Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në 2020-ën Bullgaria do të marrë nga BE 260 mil euro për Centralin “Kozlloduj”

Foto: arkiv
Për financimin e shpenzimeve të drejtpërdrejta pas mbylljes së reaktorëve në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” Bullgaria do të marrë nga Bashkimi Evropian 260 milionë euro. Kjo u bë e qartë nga shqyrtimi i komisionit mbi kontrollin buxhetor të Parlamentit Evropian. Përshpejtim të projekteve të vonuara për 57 milionë euro dhe një kontroll të forcuar nga ana e autoriteteve bullgare kërkuan deputetët evropianë, të cilët e vizituan centralin. Misioni monitorues ka saktësuar se, ka paqartësi si rreth projekteve, ashtu dhe për nga numri i punonjësve të angazhuar në demontimin e reaktorëve.

Do të rikujtojmë se, reaktorët e vegjël nga 1 deri më 4 në Centralin “Kozlloduj” duhet të nxirren nga eksploatim, që u bë pjesë nga kushtet për anëtarësi të Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Financimi i procesit bëhet përmes Fondit Ndërkombëtar “Kozlloduj”. Deri në vitin 2013 janë siguruar 867 milionë euro, të cilat drejtohen nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Bashkimi Evropian vendosi t’i lëshojë vendit 260 milionë euro suplementare për periudhën 2014-2020.

“Planet bullgare parashikojnë se që nga viti 2013 deri në vitin 2030, kur duhet të përfundojnë të gjitha veprimtaritë, shuma e domosdoshme është akoma rreth 860 milionë euro – shton eurodeputeti bullgar Ivajllo Kallfin, anëtar i delegacionit. – Prej tyre deri në vitin 2020 janë lëshuar 260 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Pas kësaj nuk ka vendim të ndalohet financimi, do të vazhdojmë të luftojmë. Mbeten 600 milionë euro, të cilat janë të domosdoshme për financim suplementar. Në to hyjnë të gjitha pasojat nga kjo, se ndaluam kapacitetet e reaktorëve të vegjël.”

Deputetët evropianë akoma nuk e dinë sesa mjete me saktësi nuk arrijnë për demontimin përfundimtar të blloqeve të vegjël. Kryetar i delegacionit nga Parlamenti Evropian, Ingeborg Gresle citoi vlerësime të ndryshme, sipas të cilave shuma lëvizet mes 300 dhe 600 milionë euro mbi mjetet evropiane, të lëshuara deri në vitin 2020. Ata ishin kategorik se, pas kësaj date Bashkimi Evropian nuk do të lëshojë akoma para për Centralin “Kozlloduj”. Deputeti Evropian Ivajllo Kallfin saktësoi se, siç Bullgaria e ka kryer angazhimin e vet dhe i ka mbyllur reaktorët, kështu Bullgaria do të këmbëngul dhe Bashkimi Evropian ta kryejë angazhimin e vet për financim deri në vitin 2030. Ingeborg Gresle shënoi se katër projekte me vlerë 57 milionë euro po vonohen. Përveç kësaj, nuk është e qartë se përse mbi këto projekte janë marrë konsultues nga jashtë. Deputetët evropianë rekomanduan që kontrolli mbi shpenzimet nga fondi “Kozlloduj” të zhvillohet jo vetëm nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por dhe nga zyra kombëtare e auditimit dhe nga deputetët bullgarë. Pavarësisht nga kritikat, deputetët evropianë janë të kënaqur nga kontrolli.

“Vizituam 3 centrale – “Ignalina” në Lituani, “Bohunice” në Sllovaki dhe “Kozlloduj” në Bullgari – thotë Ingeborg Gresle. – Unë personalisht gëzohem shumë sepse kaq kohë punoj për centralin tuaj dhe më në fund e pash. Bashkimi Evropian i jep “Kozllodujit” 867 milionë euro për veprimtari për nxjerrje nga eksploatimi i reaktorëve të vegjël. Kontrolli saktësoi se, me të vërtetë punohet mbi demontimin e blloqeve. Por akoma mbeten çështje të pa sqaruara. Bullgaria duhet të vendosë se çfarë mungese të mjeteve do të ketë për periudhën e ardhshme.”

Rogat e personelit, i cili kryen demontimin e blloqeve të vjetër, po kështu paguhen nga fondi “Kozlloduj”. “Në shesh pamë 30 veta të punojnë, kurse nëpunësit e marrë në punë janë 650”, tha Ingeborg Gresle. “Rogat e tyre paguhen nga Fondi “Kozlloduj”, i cili drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kështu që, ata janë këta, të cilët vendosin sesa veta dhe çfarë pozitash do të zënë – saktësoi Ivajllo Kallfin. – Natyrisht që 600 veta nuk mund të kalojnë mbi njëri-tjetrin. Nuk kemi parë, kuptohet, të gjithë procesin.” Sa i përket punës mbi demontimin e reaktorëve të vjetër në dy vendet e tjera, Ivajllo Kallfin komentoi se në Lituani ka probleme të shumta, lidhur me disa nga konsultat e huaj dhe nënë-realizues, në Sllovaki nuk mund të thonë me saktësi se i çfarë lloji është personeli, “kurse në Bullgari dukej, se po punohet”.

Për një kohë të gjatë energjetikët bërthamorë bullgarë shpresuan se, shpejt apo vonë blloqet e vegjël të Centralit “Kozlloduj” do të ristartohen. Prandaj dhe rritmi i punës në fillim ishte më i ngadaltë. Bullgaria tanimë ka harxhuar gjysmën e parave evropiane dhe një kthim mbrapa nuk ka.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD