Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Plevneliev: “Rezultatet nga reforma gjyqësore duhet të jenë të dukshme për qytetarët”

“Qytetarët e kanë fjalën!” – iniciativa e presidentit Rosen Plevneliev për dialog aktiv me qytetarët.
Foto: BGNES
Presidenti Rosen Plevneliev shqyrtoi me qytetarët reformën në sistemin e drejtësisë në Bullgari. Aktiviteti u zhvillua nën moton “Një sistem efektiv dhe i drejtë gjyqësor”. Ky është takimi i dytë nga iniciativa e kreut të shtetit “Dialog me qytetarët”. I pari i ishte kushtuar ekonomisë së tregut, kurse gjatë së tretit do të debatohet liria e mediave.

Sistemi i drejtësisë është mes sferave më të kritikuara dhe me një besim më të ulët ndër qytetarët bullgarë. Ai është nën monitorimin e Komisionit Evropian që nga fillimi i anëtarësisë së Bullgarisë në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2007 dhe në fund të vitit pritet raporti i radhës evropian për përparimin e saj. Sipas fjalëve të presidentit Plevneliev rezultatet nga reforma gjyqësore duhet të jenë të dukshme për qytetarët. Ai e vlerësoi debatin si shumë të dobishëm. Diskutimi u zhvillua në kuadrin e iniciativës së Bashkimit Evropian “Viti 2013 – Viti Evropian i Qytetarëve”, që zhvillohet njëkohësisht në të gjitha 28 vendet anëtare. Për Bullgarinë startoi gjatë qershorit me dialog të zëvendëskryetares së Komisionit Evropian, Vivian Rading me qytetarët bullgarë.

Pas takimit, presidenti Plevneliev përcaktoi tetë tema kryesore problematike në sferën e drejtësisë që janë: “kushtetuta dhe ndryshimet e mundshme në të: presioni politik mbi sistemin gjyqësor dhe si mund të evitohet ai; qasja deri te drejtësia dhe taksat e larta; përgjegjësia adekuate e magjistratëve, kultura juridike e kombit. Dhe akoma: rezultat nga sistemi gjyqësor dhe nëse ai është i barabartë me drejtësinë, emërimet në të – si dhe në bazë të çfarë procedure, lidhja e anasjelltas në sistemin gjyqësor dhe dobësitë në të. E dimë se gjatë 20 vjetëve të fundit sistemi ka arritur jo pak. Për shembull në qytetin e Varnës ka një shkallë shumë të lartë të besimit në gjykatë. 92 për qind nga dënimet në shkallë të parë ripohohen dhe në shkallën tjetër. Është me rëndësi të tregojmë problemet dhe të kërkojmë zgjidhje. Dhe tema e tetë është paqëndrueshmëria e ligjeve (shpesh bëhen amendamente të amendamenteve në to). Kjo është diçka, me të cilën nuk mund të krenohemi.”

Në dialogun e dytë me qytetarët ishin të pranishëm akoma avokati i popullit i Bullgarisë Konstantin Pençev, magjistratë të njohur, juristë, ekspertë, përfaqësues të sektorit të organizatave joqeveritare, studentë, diplomatë nga vendet në Bashkimin Evropian dhe gazetarë. Mes tyre ishte dhe profesori mbi të drejtën kushtetuese Gjeorgji Bliznashki. Për Radio Bullgarinë ai komentoi mundësinë që propozimet e mira dhe iniciativat nga dialogu i kreut të shtetit me qytetarët për përmirësimin e sistemit gjyqësor bullgar të bëhen një fakt real: “Kjo është vetëm një bisedë paraprake. Por ajo lejon t’i bëhet një diagnozë problemeve – është i mendimit prof. Bliznashki. – Ato janë të shumta dhe me një karakter të ndryshëm. Nuk janë lidhur vetëm me legjislacionin, por dhe me administratën brenda sistemit gjyqësor. Bëhet e qartë për të gjithë se, sistemi gjyqësor vuan nga i njëjti problem, nga i cili vuan dhe i gjithë sistemi politik në Bullgari. E pikërisht, deficiti i moralit. Në këtë kuptim unë dua të bëhet një ndryshim radikal, por në mënyrë shumë të arsyetuar. Me fjalë të tjera, biseda e sotme duhet të shërbejë si bazë për konceptin e ardhshëm të plotë për reformë në sistem në nivelet e ndryshme. Sepse gjërat nuk janë lidhur vetëm me Kushtetutën, por dhe me shumë aspekte të tjera, të cilat u vunë nga qytetarët këtu. Po të ishte mirë, në qoftë se vazhdohet me këshillin shoqëror te presidenti, që të mund t’i përgjithësojë propozimet. Kërkohet një vendim kompetent dhe jo thjesht një mos kënaqësi civile. Me fjalë të tjera, një bisedë serioze eksperte mbi problemet.”

Përgatiti në shqip: Natanieëa Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD