Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tendencat kryesore të ekonomisë gjatë vitit 2014

Foto: Foto:BGNES
“Shteti ta mos pengojë biznesin bullgar. Ai duhet të ndihmojë atje, ku ka nevojë”. I tillë, sipas ministrit bullgar të ekonomisë dhe energjetikës, Dragomir Stojnev, është plani i ri për zhvillimin e ekonomisë bullgare. Prioritetet kryesore përqendrohen në “përballimin e tendencave negative”, stabilizimin e energjetikës, përkrahjen e prodhimit vendor, marrëdhëniet transparente me biznesin. Optimiste janë parashikimet për rritjen ekonomike, për investimet dhe për vendet e punës.

Situata në ekonominë bullgare gradualisht përmirësohet, shtohen edhe pagesat e shtetit për firmat, njoftoi ministër Stojnev. Një dëshmi për rimëkëmbjen e biznesit tek ne është fakti, se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar kompanitë paguan tatime jashtëzakonisht të mëdha. “Kjo tregon qartë, se Bullgaria nis në rrugën e rritjes ekonomike”, përgjithësoi Dragomir Stojnev. Megjithë rritjen e planifikuar buxhetore nga 1.8 për qind dhe parashikimet e Komisionit Evropian për rritje ekonomike nga 1.5 për qind, ministria mendon, se rritja do të tejkalojë 2 për qind. Ministri e arsyetoi këtë me startimin e ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Jugore” në territorin bullgar, gjithashtu edhe me eksportin e shtuar bullgar dhe me konsumimin e rritur të brendshëm. Nuk vonuan edhe fjalët e mira. Komisionari evropian i punësimit Lasllo Andor tha, se Bullgaria tashmë nuk është në një varkë me Rumaninë. Sipas tij për nga absorbimi i mjeteve evropiane ajo avancon dhe ndjek Italinë.

Investimet e drejtpërdrejta të huaja u zvogëluan gjatë vitit të kaluar, por shkaqet janë objektive. Ato kanë të bëjnë me situatën e tensionuar në vend, me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me qeverinë teknike. Megjithatë qëndrimi i investitorëve ndaj Bullgarisë është pozitive. Për këtë vit, vetëm në industrinë automobilistike priten investime në përmasë 1.2 miliard leva ose 600 milion euro. Një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Është duke u hartuar strategjia për formimin dhe stimulimin e shtyllës kurrizore të ekonomisë. Një nga prioritetet me rëndësi më të madhe do të jetë inkurajimi i eksportit bullgar. Eksporti bullgar do të mbështetet kryesisht për ato shtete, ku ka rritje të lartë ekonomike. Për këtë qëllim ministria ekonomike hapi zyra të veta në Kiev, Bruksel, Romë, Pekin...

Prioritetet në energjetikë janë stabilizimi dhe diversifikimi

“Kthesat e mprehta në energjetikë nuk janë të dëshirueshme”, komentoi ministri Stojnev. Eksporti i energjisë elektrike u shtua gjatë vitit të kaluar disa herë. Do të fillojë ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Jugore”, do të shpejtohet ndërtimi i lidhjeve të gazit me Rumaninë, Serbinë dhe Greqinë. Në fund të muajit janar me ministrin turk të energjetikës do të zhvillohen bisedime edhe për lidhjet e gazit me Turqinë.

Turizmi kthehet në një industri serioze për Bullgarinë

Një nga prioritetet në këtë fushë është, që destinacioni bullgar të kalojë në një klasë më të lartë dhe të ofrojë një produkt me cilësi më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Kjo për arsye, se turizmi siguron afro 13 për qind nga produkti i brendshëm bruto, ndërsa gjatë vitit 2013 vendin e vizituan 7 milion turistë, pothuajse aq, sa është popullsia e Bullgarisë. Parashikohet hartimi i tri projekteve të mëdha turistike për 650 milion euro.

Dy projekte shtetërore me rëndësi strategjike janë duke u realizuar. Do të rimëkëmbet prodhimi i uzinës së plehrave “Himko” – Vraca. Kjo për arsye, se në tregjet ndërkombëtare kërkohen plehra. Do të nacionalizohet ndërmarrja private e ndërtimit të makinave “Remoteks”, borxhet e së cilës arrijnë 25 milion leva, ose 12.5 milion euro. Pyetjes, pse pasi u privatizua, kjo ndërmarrje duhet të rikthehet në duart e shtetit, ministri iu përgjigj, se ky është një objekt me rëndësi strategjike kombëtare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Михаил Кръстев

Sipas ekonomistit Mihaill Krëstev me mbi 3 miliard leva deficit buxhetor gjendja keqësohet

Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..

botuar më 24-09-06 10.39.PD

Japonia do të na ndihmojë për të rivendosur punën e Hidrocentralit "Çaira"

Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..

botuar më 24-09-04 6.28.MD

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD