Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Protestat në masë në Sofje ditën e diel, të cilat vazhduan tërë ditën, janë tema kryesore e gazetave të sotme. Disa mijë studentë nga tërë vendi u grumbulluan para Rektoratit ditën e diel rreth drekës për një miting mbarëkombëtar, kushtuar datës 10 nëntor 1989, kur filloi tranzicioni bullgar. Gradualisht me studentët u bashkuan edhe profesorët nga universitetet e vendit dhe mijëra qytetarë. Kështu kjo protestë u bë aktiviteti më i madh gjatë disa javëve të fundit, vë në dukje Mediapool. Mbi 15 mijë veta përkrahën protestën e studentëve dhe profesorëve në qendër të Sofjes dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Pllamen Oresharski, shpërndarjen e Kuvendit Popullor, zgjedhje të reja, moral dhe drejtësi, shënon edicioni elektronik “Offnews”. Dallimet në pasqyrimin e aktivitetit nuk i përkasin vetëm numrit të protestuesve, i cili lëviz nga 4 – 5 mijë deri në 15 mijë veta. Gazeta “Telegraf” për shembull shënon se në protestë ka pasur “shfaqje vandalizmi, djegie të portretit të kryeministrit” etj. Protestat u zhvilluan në prani të policisë, nuk ka incidente dhe të arrestuar, por kryesekretari i Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme, cituar nga gazeta “Sega”, deklaron se dikasteri është në pritje të rritjes së tensionit.
***
Shtypi i sotëm komenton gjendjen e politizuar në vend. “A mbaron puberteti i demokracisë sonë”, komenton gazeta “Trud”. Protestat e 2012-ës dhe të 2013-ës janë njëfarë normalizimi – më në fund bullgarët dolën, ishin shumë, ndryshuan diçka, shënon gazeta. “E djathta duhet të thotë se pse ka nevojë për këtë”, komenton gazeta “Sega”. Sipas gazetës përkrahja për Bllokun e Reformatorëve është e partive të përfshira në të. “Jeta është më e fuqishme nga e drejta”, kështu prof. Ognjan Gerxhikov, kryetari i Legjislaturës së 39-të të Kuvendit Popullor komenton në faqet e gazetës “Trud” okupacionin e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” nga studentët. Pasi pakënaqësia e popullit ka shpërthyer, e drejta është e pafuqishme, komenton juristi i shquar.
***
Gazeta “Standard” komenton sot propagandën kundër imigrantëve ilegalë. Kulmi i saj ishte ditën e shtunë, kur u themelua Partia Nacionaliste e Bullgarisë, në radhët e së cilës u përfshinë huliganë futbolli dhe skinheadë. Formacioni i ri është një shenjë e keqe se sektori i së djathtës ekstreme vazhdon të ndikohet gjithnjë e më shumë nga radikalizmi.
***
Gazeta “Sega” komenton se nga një janari paratë në kuadrin e politikës së afrimit, politikë kjo që quhet gjithashtu “politikë kohezione”, do të livrohen gjithnjë e më vështirë dhe për qëllime të veçanta. Ai, i cili nuk mund të adaptohet do të humbasë. Buxheti evropian për periudhën 2014-2020 do të jetë më i vogël dhe prandaj bashkitë duhet të bëjnë më shumë përpjekje, që ta marrin financimin. Komisioni Evropian i drejtoi Bullgarisë kritika serioze për mungesën e reformave në arsim, gjë që çon në uljen e cilësisë së tij, vë në dukje gazeta “Sega”. Prandaj Bullgaria vazhdon të mbetet prapa sa u përket disa treguesve kyçë në BE.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më shumë se 80 zanatçinj po prezantohen në një festival artizanati në Veliko Tërnovo

Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo ,  nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë , të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë..

botuar më 24-09-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për 18 shtatorin 2024

Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të shpërndara, pas mesditës dhe të konsiderueshme. Kryesisht në kodrinat Predballkan dhe masivet e Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 16°,..

botuar më 24-09-17 7.35.MD
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov (djathtas) dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Sh. e Tij Kenneth Merten

SHBA do ta ndihmojë Bullgarinë të përmbushë kriteret për një regjim pa viza

Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një takim për përfshirjen e Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të SHBA-së. "Përfshirja e..

botuar më 24-09-17 6.07.MD