Rakia nuk është vetëm një pije tradicionale për ballkanasin, por dhe ilaç i provuar, psikoterapi e përditshme dhe shkak i shpeshtë për një krenari kombëtare. Në këtë u bindën vizitorët e edicionit të parë të Festivalit Ballkanik të Rakisë, i cili u zhvillua nga 24 deri më 26 tetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ngjarja nuk bie në kategorinë “raki e dobët” sepse vizituesit shijuan mbi 150 distilate prej frutave dhe anasonit. Për ekspertët në fushë u organizuan klasa të mjeshtërisë, kurse për humorin e mirë kujdesën edhe muzikantët nga Orkestra Frymore e qytetit të Berkovicës.
Çfarë pije është rakia? Ajo është një pije alkoolike e përgatitur përmes distilimit të frutave të fermentuara. Për imtësitë gjatë prodhimit të këtij eliksiri tregon Stojan Vasilev, përfaqësues tregtar i katër kantinave për prodhim të verës nga Bullgaria Verilindore. “Për rakinë mund të themi se është një pije me gradacion të lartë të alkoolit, e cila që në lashtësi prodhohet në Gadishullin e Ballkanit. Standardi i rakisë të prodhuar në industri është 40 gradë, kurse tek ato të prodhuara në shtëpi gradacioni mund të arrijë deri në 60. Bullgari e konsideron rakinë e cila është nën 35 gradë për shumë të dobët, duke e quajtur me shaka “parcuca” ose “xhibrovica”. Rakinë më të fortë e përcakton si “vdekjeprurëse e rrufeshme”. Populli thotë se, ai që nuk ka pirë “vdekjeprurëse të rrufeshme”, nuk ka jetuar. Kurse kush pi shumë, nuk do të jetojë gjatë. Në parim në Bullgari një pjesë e madhe e rakisë prodhohen në kushte shtëpiake, ku pothuajse çdo një familje në fshat ka kazan. Përdoret kryesisht rrush, por dhe fruta të tjera – si kumbulla, mollë, ftonj, qershi, kajsi. Kazanët zakonisht janë prej bakri, ku përpara përdorimit mund të luhen nga brenda me mjaltë. Në fillim vihen frutat, mund të shtohet dhe pak sheqer, gjatë së cilës fillon fermentimi, i cili zgjat nga 1 deri më 3 javë. Pas fundit të këtij procesi priten akoma 1-2 javë, që të zihet në raki. Pasi fillon të rrjedhë, duhet gjysmë litri i parë ose deri më një litër të hidhet, sepse është me një prani të madhe të metanolit i cili është i dëmshëm për shëndetin. Rakia nuk mund të pihet menjëherë, por duhet të staxhionohet për njëfarë kohe. Staxhionimi mund të bëhet në fuçi prej dushku ose prej mani, nga e cila rakia fiton një shije specifike, kurse për më shumë ngjyrë mund të shtohet kumbull, arrë ose bimë.”
Për kuzhinieren profesionale, Sidonia Radeva rakia zë një vend qendror në tavolinën e bullgarit, por përdoret dhe nga pak në gatim: “Bullgari e konsumon rakinë në fillim të ngrënies, si një aperitiv me meze të ndryshme: sallata, turshi e të tjera. Kurse te kompanitë e meshkujve detyrimisht mishra të pjekura. Shumë rrallë mund të shikohet ndonjë bullgar, i cili ta përfundojë darkën e vet me raki. Derisa në restorantin tim pothuajse të gjithë mysafirë të huaj përfundojnë ta përfundojnë me raki. Me raki mund të gatuani pothuajse çdo gjë. Për shembull po t’i vini fasules një lugë me raki do të shikoni sa më shpejt do të zihet. Në qoftë se bëni supë me mish viçi, vini dhe një lugë me raki, ashtu mishi do të zbutet më tepër. Në qoftë se keni mish të gatshëm dhe doni t’u tërhiqni vëmendjen mysafirëve të cilët i keni ftuar, ngrohni rreth 30 miligramë raki, derdheni mbi mishin dhe e digjeni në tavolinë. Kjo është e ashtuquajtura llambe, e cila i jep një shijë më intensive mishit.”
Posaçërisht për edicionin e parë të Festivalit Ballkanik të Rakisë nga Turqia mbërriti zonja Burçak Desombre, someliere me certifikatë nga The Court of Master Sommeliers. Ajo tregon për veçoritë gjatë prodhimit dhe konsumit të rakisë turke (rakë): “Rakë është alkool i bërë prej rrushi ose stafidhe, të cilët fermentojnë dhe distilohen. Gjatë distilimit të tyre të dytë shtohet anason nga lloji pimpinela. Më shpesh rakë është 45 gradë dhe konsumohet duke shtuar ujë në të, duke u dhënë me akoma një gotë me ujë pranë. Në festival provova raki të ndryshme frutash dhe për herë të parë mësova se, raki mund të bëhet dhe pa anason. Isha shumë e mahnitur sepse për ne anasoni është një pjesë përbërëse kryesore. Te ne në Turqi rakë pihet në përpjesëtime të mëdha me meze të ndryshme si sallata, djathëra, leblebie, sharqi, pjepër dhe më shpesh nën tingujt e muzikës tradicionale. Ne kemi shumë shaka dhe shprehi, lidhur me rakinë, si për shembull “Dua të jem si peshk në shishe me rakë”, “Nuk jemi në xhami, na jepni të pimë”. Kur kemi ndonjë problem, shpesh themi “Le të drejtohemi për këshillë drejt më të vjetrit, më të madhit”, që është aluzion për shishen me rakë. Duke i telefonuar ndonjë miku të vjetër themi “Le të takohemi në rakë-meze”, që supozon një takim prej 10 orëve me të ngrënë e të pirë.”
Pavarësisht se është një pjesë e pandarë nga tavolina tradicionale, banakierët ballkanikë përpiqen ta përfshijnë rakinë në jetën moderne të natës. Gjithnjë e më shpesh nëpër lokale dhe disko-klube mund të provohen interpretime të koktejeve të njohur si “Mohito”, “Sex on the beach”, “Tequilla sunrise”, të transformuar në “Rakito, “Raki on the beach” dhe “Rakia sunset”. Për mbrëmjet e ardhshme dimërore ju rekomandojmë një recetë për një raki të ngrohtë nga Greqia, të quajtur “rakomello”. Ngrohni 150-200 miligramë raki, shtoni 2-3 lugë me mjaltë, 2 kokrra prej kardamoni dhe një shkop me kanellë. Konsumohet e ngrohtë me miq në muhabet e sipër. Gëzuar!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Maria Peeva
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..