Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boris Georgiev – autor i diplomës më të mirë ekonomike në botë

Boris Georgiev dhe kryetari i jurisë prof. Gari Klejtën.
Foto: arkiv personal

Boris Georgiev –student nga Universiteti i Orhusit të Danimarkës fitoi dekoratën “Puna më e mirë e diplomës në ekonomi për vitin 2013” nga organizata më e madhe ekonomike në botë – Asociacioni Ndërkombëtar Atlantik Ekonomik (International Atlantic Economic Society).

Konkursi i përvitshëm zhvillohet gjatë kohës së konferencës botërore të asociacionit. Boris Georgiev është bullgari i parë, i cili fiton konkursin dhe studenti i vetëm, i cili arriti deri në finalin e tij dy herë (gjatë vitit të kaluar ishte i dyti). Ky është edhe çmimi i parë për universitetin danez, i cili është i vetmi universitet evropian, i cili ka arritur deri në finalen e konkursit gjatë këtij viti. Gjatë këtij muaji në Filadelfia, (ShBA) Boris Georgiev garonte me kandidatë nga universitetet amerikane me famë botërore Stanford, Barclay dhe San Diego. Katër punimet më të mira ndahen nga qindra diplomat e pranuara nga Asociacioni Ndërkombëtar Atlantik Ekonomik nga të gjitha universitetet botërore.

Konkursi zhvillohet në dy etapa, tregon Borisi: “Etapa e parë është e përbërë prej saktësimeve të të gjitha punëve të pranuara prej mbi 20 ekonomistëve në të gjithë botën. Pasi të merren punimet, prej tyre hiqet emri i studentit dhe kush universitet është. Në këtë mënyrë gjykatësi, i cili lexon punën, nuk ka asnjëfarë ndikimi nëse ky njeri vjen nga Harvardi ose Oksfordi. Në këtë mënyrë eliminohet çdo një mundësi për shtyrjen dhe përhapjen e universiteteve më të njohura dhe me një ndikim më të madh. Pasi të saktësohen dhe kontrollohen punimet, kriteret janë shumë të larta, zgjidhem vetëm katër, të cilat mbrohen me prezantime.”

Sivjet puna më e mirë e diplomës është në sferën e ekonomisë financiare dhe të optimizmit të portfoliot financiar. Në të Boris Georgiev ka përpiluar një model të ri optimizues, i cili aplikohet gjatë strategjive të ndryshme për investim të tregjeve të kapitaleve. Pavarësisht se, që nga viti i kaluar është në programin master të Universitetit në Orhus mbi konsultim ndërkombëtar ekonomik, bullgari i talentuar ka të drejtë të paraqitet edhe një herë tjetër në këtë konkurs. Shkaku është se në ShBA kursi bachelor është katërvjeçar, kurse në Evropë – trevjeçar. Pavarësisht nga angazhimet e veta të shumta, Borisi udhëheq ushtrimet e studentëve në gjashtë lëndë, ai vendosi të përpilojë një temë për konkursin. Për tri muaj nën drejtimin e profesorit Bent Jespër Kristensen, një nga ekspertët prijës në sferën e ekonometrisë, ai shkroi punën më të mirë të diplomës në botë për vitin 2013.

Katër finalistët e konkursit

Në Kaliforni, me prezantimin e vet, bullgari i ri fitoi admirimet e jurisë, e përbërë prej tetë ekonomistëve të njohur me famë botërore nga ShBA, India, Kina, Britania e Madhe, Franca, Italia. Përvoja nga viti i kaluar gjithashtu e ndihmoi Borisin: “Nuk isha i nervozuar, ndihesha i qetë – shpjegon Borisi. – I pata kushtuar mjaft orë ushtrimeve në prezantim, kisha dhe një drejtues shkencor, shumë nga profesorët më inkurajonin. Vetë prezantimi zgjati 20 minuta, kishte kohë edhe për pyetje nga komisioni. Kërkesat janë shumë të mëdha, por pata sukses.”

Rruga e Boris Georgievit është e qartë. Gjatë kësaj vere do të mbrojë magjistraturën e vet dhe në të njëjtin universitet do të vazhdojë me doktoraturë. Dëshira e tij është të punojë në industrinë konsultative dhe jo rastësisht është drejtuar ndaj disa nga kompanitë prijëse konsullore botërore. Kuptohet se, suksesi i tij nuk do të vonohet. Por Borisi ka dhe një ëndërr – për një kompani avionësh personale. Avionët janë pasioni i tij më i madh. Akoma si fëmijë është marrë dhe me modelim të avionëve.

“Përpara kohe, kur luhatesha nëse të bëhem ekonomist, një shoku im pilot më tha se, në qoftë se njeriu është një ekonomist shumë i mirë, mund të bëhet biznesmen dhe pas kësaj të blejë një avion të vogël dhe të bëhet pilot – thotë Borisi. – Derisa një pilot vështirë mund të bëhet një ekonomist i mirë. Kështu zgjodha ekonominë. Kam një pasion të madh ndaj aviacionit mendoj se, pas viteve do të gëzohesha, në qoftë se nuk kam një kompani personale, të paktën të mund të zgjidh në ekip problemet e ndonjë kompanie avionësh me famë botërore.” Boris Georgievi sigurisht që do ta realizoi këtë ëndërr, sepse ekonomia botërore tanimë e njeh këtë specialist të ri!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal

По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD