Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Parlamenti iu lejoi të huajve të blejnë shtetësi” – nën këtë titull gazeta “Sega” informon se Parlamenti mori në konsideratë veton e Presidentit dhe miratoi ndryshime në ligjin për të huajit me të cilët përsëri lejohet përfitimin e statusit për qëndrim të përhershëm në Bullgari të të huajit kundrejt depozitimit të 1 milion levave (500 mijë euro) në një bankë bullgare. Statuti i qëndrimit të përhershëm është hapi i fundit para marrjes së shtetësisë. Ndryshimet ishin miratuar më parë, por presidenti Rosen Plevneliev imponoi veto, që deputetët nuk arritën të përballojnë. Deputetët shënuan enkas se ky milion nuk mund të përdoret për garantimin e kredisë, shkruan gazeta “Sega”.
***
Një deputet i dytë u largua nga grupi parlamentar i partisë GERB vetëm brenda një jave, informon gazeta “Trud”. Pas largimit të tij në grupin parlamentar të partisë GERB mbeten 85 veta. Nëse dy deputetët do të votojnë me përfaqësuesit e PSB dhe LDL, ata mund të lenë kuorum dhe të bëhen votime edhe pa mbështetjen e njerëzve nga partia nacionaliste “ATAKA” ose GERB, shkruan gazeta.
***
Rojë personale dhe ndërtues rrugësh janë profesionet më të preferuara, shkruan gazeta “24orë”. Sipas të dhënëve të Institutit Kombëtar të Statistikave gjatë dy viteve të fundit roja personale është profesioni më i preferuar nga bullgarët. Një prej arsyeve për këtë janë shumë vendet e lira në firma të tilla, ndërsa tjetër se sipas ligjit ka kualifikime të shpeshta për punëtorët e firmave të tilla, komentojnë specialistët në këtë fushë. Informacioni është interesant në sfondin e një informacioni tjetër në gazetën “Sega”. “40 mijë bullgarë kanë punuar me muaj pa para gjatë vitit 2013”. 59 milionë leva paga të vonuara kanë grumbulluar gjatë vitit pothuaj 1000 firma. Nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura po insistojnë për ndryshime në Kodin e Punës, sipas të cilëve punëdhënësit të sanksionohen nëse kanë detyrime ndaj punëtorëve dhe nëpunësve të vet.
***
Ministrat e punës të vendeve anëtare të BE, arritën marrëveshje për aplikimin e masave që të mbrojnë të drejtat e punëtorëve që janë dërguar me detyrë si edhe të parandalohen abuzimet dhe shkeljet e të drejtave të tyre, transmeton botimi elektronik “EU Obzervër”. Ministrat shpresojnë në këtë mënyrë t’i jepet fund i ashtuquajturit dumping social si edhe shfrytëzimit të punëtorëve. Akuza të tilla u kthyen në çështje politike dhe ngjallën frikësime se liria e lëvizjes, që është vlera themelore në BE është rrezikuar, rikujton gazeta “Sega”. “Bullgaria mbështet qëndrimin e njëjtë ndaj punëtorëve mobil në të gjitha vendet anëtare të BE”, deklaroi ministri bullgar i punës dhe politikes sociale Hasan Ademov, i cili përfaqësonte Bullgarinë në Bruksel. Diskriminimi ndaj imigrantëve bullgarë dhe rumun në Britaninë e Madhe duhet të ndalohet si edhe provat që të ngjallet frikë te shtetasit e Britanisë. Këtë e deklaruar deputetët evropianë nga të dy vendet në Strasburg dhe kërkesa e tyre mori përkrahjen në sallën plenare të Parlamentit Evropian. Në të njëjtën kohë bullgarë dhe rumunë protestuan para zyrës së kryeministrit britanik Dejvid Kamerën në mbrojtje të imigrantëve nga të dy vendeve evropianolindore, informon gazeta ”Novinar”.
***
Shtypi informon hollësisht për një aktivitet të madhe kulturor – hapjen solemne të Panairit të 41 Ndërkombëtar të Librit që do të vazhdojë deri më 15 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Mysafir nderi është Moska e cila prezantohet me një stendë, kushtuara letërsisë dhe kulturës ruse, njofton gazeta “Duma”. Ambasadori i Rusisë në Bullgari Jurij Isakov nënvizon se “Ky festival është rezultat i kultit ndaj librit dhe fjalës së këtyre popujve”. Ai u ndal edhe mbi marrëdhëniet kulturore midis Bullgarisë dhe Rusisë në kontekstin e programit për bashkëpunim në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës, që ambasadori rus nënshkroi me ministrin bullgar të punëve të jashtme Kristan Vigenin, shkruan gazeta “Duma”.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

Deljan Peevski do të formojë një kabinet nëse i jepet mundësia

Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..

botuar më 24-11-28 4.16.MD
Bojko Borisov

Nuk ka asnjë shans që GERB-SDS, PP-DB dhe ITN të formojnë kabinetin

Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..

botuar më 24-11-28 2.29.MD

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD