Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët: Shoqëria duhet të zgjohet

Foto: BGNES

© Foto: BTA

“Protestat e studentëve janë pishtari i ndryshimit, i cili i bëri katalizë procesit dhe i dha një jetë të re”. Këtë e deklaroi përpara Radio Bullgarisë Aleksandër, student në kursin e katërt të filologjisë angleze në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Bashkë me kolegë të vet nga universitetet e ndryshme nga Sofja dhe vendi, ai u përfshi gjatë ditës së djeshme në bllokadën e Kuvendit Popullor. Burri i ri ishte një nga të dëmtuarit gjatë përleshjeve me policinë. Fotografia e tij me kokën e përgjakur rrotulloi nëpër të gjitha mediat botërore. Rrethimi i parlamentit ishte me iniciativë të grupit “Studentët të cilët zgjohen herët”. Përpara 18 ditëve ata okupuan fillimisht një nga sallat, kurse pas kësaj dhe Rektoratin e Universitetit të Sofjes me kërkesë për dorëheqje të qeverisë së Pllamen Oresharskit. Dita e djeshme ishte një nga më dramatiket dhe të tendosurat që nga fillimi i protestave, të cilat filluan në mesin e muajit qershor për shkak të emërimit skandaloz të magnatit të mediave Deljan Peevski për shef të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”. Dje policët e kishin kthyer pjesën qendrore të kryeqytetit në “zonë për siguri”, të paparë gjatë demonstratave të deritanishme kundër qeverisë. Afro 12 orë rajoni përreth Kuvendit Popullor ishte plot me qytetarë të cilët brohoritën “Dorëheqje”! Kova të kthyera plehrash u bënë barabanë të improvizuar. Kordonë të gjallë prej studentëve provuan t’i ndalojnë deputetët që të largohen nga Parlamenti. Disa herë gjatë ditës grada e tensionit shkallëzoi, u arrit deri në përleshje të mprehta midis Policisë dhe protestuesve. Kishte edhe të plagosur.

Çfarë i provokoi njerëzit e rinj të përfshihen aktivisht në protestat?

“Për herë të parë u mblodhëm studentë nga shumë shkolla të larta dhe ashtu tërhoqëm vëmendjen shoqërore – sqaron studenti Ivan Genov nga Akademia Kombëtare e Arteve. – Jam i sigurt se ka shumë njerëz të cilët duan të na përkrahin. Kërkojmë kohën e drejtë, vendin dhe formën e protestës, sepse besojmë, se ndryshimi mund të rastis. Jo vetëm qeveria të japë dorëheqje, sepse sistemi nuk do të ndryshohet menjëherë, do të duhet vazhdimisht të jetë nën presionin e moskënaqësisë shoqërore, e cila të jetë kolektiv i kësaj që po ndodhet. Sepse për ndryshe veprimet e turpshme po shkallëzohen. Duhet të ndryshohet morali i klasës drejtuese. Ai duhet të ngrihet shumë seriozisht, sepse në këtë moment ata tregojnë një mosinteresim absolut ndaj asaj që po ndodhet jashtë.”

© Foto: BGNES

“Në këtë moment drejtuesve sikurse pushteti u është më i dashur, sesa populli” është kategorike Ivanka Rahneva, studente në kursin e tretë, në degën “Histori dhe filozofi” në Universitetin e Sofjes. Prandaj sipas saj protestat e studentëve do të vazhdojnë. “Këtu më solli fakti, se nuk dua më të jetoj në një shtet, në të cilin zakonet nuk respektohen. Dhe më interesantja është se njerëzit, të cilët i krijojnë pastaj i shkelin. Kurse ne duam të jetojmë normalisht në shtetin tonë. Prandaj po e ndërmarrim dhe këtë okupim. Duam të jemi këtu, të mbetemi në Bullgari, të zgjohen njerëzit e tjerë dhe të jetojmë normalisht. Dhe ne duam të mësojmë, të zhvillohemi, por kjo bëhet në një mjedis normal. Personalisht mua pushtimi më detyroi të ndihem e lirë dhe të mos të kem frikë. Populli duhet të zgjohet, të jetë i guximshëm, të vijë dhe jo të rrijë në shtëpi. Ne duhet vet të ngrihemi dhe t’i ndryshojmë gjërat.”

Sipas Hristo Pellovit, student në gazetari në Universitetin e Sofjes, të rinjtë përpiqen ta zgjojnë popullin dhe t’i tregojnë se, në katet e larta të pushtetit diçka nuk është ashtu siç duhet: “Po përpiqem të gjej fjalët e drejta, me të cilat të mund të shpreh indinjatën time nga ky drejtim. Kjo nuk është demokraci, ne gënjehemi. Kjo është kleptokraci. Ky është një pushtet i vjedhësve dhe kështu është tanimë 24 vjet. Ky është shkaku i cili më solli këtu. Unë jam një pjesë nga okupatorët dhe i përkrah krejtësisht veprimet e studentëve, sepse duhet në një farë mënyre të shprehim pozitën tonë civile. Është e nevojshme t’u tregojmë këtyre, të cilët na drejtojnë kaq gjatë, se shoqëria tanimë është zgjuar.”

© Foto: BGNES


Situata në të cilën gjendet Bullgari në këtë moment vjen nga apatia dhe mungesa e shpresës te njerëzit, është i bindur Aleksandri. Për gjërat, për të cilat luftojnë ai dhe kolegët e tij, ai tregon: “E para fare për dorëheqjen e qeverisë së tanishme dhe për ndërtimin e një shoqëri të zgjuar civile, e cila të shërbejë si korrigjues të pushtetit, që të mund të ndërpriten të gjitha këto veprime të pahijshme, korrupsioni, papërgjegjësia dhe qëndrimi jo respektues ndaj popullit.”

Sikurse si një kundërvënie mbi replikën skandaloze të rektorit të Universitetit për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore Stati Statev ndaj studentëve protestues: “Në qoftë se nuk ju pëlqen në Bullgari – shkoni jashtë shtetit, por mos pengoni!”, Aleksandri pohon se, do që të mbetet dhe të jetojë në Bullgari: “Më mban kjo se kam lindur këtu, këtu janë të gjithë shokët e mi, këtu jam rritur. Jam i lidhur pas vetë shtetit si natyrë, si shoqëri, si kulturë dhe traditë. Nuk jam i shtyrë nga një mënyrë më të mirë jetese jashtë shtetit, që të emigroj nga Bullgaria.”

Ndaj okupimit të Parlamentit, të iniciuar nga “Studentët të cilët zgjohen herët”, u bashkuan dhe njerëz të moshuar, që të shprehin përkrahjen e vet ndaj të rinjve. Mes tyre ishte dhe pensionistja Maria Stojanova: “Besoj te njerëzit e rinj, por do t’u drejtoja apel të vijnë dhe njerëzit e moshuar si unë, sepse, në qoftë se qëndrojnë në shtëpi dhe nuk flasin, por vetëm ankohen, gjërat nuk do të ndryshojnë. Duhet të vijmë që të gjithë që t’i përkrahim njerëzit e rinj. Ata janë e ardhmja e shtetit tonë. Duam të jetojmë në një shtet të bukur. Kush do ta ndërtojë? Njerëzit e rinj? Me moralin të cilin e duan. Me transparencën, me ndershmërinë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD