Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Çdo një i tretë nuk do refugjatë”, ky është titulli kryesor i gazetës “Monitor”. Gazeta citon rezultatet nga studimi kombëtar i agjencisë “Mediana”, sipas së cilës për një vit toleranca në Bullgari është ulur në minimum. Çdo një bullgar i tretë nuk ka dëshirë që të lejohet hyrja e emigrantëve në vend, kurse çdo i pesti mendon se, emigrantët të cilët gjenden në Bullgari si dhe refugjatët duhet të dëbohen. Shumica e bullgarëve – 78%, janë të mendimit se, Bullgaria është tepër i varfër, që të mund t’i lejojë vetes të mbajë refugjatë. Sipas sociologut Koljo Kolev i cituar nga gazeta e përditshme frikësimet bazë të bullgarit janë lidhur me rritjen e krimit, varfërisë, me shpërndarjen e infeksioneve, si dhe me kuptimin se nuk ka vend dhe kushte për strehimin e refugjatëve.
***
Një fluturim përtejoqeanit e ktheu një anëtar të qeverisë bullgare në një agjent reklame të biznesit të madh amerikan, shkruan gazeta “Sega”. Dragomir Stojnev, ministër i ekonomisë dhe energjetikës, u nis për në Amerikë, u takua me gjigant energjetik dhe u kthye në Sofje me lajme marramendëse, plotëson botimi. “Westinghouse” do të ndërtojë reaktorin e shtatë bërthamor, me të cilën reaktorët rus në “Kozlloduj” do të pajisen me një pajisje amerikan të brezit më të ri. “Do t’i propozoj Këshillit të Ministrave të miratojë fillimin e bisedimeve me “Westinghouse”, shpalli ministri energjetik, i pasqyron fjalët e tij gazeta “Sega”.
***
Po ndërtojmë urë të tretë me Rumaninë”, nxjerr në titull në faqe të parë gazeta “Standart”. Sipas gazetës së përditshme deri në këtë vendim është arritur pas takimit në Bukuresht midis kryeministrit Pllamen Oresharski dhe kolegut të tij rumun Viktor Ponta. Ura do të ndërtohet midis qyteteve Silistra dhe Kallërash mbi parimin e partneritetit publik-privat.
***
“Kapitall Daily” shikon “një epokë të akullt në kreditim”. Kredit për banesa dhe kredia konsumuese po vazhdojnë të ngushtohen, vëllimi i tyre për biznesin është rreth zeros. Mbi 58% nga bullgarët nuk duan të tërheqin kredi. Afro 7% nga ekonomitë shtëpiake marrin kredi për blerjen e mallrave të dorës së parë, tregon një studim i Agjencisë Bullgare të Shkencave cituar nga botimi.
***
Nën titullin “Ballkani me një qendër të përbashkët policore”, gazeta “Novinar” citon kryetarin e parlamentit Mihaill Mikov, sipas të cilit situata në Ballkan po ndryshohet në mënyrë dinamike si pasojë të rishpërndarjes së fuqisë ekonomike nga Perëndimi në Lindje, si dhe për shkak të valës së refugjatëve nga Siria. Z. Mikov merr pjesë në forum për sigurinë në Evropën Juglindore dhe regjionin e Detit të Zi, në të cilin u vu pyetja për hapjen e një qendre të përbashkët policore midis Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë.
***
Çdo vit midis 8000 dhe 10 000 bullgarëve mbërrijnë në Britaninë e Madhe, që të kërkojnë punë, dhe nuk pritet që numri i tyre të rritet pas heqjes së kufizimeve për pjesëmarrje në tregun e punës në fillim të vitit 2014. Këtë e shkruan gazeta “Monitor” duke cituar ambasadorin bullgar në Londër, Konstantin Dimitrov. Sipas diplomatit shumica e bullgarëve të cilët kanë kërkuar të punojnë në Britaninë e Madhe, qëkurse Bullgaria u aderua ndaj Bashkimit Evropian gjatë vitit 2007, tanimë kanë mundur ta bëjnë.
**
Uljet e çmimeve në qendrat tregtare janë mirazh”, sipas gazetës “Telegraf”. Sivjet për Krishtlindjet dyqanet do të jenë të privuar nga uljet tradicionale festive të çmimeve. Uljet do të jenë minimale, kurse në shumë vende fare nuk do të ketë të tilla, tregon një studim i gazetës. Pritet që uljet e para të jenë në fund të muajit, kurse uljen do të jenë jo më shumë se 20-30%.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shtatorin

Të enjten do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Jugperëndimore dhe vende-vende në rajonet verilindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9° në perëndim deri në 15°..

botuar më 24-09-18 7.40.MD

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në Jemen në përpjekje për të kontaktuar bullgarët e rrëmbyer nga Galaxy Leader

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija Galaxy Leader me bullgarët e rrëmbyer nga hutët - kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmësi i lartë..

botuar më 24-09-18 6.03.MD
Aleksandër Nikolloski

Reagime të ashpra në Bullgari pasi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i quajti bullgarët "të paqytetëruar"

BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me komentet e zëvendëskryeministrit Aleksandër Nikolloski. Në një intervistë televizive, ai i quajti..

botuar më 24-09-18 5.08.MD