Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari Ivan është më tepër titull dhe jo emër

Afresk i Shën Joan Rillskit në Manastirin e Rillës
Foto: Foto:wikipedia.org
Në Bullgari Ivan është më tepër titull dhe jo emër. Këtë e pohojnë të gjithë bullgarët e pagëzuar Ivan. Më 7 janar ata e kanë ditën e emrit. Për bullgarët, Dita e Joan Pagëzorit është një nga festat më të respektuara që nga kohërat e lashta. Joan Pagëzori është një nga dy shenjtorët më të rëndësishëm në Dhiatën e Re. Kjo ditë është simbol i besimit, frymës kombëtare dhe i patriotizmit. Emri Ivan, pra emri sllav i variantit Joan, është i mbrojtësit të popullit bullgar – Shën Ivan i Rilës. Rila është një mal në Bullgari. Ky emër u është vënë shumë komandantëve bullgarë – Ivan Asen, Ivan Shishman, Ivan Stracimir, Ivan Aleksandër etj.

Po të marrim emrin Joan, do të shohim se ky emër është ndër më të përhapurve në botën e krishterë. Atë e kanë mbajtur 23 papa, shumë mbretë të Hungarisë, Polonisë, Portugalisë, Francës, Rusisë, si dhe udhëheqës bullgarë. Fama e emrit Joan është përhapur ndër shumë popuj. Mes shqiptarëve përveç Jaon, haset dhe varianti Gjon, anglisht Joan thërritet John (Xhon), frëngjisht Zhan (Jean), turqisht Jahia (Yahya), arabisht gjithashtu Jahia (يحيى ). Por edhe në Lindje ky emër është mjaft i popullarizuar. Kinezët e thërrasin Jehan (YueHa), në Tajvan haset si Jok-han (Iok-hān) dhe në Japoni si Johane.

Më se 300 bullgarë sot e festojnë ditën e emrit. Ivan është emri i dytë për nga përhapja në Bullgari. Gjatë 2013-ës 3139 foshnjave të sapolindur iu kanë vënë emrin Ivan. Nëse në ndonjë familje nuk haset emri Ivan, patjetër do ta gjejmë atë te komshinj dhe miqtë. Kështu që sot secili bullgar po feston. Emri Ivan këndohet në shumë këngë bullgare. Në hitin e muzikës pop në Bullgari “Ivane, Ivane” e famshmja Bogdana Karadoçeva interpreton: “Don Zhuanin ta luash, kështu e ke qejfin, por je thjesht Ivan” dhe në refren dëgjohet: “O, Ivan, Ivan, s’ka shpëtim, përderisa ma ke vënë unazën në gisht”.

Dita e Shën Joanit ka të bëjë me historinë bullgare, në veçanti me kishën bullgare. Mbrojtësi i popullit bullgar Shën Ivan i Rilës e mban këtë emër. Kjo ditë lidhet me famën e Bullgarisë së Madhe, kujton emrat e mbretërve të cilët kanë luftuar në fushëbeteja. Interesant është varianti femëror i emrit Ivana, Jovana. Aktori i famshëm bullgar me origjinë serbe, Xhoko Rosiç na bën të dridhemi kur ta dëgjojmë zërin e tij lirik “Jovanke, Jovanke, iluzioni bullgar. Nëpërmjet gjakut dhe trimërisë mund të shpengojmë budallallëkun e pushtetarëve tanë... 200 mijë burra i lanë eshtrat e tyre... si serbët, ashtu dhe bullgarët, si shqiptarët, ashtu dhe turqit dhe hebrenjtë”. Xhoko Rosiç rrëfen për famën e ushtarëve bullgarë dhe për heroizmin e njërit prej tyre, i cili ka rënë për Bashkimin e Bullgarisë në luftërat në fillim të shekullit të kaluar. Me këtë ushtar ka të bëjë kjo këngë dhe në fund të saj zëri i Xhoko Rosiçit dëgjohet si lutje: “S’ka lidhje kujt Zot i përulësh. Zoti im nuk është as Allahu, as Krishti. Zoti im quhet Jovana! Ajo është kryqi im, pendimi im dhe Zoti im. Veç atë e kam...”

Car Ivan Shishmanit, udhëheqës të famshëm bullgar, i cili luftonte ashpër kundër pushtimin e osmanëve, i është kushtuar një këngë popullore, e cila dëgjohet si marsh “Imi vojvodë, moj nëna, car Ivan Shishman vetëm”. Këtë e quajnë “këngën më bullgare”, “e pavdekshmja”, kënga e cila e bën gjakun tonë të vlojë dhe e bën zemrën zjarr: “Që zbardhi agimi, u nis ushtria – kalë pranë kali, trim pranë trimi. Shpatat e tyre si diell i ndritshëm, si shtizat si pyll i dendur. Në betejë i çon emri bullgar, në betejë i çon besimi bullgar.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD