Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka kërcënim për energjinë e gjelbër në Bullgari?

Foto: arkiv
Këto ditët e fundit komisioni parlamentar për buxhetin dhe financat votoi 20% taksë mbi të ardhurat e centraleve që prodhojnë energji elektrike nga era dhe dielli. Nga sektori energjetik reaguan ashpër: “po vrasin energjinë e gjelbër”, “ky është nacionalizim i kapitalit privat”, “pas kësaj po vijnë falimentimet”. Por sipas ministrit ekonomik Dragomir Stojnev, nuk ka asgjë të rrezikshme, sepse kjo taksë do të ulë tatimin korporativ të prodhuesve të energjisë së gjelbër. Evropa gjithashtu nisi ta heqë dorë nga ky lloji energji, sepse burimet e përsëritshme energjetike përdorin preferenca dhe energjia elektrike e prodhuar prej tyre blihet 100%.

Dragomir Stojnev
"Çmimi i energjisë së gjelbër është tepër e lartë për shtetasit bullarë", është i mendimit ministër Stojnev. “Ky është një gënjeshtër" – përgjigjen nga Asociacioni Fotovoltaik Bullgar. Deficiti financiar në sektorin energjetik nuk mund të zgjidhet me likuidimin e një sektori në dëm të një tjetri – komentojnë nga sektori energjetik. Nga Asociacioni Fotovoltaik Bullgar pohojnë se vetëm 9% prej energjisë elektrike të prodhuar në Bullgari vjen nga centralet e gjelbra, që është shumë larg nga 20% e parashikuara deri në fund të vitit 2016. Por të dhënat e Ministrisë ekonomike tregojnë se vetëm në vitin 2012 në vend janë instaluar 860 megavate kapacitete të gjelbra dhe Bullgaria tashmë ka realizuar obligimin e ndërmarrë për sasitë energji të gjelbër deri në vitin 2020. Ministër Stojnev është i mendimit, se “vendi ynë i ka lejuar investitorëve të huaj të përfitojnë nga legjislacioni bullgar dhe të ndërtojnë parqe të mëdha fotovoltaike dhe në këtë mënyrë janë bërë milionerë.”

Meglena Rusenova
“Pse mendojmë, se tekstet në vendimin e ri të ministrisë janë diskriminuese? – komenton kryetarja e Asociacionit Fotovoltaik Bullgar Meglena Rusenova. – Sepse ata janë drejtuar vetëm te prodhuesit që kanë investuar në diellin dhe erën. Por edhe prodhues të tjerë të energjisë elektrike gëzojnë tarifa preferenciale. Çfarë logjikë ekonomike ndiqet këtu? Ose, për të ndërtuar Centralin Atomik “Belene” dhe për të hapur mundësi për një kapacitet të ri të fuqishëm, ne duhet të likuidojmë prodhuesit të energjisë elektrike që ekzistojnë tani.”

Investimet në centrale të diellit e të erës janë për 4 miliardë euro, kurse problemet prekin afro 1500 firma, në të cilat punojnë 15 mijë veta. Taksa prej 20% mbi të ardhurat e këtyre centrale do të shkaktojë falimentim të sektorit, është e mendimit Meglena Rusenova. “Në qoftë se këto ndryshime bëhen ligj, kjo do të thotë, se ecim drejt nacionalizimit të sektorit. Kjo s’është e lejueshme në shekullin e XXI”, shtojnë nga Asociacioni Fotovoltaik Bullgar dhe kërcënojnë me protesta.

Autoritetet bullgare i referohen kufizimit të kapaciteteve të gjelbra të bërë në shtete të tjera evropiane – siç janë Franca, Çekia, Greqia. Ato gjithashtu përpiqen t’i ulin shpenzimet për subvencionimin e energjisë së gjelbër, për shkak të rritjes së shpejtë të këtyre kapaciteteve. Pakënaqësi nga çmimi i energjisë elektrike për shkak të centraleve të gjelbra ka edhe në Angli. Në Gjermani ka probleme të tjera. Konkurrenca e madhe e centraleve të diellit dhe të erës që kanë një përparësi atje, u bë shkak për mbylljen e 28 centraleve elektrike me kapacitet si afro shtatë reaktorë bërthamorë.

Lobi energjetike evropiane gjithashtu u ngrit kundër centraleve të gjelbra. Disa prej shoqërive më të mëdha energjetike bënë thirrje për kufizim të subvencioneve dhe të preferencave për burimet e ripërtëritëse energjetike. Sipas tyre politika e BE-së në sektorin energjetik është dështuar, kurse siguria energjetikë nuk është garantuar. Si shkak kryesor për shpenzimet më të larta të konsumatorëve ato vënë në dukje subvencionet bujare për energji të gjelbër. Sipas komisionarit evropian mbi çështjet e industrisë Antonio Taxhani, BE është përballë problemeve industriale për shkak të shpenzimeve të larta si pasojë e energjisë së gjelbër. Kështu Evropa humbet aftësinë e saj për konkurrencë.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD