioni Evropian ka filluar një procedurë penale kundër Bullgarisë. Megjithatë nuk mungojnë ide të reja për ndërtimin. Tani është duke u përgatitur projekti “Jajllata – dera antike e Dobruxhës”. Në kuadrin e këtij projekti Bashkia e Kavarnës parashikon zgjerimin e kështjellës së Mesjetës Jajllata. Mirëpo urdhri për shpalljen e krahinës së mbrojtur Jajllata lejon restaurimin, por nuk lejon ndërtimet e reja, na rikujtojnë ekologët, të cilët janë të gatshëm për të protestuar, sepse ndërtimi i kështjellave është një punë e madhe ndërtimore, me teknikë të rëndë, e cila do t’i shkaktonte trauma të mëdha krahinës së mbrojtur, janë argumentet e tyre.  

Në një deklaratë koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari” përkrah pastrimin e shtigjeve dhe restaurimin e kishës shkëmbore të Jajllatës. Për shkencën dhe turizmin është me rëndësi, që të studiohen dhe të eksponohen nekropoli dhe shkëmbinjtë unikale, të cilat ndodhen mu mbi det dhe janë një atraksion i madh, janë të mendimit ekologët. Mirëpo zgjerimi i kështjellës ka pasoja negative për natyrën e egër, paralajmërojnë ata. Ja dhe disa prej tyre: Mungesa e vlerësimit për ndikimin mbi mjedisin rrethues të projektit çon edhe në mungesën e vlerësimeve për pasojat mbi bazën gjeologjike, kurse grumbullimi i një sasie të madhe materiali ndërtimor mbi themelin e paqëndrueshëm do të krijojë rrezik nga rrëzimet e reja, thonë ekspertë të koalicionit. Pritet që gjatë ndërtimit të asgjësohen ekzemplare të disa llojeve të mbrojtura të bimëve . Koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari” i bëri thirrje “Ministrisë së Mjedisit rrethues dhe të Ujërave” ta ndalojë projektin, gjersa ai të përpunohet në mënyrë të tillë, kështu qe të garantojë respektimin e regjimit për Krahinën e mbrojtur Jajllata dhe të mos arrihet në dëmtimin e Zonës së mbrojtur Kaliakra.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD