Një grumbullim i mirë i ditëve të lira rreth periudhës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri zhvillon fantazinë e shumicave. Pyetja është sesi dhe ku do ta kalojmë. Sipas traditës bullgari pëlqen t’i pres festat në kompaninë e miqve të afërt dhe të shokëve me një gotë me verë në dorë ose dhe me raki përpara tavolinës së përmbushur me shumë gjëra të përgatitura dhe të mira për të ngrënë. Por, mbase ngrënia pa hesap dhe moslëvizja rreth tavolinës janë mënyra më e shëndetshme të kalosh pushimin në fund të vitit. Të paktën kështu mendojnë gjithnjë e më shumë bullgarë. Për ndryshe si do të shpjegojmë bumin e spa paketave për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri dhe balneo-paketat? Interesi ndaj tyre i shtyu në plan të pasmë propozimet për një pushim romantik mes dëborës në fshat.
Del se hit, gjatë këtij viti janë pikërisht spa hotelet. Akoma në fillim të muajit nëntor sipërmarrësit në degë sulmuan tregun bullgar me oferta super të leverdishme për regjistrime të hershme, të cilat arrijnë në vende të veçanta deri më 50% ulje nga çmimi fillestar. Përveç me çmime të ulëta spa hotelet janë në garë të përpunimit të procedurave nga më të ndryshmet, të cilat premtojnë dobësim, zbukurim, jonizim dhe për më tepër një vetëdije më të madhe, me të cilën të presim vitin 2014 i cili vizatohet si një vit i vështirë dhe i paparashikueshëm. Një varg prej spa vendpushimeve balneare të afirmuar bullgare, mes të cilave janë Velingrad, Sandanski, Hisarja, Kjustendill e të tjera, janë në një përgatitje të madhe për ditët e ardhshme të pushimit.
“Çdo një hotel bën diçka të ndryshme që të mund të jetë unikal, por programet kryesore ngulmojnë mbi klimën vendase dhe kuptohet, mbi ujin mineral – sqaron Sijka Kacarova, zëvendëskryetare e Unionit Bullgar të Balneologjisë dhe Spa-turizmit. Unë nuk e di se në territorin e kujt shteti tjetër evropian mund të takohen kaq ujëra minerale të ndryshme për nga numri dhe për nga lloji i cilësive minerale. Te ne ato janë mbi 600!”
Midis 7 dhe 10% është vëllimi i spa dhe balneo turizmit në Bullgari. Zënia mesatare e spa hoteleve është 50%. Por për ditët e ardhshme të pushimit është vështirë të gjesh vende të lira pa një rezervim paraprak, pohon Sijka Kacarova. Kjo është e vlefshme dhe për vendpushimet dimërore si Pamporovo dhe Bansko, të cilat ofrojnë njëkohësisht ski dhe spa pushime. Kështu që në fund të vitit, krahas me darkat festive dhe emocionet dimërore, shumica do të ngulmojnë mbi spa terapitë shëndetësore. Me nder janë spa programet me produkte tipike bullgare si për shembull trëndafili shumë i njohur vajdhënës, i aplikuar gjerësisht jo vetëm në industrinë parfumerike, por dhe në kozmetikë. Spa procedurat me trëndafilin bullgar kanë një efekt të padiskutueshëm qetësues dhe rinues, i cili vlerësohet lart nga gratë. Zotërinjve u ofrohen spa terapi festive me borzilok, i njohur si një bimë jonizuese për meshkujt për rritjen e aktivitetit dhe të pjellorisë.
Krahas me spa programet e afirmuar patentë bullgare, takojmë dhe punime të çuditshme, të cilat kanë për qëllim të zgjojnë kureshtjen e klientit të ngopur me spa ledhatime. Në një nga hotelet më elite të qytetit Velingrad për shembull kanë përpunuar të ashtuquajturën terapi djellore me gështenja, që do të duhet të na përmbush me një energji pozitive në fillim të stinës dimërore. Spa terapeutët pohojnë se, gështenjat e përdorura janë të sjella nga pema më e madhe rreth kopshti më të afërt të fëmijëve. Frytet e tij kanë marrë jo vetëm rrezet e dobishme të diellit, por dhe rrymat energjetike me një përmbushje pozitive, që vijnë nga vogëlushët të cilët luajnë në shesh... Kështu që, në qoftë se njeriu ka vendosur të lëshoj veten dhe shpirtin dhe ti përkushtohet haresë dhe gëzimit të ditëve të pushimit, mundet në mënyrë të parashikueshme të përgatitet për këtë. Hit gjatë këtij viti janë të ashtuquajturit detoks paketa për spastrimin e organizmit të njeriut nga toksina e grumbulluara dhe për përgatitjen e tij për tryezat festive. Për këtë qëllim klientët nënshtrohen një regjimi të posaçëm ushqimor në gërshetim me procedura në vaska me ujë mineral dhe kripëra shëruese. Pas kësaj vijnë masazhet me një baltë shëruese. Detoks paketat, e përhapura përpara festave nga spa hotelet bullgare, aktualisht merren dhe harxhohen si buka e ngrohtë.
Nga të gjitha duket, se na presin përjetime të këndshme me një gjendje shumë të mirë shpirtërore dhe shije të mirë për ditët e pushimit! Ju urojmë që të gjithëve festa të gëzueshme dhe një vit të suksesshëm dhe të lumtur.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..