Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Miratuan kornizën buxhetore për vitin e ardhshëm, po thuaj me gëzim shpall gazeta “Novinar”. Maratona për buxhetin në Parlament vazhdoi ditë të tretë të radhës të enjten. Që të miratojnë të gjitha tekstet deputetët e zgjatën ditën e punës në 20 orë. Ata pakësuan paratë e Parlamentit, Presidencës dhje aplikuan taksën e parashikuar prej 20 % për prodhuesit e energjisë së gjelbër elektrike. Të ardhurat e planifikuara për vitin e ardhshëm janë mbi 19,2 miliardë leva, ndërsa shpenzimet e parashikuara janë 9,9 miliardë leva. Dhe të ardhurat edhe shpenzimet janë më shumë se sa ishin planifikuar në buxhetin e vitit 2013, saktëson gazeta.
***
Në gazetën “24 orë” i kushtohet vëmendje e posaçme 230 milionë levave që do të drejtohen te të rinjtë deri në moshën 25 vjeçe në dy vitet e ardhshme që të gjejnë punë. Për vitet 2014-2015 vetëm nga BE Bullgaria do të marrë mbi 110 milionë euro, 55 milionë do të jenë nga Fondi Social Evropian dhe të tjerat nga burime të tjera.
***
Komisioni Evropian kërkon marrëveshje të reja për gazsjellësin “Rryma jugore“ lexojmë në gazetën “Duma”. Të gjitha marrëveshjet dypalëshe që janë lidhur midis Bullgarisë dhe Rusisë, Serbisë, Hungarisë, Greqisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Austrisë shkelin legjislacionin evropian dhe duhet të negociohen përsëri. Këtë e shpalli Marlene Holcner zëdhënëse e komisionarit për energjetikën Gynter Jotinger, e cituar nga Radio Kombëtare Bullgare. Nëse Rusia nuk është dakord për bisedime të reja dhe ndonjë prej vendeve anëtare të BE do të vazhdojë të realizojë marrëveshjen dypalëshe në pamjen e saj të tanishme, kudër këtij vendi do të fillojë procedurë ndëshkimore, thekson Holcner. Sipas fjalëve të saj KE nuk e pezullon ndërtimin ose veprimet përgatitore për këtë gazsjellës, por bën të nevojshmen që nëpër të të kalojë më shumë gaz dhe kjo të jetë në përputhje me normat evropiane.
***
Kina na dhuron 200 km rrugë, shënon në faqen e saj të parë gazeta “Standart”. Investojnë 1 miliard leva në gjeneratorë me erë. Kinezët do të na dhurojnë 200 km rrugë në Bullgarinë verilindore. Kjo është pjesë prej marrëveshjes së investitorit kinez me bashkitë në territorin e të cilëve do të ndërtohet parku i prodhimit të energjisë elektrike nga era. Pritet nga kjo në buxhetin të hyjnë akoma 100 milion leva, ndërsa bashkitë do të fitojnë 5,4 milion leva dhe do të hapen mbi 750 vende të reja pune.
***
Në një intervistë për gazetën “Presa” guvernatori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov na bind se “Ekonomia ka mundësi për rritje më të madhe”. Sipas tij në vend ka stabilitet dhe institucionet po punojnë, ndera kjo vlerësohet edhe nga investitorët më tepër në sektorin financiar. BKB prognozon për vitin 2014 1,9% rritje ekonomike. Ndihmesë për këtë, edhe pse jo e madhe mund të ketë edhe rritja e konsumit, shpenzimet e qeverisë dhe investimet private. Por akoma disa vite Produkti i Brendshëm Bruto nuk do të arrijë volumin e vet potencial. Për fat ekonomia jonë doli se është mjaft e aftë për konkurrencë. Bile edhe gjatë këtij viti, i cili është shumë i rënd për eurozonën e cila është partneri ynë kryesor, kemi 8% rritje më të madhe të eksportit gjatë nëntë muajve të parë të vitit. Përveç kësaj firmat tona janë shumë të afta dhe arrijnë të gjejnë tregje të reja, thekson Iskrov.
***
Gazeta “Standart” dhe botime të tjera nuk harrojnë të shënojnë se gjithçka nuk është vetëm e mirë. Një grup studentësh protestuan kundër propozimeve në ligjin për MPB. Dhjetëra domate dhe molla si edhe fishekzjarrë fluturuan te godina e Kuvendit popullor dje në protestën e tyre. Një pjesë prej “Studentëve që zgjohen herët” u mblodhën për ligjin e ri për MPB. Atyre iu bashkuan edhe pjesë prej protestuesve që filluan të hedhin domate . molla dhe fishekzjarrë. Muret e Kuvendit Popullor ishin njollosur me ngjyrë të kuqe. Nëntë veta ishin të arrestuar, shënon gazeta.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Radosllav Dikov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kolegjiumi i Prokurorëve miratoi një seancë dëgjimore për kandidatin e vetëm për kryeprokuror Borisllav Sarafov

Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..

botuar më 24-11-27 12.19.MD

Deputetët mblidhen për provën e gjashtë për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor

Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..

botuar më 24-11-27 4.45.PD

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..

botuar më 24-11-26 7.35.MD