Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria kombëtare në sytë e tre presidentëve bullgarë

Presidentët dr. Zheljo Zhelev, Rosen Plevneliev dhe Petër Stojanov diskutuan situatën aktuale në Bullgari.
Foto: BGNES
Në Sofje u mbajt Konferenca “Siguria Kombëtare: aktualitete, trajtime dhe zgjidhje”, e organizuar nga Akademia Bullgare e Shkencave. Shkaku i konferencës ishte kriza politike muajt e fundit në Bullgari, po ashtu rreziqet dhe kërcënimet nga konflikti në Siri, nga jo-stabiliteti në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Në konferencë morën pjesë tre presidentë të Bullgarisë: kreu aktual i shtetit Rosen Plevneliev (që mori detyrën më 2012-a), Petër Stojanov (president në periudhën 1997-2002) dhe dr. Zheljo Zhelev (presidenti i parë bullgar i zgjedhur në mënyrë demokratike 1990-1997). Çështjet lidhur me terrorizmin, konfliktet regjionale, emigracionin, demografinë, si dhe gjendjën e sektorit “Siguria” në vend – ky ishte thelbi i konferencës.

I vetmi president i së majtës politike pas tranzicionit drejt demokracisë në Bullgari, pra Georgi Përvanov (2002-2012) nuk mori pjesë në diskutime. Kjo do të thotë se, arritja e konsensusit për “temën e nxehtë” sapo pritet. Derisa përballimi i ndarjes politike po mbetet sfidë serioze për stabilitetin e shtetit.

“Paragjykimet partiake dhe politike duhet t’ia lënë vendin sigurisë kombëtare e cila është ndër çështjet shumë të rëndësishme, që të arrihet konsensusi i gjerë shoqëror”, është i mendimit presidenti Rosen Plevneliev. Sipas tij, politika e sigurisë kombëtare duhet të bazohet në dialogun midis institucioneve dhe ekspertizave shkencore. Pra, të jetë ajo e qëndrueshme për një kohë të gjatë, të pranohet nga të gjitha partitë dhe të mos varet nga koniunktura politike. Presidenti Plevneliev është i bindur se, për këtë qëllim nevojitet një pakt i veçantë midis forcave politike, organizatave publike dhe ekspertëve në këtë fushë. “Ky pakt jo vetëm se është i nevojshëm, ai është i domosdoshëm, kur e kemi fjalën për sigurinë kombëtare – është kategorik kreu i shtetit. – Ndoshta jemi dëshmitarë të ndryshimeve shumë dramatike, dinamike e të pakthyeshme në fushën e sigurisë në të gjithë historinë e njerëzimit. Këto ndryshime karakterizohen me një paparashikueshmëri të madhe.”

Kjo kërkon që të aktualizohet vlerësimi i sfidave për sigurinë e Bullgarisë, saktësoi presidenti Plevneliev. Për këtë qëllim duhet të rimendohet se sa vlen vlerësimi i sigurisë kombëtare të mujuat shkurt të 2011-ës, duke marrë parasysh “Pranverën arabe” dhe ndryshimet e lidhura me të në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Po ashtu: në çfarë shkallë mbushen boshllëqet në sistemin e sigurisë kombëtare në kushtet e krizës regjionale, evropiane e botërore; në çfarë shkallë vendimet e marra pakësojnë rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë kombëtare.

“Çështja është mjaft e thjeshtë. A do të arrijmë t’i zbatojmë planet e miratuara për menaxhimin e krizave në mënyrë efektive – theksoi Rosen Plevneliev. – P.sh., plani për pritjen e valës së refugjatëve, të cilin Bullgaria disponon që prej shumë kohësh. Pse atëherë një pjesë e refugjatëve fle në tokë, rri pa ujë dhe korrent disa javë me radhë?”

Luftërat civile dhe jostabiliteti regjional hapën rrugën e gjerë të emigrantëve drejt vendeve fqinje dhe anëtareve të tjera të BE-së, rikujtoi kreu i shtetit bullgar. Për shkak të konfliktit tashmë dyvjeçar në Siri, mbi 2 mln veta u bënë azilkërkues në vende të ndryshme, përshiu në Bullgari. Konflikti ende përbën rrezik për shtimin e valës së emigrantëve, përfshiu drejt Bullgarisë, nënvizoi Rosen Plevneliev.

Ish-presidenti Petër Stojanov nuk ndan perceptimin e përhapur kohët e fundit në Bullgari, pra se sigurisë kombëtare nuk i drejtohet vëmendje, se ajo është e margjinalizuar si pjesë e qëndrimit të tërë nihilist ndaj shtetit bullgar dhe institucioneve të tij. Por sot siguria kombëtare nuk përfshin vetëm forcën dhe aftësitë luftarake të ushtrisë, nuk pasqyron vetëm sulmet e huaja dhe kërcënimet e brendshme, përfshiu terrorizmin, diversifikimin e burimit energjetik etj. Sot siguria kombëtare ka të bëjë me jetën e të gjithë shtetasve bullgarë, vuri në dukje Petër Stojanov. Ja pse nevojiten diskutime të gjera shoqërore për t’u arritur konsensusi shoqëror. “Oponenti i sotëm mund të jetë në pushtet nesër – rikujtoi presidenti Sotjanov. – Kur e kemi fjalën për sigurinë kombëtare, domosdo duhet të dimë se, edhe dy nocione të tjera duhet të shtojmë në fjalorin tonë, të cilat e sqarojnë konceptin “siguri kombëtare”. Pra, kontinuiteti dhe parashikueshmëria. Si shtetasit bullgarë, ashtu dhe miqtë tanë nga NATO-ja dhe BE-ja, bile ata, me të cilët nuk kemi marrëdhënie të shkëlqyera, duhet të dinë se, atë që e kemi pranuar fondament të sigurisë kombëtare bullgare nuk mund të ndryshohet, duke u ndryshuar qeveria. Nuk mund të pritet se, qeveria që vijon do të bëjë ndryshime totale për sa u përket çështjeve të rëndësishme të sigurisë.”

Për mendimin e presidentit Zheljo Zhelev, siguria kombëtare fillon te pasiguria në jetën e përditshme, e cila është në mes të çështjeve më të prekshme për bullgarët sot. Siç vuri në dukje ai, pushteti nuk mund të mbrojë bile pronat private: “Nuk mund t’i bindim njerëzit se, ka siguri kombëtare, kur ata njerëz nuk janë të sigurt për jetën e vet – është i mendimit dr. Zheljo Zhelev. – Kjo është një gjë me shumë rëndësi. Përveç kësaj, si mund të flasim për ndonjë siguri kombëtare, kur gjatë kohës së vjeljes së rrushit ne nuk arrijmë t’i mbrojmë vreshtat. Problemi patjetër duhet të shtrohet në nivel të pushtetit qendror. P.sh., le të urdhërohet të vihet rojë në prona, derisa të përfundojë vjelja e rrushit.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD