Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Dimitër Ninov: “Në muzikën më shumë çmoj sinqeritetin”

Foto: arkiv personal
Muzikanti Dimitër Ninov zhvillon një veprimtari përtej oqeanit. Ai është kompozitor dhe mësimdhënës në Universitetin shtetëror të Teksasit, por pavarësisht nga distancat dhe angazhimet profesionale, çdo vit gjen kohë për t’u kthyer në atdhe.

Dimitër Ninov ka mbaruar Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vladigerov” Në Sofje në vitin 1996. Paralelisht me studimet ka drejtuar dhe korin e fëmijëve “Bonka Golemanova” në qytetin Botevgrad. Në vitin 1999 është pranuar në Universitetin e shtetit Karolina e Jugut dhe dy vjet më vonë del prej tij me doktoraturë për kompozim. Pastaj ai bën akoma një doktoraturë në Universitetin e Teksasit. Krahas studimeve në të dy universitetet Dimitër Ninov jep mësime për teorinë e muzikës. Në SHBA Dimitër është anëtar i Asociacionit Kombëtar të Kompozitorëve NACUSA, kurse veprat e tij ekzekutohen në vende të ndryshme të botës. Gjatë viteve disa herë ka marrë pjesë në Festivalin e përvitshëm “Muzika e re bullgare” që organizohet nga Lidhja e Kompozitorëve Bullgarë. Ka dhënë dhe koncerte me vete. I tillë ishte dhe koncerti i dhënë në qershor të këtij viti me rastin e jubileut të tij 50 vjeçar.

Pse Dimitër Ninov e zgjodhi Bullgarinë për kremtimin e festës së tij krijuese dhe çfarë e bën të kthehet këtu?

“Dashuria ndaj atdheut – është kategorik Dimitër Ninov. – Le të mos tingëllojë në mënyrë banale, por kjo është e vërteta. Gjithashtu kujtimet për jetën e pasur krijuese që kam jetuar këtu. Prej 14 vjet banoj në SHBA, por gjërat që i kam mësuar në Bullgari formuan rrugën time profesionale. Unë, si të gjithë studentët që kanë mbaruar Akademinë Muzikore patëm fatin të kemi profesorë të shkëlqyer – Aleksandër Rajçev, Mihail Pekov, Bencion Eliezer e të tjerë. Të gjithë ata na dhanë një përgatitje solide dhe lanë gjurma të thella si krijues dhe personalitete.”

Dimitër Ninov krenohet me arsimin e vet të mirë: “Mund të them këtë pa hezitim, me gjithë se kjo nuk u pëlqen kolegëve të mi amerikanë. Sipas meje teoricien nuk mund të bëhet çdo njeri që ka mësuar këto sende dhe mund të flasë mirë për to. Është e nevojshme dhe një përvojë më serioze praktike. Si mësimdhënës për harmoni, kompozim aplikues dhe analizë muzikore në Universitetin e Teksasit përpiqem t’i frymëzojë studentët pikërisht në këtë drejtim. Sidomos ata që mësojnë kompozim ose janë dhënë pas xhazit. Shpesh herë dëgjojmë bashkë incizime të veprave bullgare. Në vitin 2009 u zgjodha kryetar nderi i degës në Teksas të Asociacionit Kombëtar të Kompozitorëve në SHBA dhe ky është një nder i madh për mua. Tani jam koordinator i koncerteve të organizatës. Por pavarësisht nga depërtimi im në kulturën amerikane, thellësisht në veten time kam mentalitetin bullgar dhe si kompozitor përpiqem të shpreh vetitë e mia bullgare. Në muzikën më shumë çmoj sinqeritetin, dhe nëse dëgjuesi e kupton mesazhin tim, kjo do të thotë se punën time e kam kryer mirë. Jam i lumtur, se veprat e mia ekzekutohen në Amerikë, në Evropë dhe Azi. Para kohe më ra në dorë rastësisht një videoklip të një feste të Krishtlindjeve në Kinë. Një fëmijë ekzekutonte pjesën “Saja e Plakut të Vitit të Ri” nga albumi im i parë. Ky është një gëzim i madh për kompozitorin që s’mund të blihet me para!”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD