Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Taxh Mëhalla” – albumi debut i Formacionit “RomaNeno”

Foto: facebook.com

Muzikë rome, të interpretuar në mënyrë moderne – këtë ia ofron adhuruesve të tij muzikanti i talentuar i xhazit Mihail Josifov në projektin e vet të ri “Taxh Mëhalla”. Në të trumbetari bashkë me Formacionin “RomaNeno” interpretojnë në një mënyrë të re disa prej këngëve më të njohura rome.

Albumi “Taxh Mëhalla” përmban tetë këngë, plot me emocione si dhe një pjesë instrumentale. Në prezantimin e albumit të pranishmit ishin surprizuar këndshëm nga gërshetimi i shkëlqyer i muzikës rome dhe i xhazit, dhe nga orkestrimi shumë i mirë i Mihail Josifovit. Autor i shumë prej këngëve është Neno Ilievi, i cili i bie fizarmonikës dhe është këngëtar në “RomaNeno”. Ja se çfarë tregoi ai për projektin: “Ky është një projekt, të cilin prej disa viteve po e realizojmë me muzikantët Neno Iliev, emrin e të cilit e ka formacioni, Vasil Spasovi – piano, Vencisllav Radev – bateri, Velisllav Stojanov – cugtrombon. Për albumin bashkë me ne incizime bëri dhe Gjeorgi Donçev – kontrabas, por mbasi ai jeton jashtë shtetit në vendin e tij në kohën e prezantimit i bie muzikës Boris Taslev. Për incizimin e albumit ftuam dhe Desi Dobreva dhe Boril Iliev.”

© Foto: facebook.com

Këngëtarja Desi Dobreva gjithashtu mori pjesë në projekt

Si Mihail Josofovi u takua me muzikantin rom Neno Iliev? “Me Nenon u njohëm kur ishim përfshirë në projektin e Martin Lybenovit – një fizarmonicist shumë i talentuar rom. Atëherë një përshtypje shumë të fortë më bëri talenti i Nenos dhe zëri i tij – tregon Mihail. – Disa prej këngëve në këtë projekt janë melodi tradicionale rome, të tjerat janë kompozuar nga autorë bashkëkohorë romë si Tosen Ramar, Dimitër Cvetanov si dhe nga i ndjeri Shaban Bajramoviç nga Serbia. Kur e bëmë këtë projekt s’kishim në plan ta incizojmë në album, kurse vetëm të interpretojmë muzikën që na pëlqen, zakonisht në klube dhe dasma. Dhe kudo këngët e interpretuara prej nesh dhe të përfshira në diskun u pëlqejnë shumë njerëzve.”

Projekti në fjalë tashmë është prezantuar edhe në festivale të ndryshme muzikore në vendin dhe jashtë shtetit. Në Gjermani dhe Holandë publiku internacional e priti me duartrokitje dhe brohoritje. Me “Taxh Mëhalla” muzikantët e Formacionit “RomaNeno” na sjellin një hare të mrekullueshme, siç e bëjnë këtë vetëm njerëz me zemra dhe shpirt të hapur. Në mbyllje të programit do t’ju ofrojmë akoma një këngë tjetër nga albumi-debut i Formacionit “RomaNeno” –Taxh Mëhalla”.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Sibila Lilova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Është vonë" – një këngë e frymëzuar nga forca e gruas bullgare për ta mbrojtur dashurinë

Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..

botuar më 25-02-10 6.10.PD

Opera e Varnës fton të nënshtruarit e Kupidit t’i dhurojnë vetes një mbrëmje muzikore

Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..

botuar më 25-02-09 8.30.PD

"Nëse është e nevojshme"

Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..

botuar më 25-02-07 6.05.PD