Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Buxheti 2014 është tema kryesore për analiza në gazetën “24orë” të ekonomistit Vladimir Karolev. Sipas tij pyetja reale është a duhet përmes buxhetit të nxitet rritja ekonomike. “Si rezultat i premtimeve bujare paraelektorale dhe mesazheve nëpër mediat gjatë shqyrtimit të buxhetit koalicioni qeverisës ngarkoi me pritje të mëdha buxhetin 2014 – të stimulojë konsumin, të startojë rritjen ekonomike dhe ta riindustrializojë Bullgarinë, t’i kthehet roli shtetit social etj. Pro plotësisht në frymën e buxheteve të mëparshme nga mandati i partisë GERB mund të jemi të qetë se shumica e premtimeve në mediat nuk do të realizohen – tatimet kryesore nuk do të ndryshohen së paku deri në vitin 2016, ndërsa buxheti nuk do të marrë më shumë para nga qytetarët dhe biznesi, është kategorik ekonomisti Karolev.
***
Reformat kyçe, për të cilët insistonin nga Komisioni Evropian me raportin e fundit për Bullgarinë nga vera e vitit 2012 nuk janë realizuar. Këtë tregon analiza e rekomandimeve mbi Mekanizmin për Bashkëpunim dhe Verifikim, shkruan në faqen e saj gazeta “Sega”. Dështimi i qeveritarëve në fusha të ndryshme nuk ka si të mos jetë aksentin e raportin e Komisionit Evropian që pritet në fillim të vitit 2014, shton gazeta dhe shkruan se nga një javë e këtej ministrja e drejtësisë Zinaida Zlatanova po përgatiti opinionin publik për një raport shumë kritik gjatë janarit.
***
Gazeta “Sega” boton edhe intervistë me sociologun Borjana Dimitrova, e cila komenton: “Pas gjashtë muajve protestash, marra dhëniesh të vështira dhe lojërave me kuorumin e Partisë Nacionaliste “Ataka” jo vetëm besimi në qeverinë dhe në kryeministrin ra shumë – fakt të cilin e konstatojnë po thuaj të gjitha agjencitë sociologjike, por bien edhe besimi në Parlament, në presidenti, në Prokurori dhe ndaj partive politike. Në këtë situatë është normale që të gjithë të humbasin”, përfundon Dimitrova.
***
Borxhet e shtetit ndaj biznesit jo vetëm që nuk po pakësohen, por po rriten. Për vitin e fundit vonesat në pagesa janë rritur me 41 milionë leva të reja, sipas të dhënëve të ministrisë së financave, shkruan në faqen e parë gazeta “Trud”. Me këtë të dhënat përgënjeshtrojnë tezën, se shteti tashmë i paguan biznesit dhe me këtë ekonomia po gjallërohet.
***
Fatura për rrymën elektrike do të mund të paguhet me këste, informon gazeta “Standard”. Nëse fatura për rrymën elektrike do të jetë e pa përballueshme për buxhetin familjar do të mund të bisedohet për pagim me këste. Shërbimi “Këshilltar Personal” aplikohet në mënyrë pilote përmes ÇEZ, që shërben Bullgarinë Perëndimore. Më shumë se 2 milionë familje mund të përdorin këtë shërbim. Kështu do të evitohet ndërprerja e rrymës elektrike për mospagim të faturës.
***
Sa më të varfër jemi, aq më shumë po harxhojmë për festat. Në këtë konkluzion arri në intervistën për gazetën “Telegraf” psikologu Veselin Gerev. Sipas tij bashkimi i ditëve të pushimit në mënyrë totale do të ulin aftësinë për punë, para se gjithësh të zyrtarëve. “Unë mendoj se deri më 10-15 janar ata nuk do të jenë të aftë për punë. Ata që ne u paguajmë rrogat nga taksat nuk do të punojnë. As gjatë të shtunave, as pas Vitit të Ri”, deklaron Gerev.
***
Në faqen e parë gazeta “Kapital Daily” njofton për tre lajme gjatë dhjetorit në ekonominë. Rejting nën rrezik, akoma borxhe dhe deflacion. Bullgaria do të marrë hua më të vogël se sa ishte planifikuar, ndërsa të ardhurat janë afër pritjeve. Borxhi i marrë të tipit schuldschein është për 290 milion euro. Ndërkohë agjencia Standard & Poor’s rishikoi perspektivën e rejtingut të Bullgarisë nga “stabile” në “negative”, ndërsa një prej shkaqeve është pikërisht risku politik në vend. Pasi gjatë dy muajve të fundit çmimet u rritën pak dhe kishe shpresa për kthim të tendencës negative të rënies, gjatë nëntorit deflacioni përsëri u kthye, njofton botimi.
***
Gazeta “Novinar” po citon ministrin e mbrojtjes Angel Najdenov, sipas të cilit afro 2000 ushtarakë dhe civilë do të shkurtohen deri në fund të vitit 2014. Ai theksoi se veçmas nga kjo do të shkurtohen edhe 80 veta nga administrata, që janë nën drejtimin direkt të ministrit. “Fjala është për vlerësim të udhëheqësve të strukturave të veçanta për rritjen e efektivitetit dhe për kufizim të shpenzimeve për personelin”, shpjegon Najdenovi.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marshime për përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë

Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..

botuar më 25-02-24 10.36.PD
Rosen Zheljazkov, Friedrich Merz

Kryeministri Zheljazkov ka uruar Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani

Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..

botuar më 25-02-24 9.47.PD

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD