Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doc. Zdravko Popov për sfidat para diplomacisë bullgare

Konferenca “Sfida para diplomacisë bashkëkohore” kushtuar 10 vjetorit të Institutit Diplomatik.
Foto: bdi.mfa.government.bg
Instituti Diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme mbushi 10 vjet. Për këtë kohë ai ka përpunuar 30 programe arsimore, ka realizuar afro 100 mësime me mbi 5000 kursantë, 146 leksione publicistike me lektor prej mbi 30 shteteve, 34 konferenca dhe forume, ka marrë pjesë në 25 projekte dhe ka firmosur mbi 100 memorandume për bashkëpunim ndërkombëtar. Instituti zhvillon me sukses dhe në veprimtari botuese, ka një fond të pasur bibliotekar, si edhe bazë onlline me mijëra publikime.

Në lidhje me jubileun, në Sofje u zhvillua një konferencë regjionale me temë “Sfidat përpara diplomacisë bashkëkohore”. Në të morën pjesë drejtues të institucioneve arsimuese diplomatike nga Ballkani dhe regjioni i Detit të Zi, si dhe të strukturave prijëse arsimore nga Bashkimi Evropian. Zhvillimi i bashkëpunimit regjional është mes prioriteteve të Bullgarisë krahas me pjesëmarrjen e plotë vlefshme në Bashkimin Evropian dhe mirëmbajtjen e bashkësive bullgare jashtë shtetit, vuri në dukje ministri i jashtëm Kristian Vigenin. Sipas fjalëve të tij, një nga përgjigjet e sfidave para diplomacisë bullgare është të mendojmë përtej metodave të diplomacisë klasike. Ai e vlerësoi lart veprimtarinë e Institutit Diplomatik ndaj vendeve nga regjioni.

Cilat janë sfidat bazë për diplomacinë bullgare?

Për Radio Bullgarinë themeluesi dhe mbajtës i parë i dekoratës së nderit të Institutit Diplomatik, doc. dr. Zdravko Popov komentoi se, ato janë shumë siç në përpjesëtim regjional, ashtu edhe në atë evropian e global.
Zdravko Popov; Foto: BGNES
“Sado i vogël të jetë numri i diplomatëve bullgarë nëpër botë, por dhe tek ne, ata kanë një prani të përhershme në skenën ndërkombëtare dhe përballohen vazhdimisht me sfida. Këto janë çështje lidhur me sigurinë të cilat kërkojnë një reagim profesional, një punë preventive. Si dhe çështje lidhur me ndryshimet klimatike, për depot e ujit – një pjesë të natyrshme nga puna e diplomacisë sot. Të mos flasim për energjetikën. Diplomacia energjetike sot është me një rëndësi të madhe. Bullgaria gjendet në një vend kyç gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Pa një diplomaci profesionale në këtë sferë mundet të humbasim mjaft nga burimet “natyrore”. Nuk duhet të harrojmë dhe konfliktet në botë. Rasti më aktual – Siria, është shembull se diplomacia akoma nuk i ka përfunduar mundësitë e veta t’i evitojë konfliktet ushtarake. Sovajka midis ShBA-së dhe Rusiasë me planin “Kerry-Lavrov” doli një veprim shumë i suksesshëm diplomatik, i cili në këtë etapë e ka bërë të pamundshëm operacionin ushtarak në Siri. Të mos të flasim edhe për shumë turbullira civile nëpër të gjithë botën: në Afrikën Veriore, në Amerikën Latine dhe në pika të tjera të botës. Sado që të jenë larg Bullgarisë dhe prioriteteve tona të jashtme politike, prapë së prapi në mënyrë të tërthortë na prekin. Në këtë kuptim kemi nevojë nga një reagim të mirë profesional si në plan informativ, ashtu edhe në atë pro-aktiv me përvojën tonë të mund të ndikojmë pozitivisht mbi disa nga këto procese në botë.”

Më e qetë ose më e zhurmët duhet të jetë diplomacia gjatë mbrojtjes së sigurisë dhe prioriteteve kombëtare?

“Të jetë efektive është më e drejta – është kategorik z. Popov. – Ajo mund të jetë e qetë, kur e kryen mirë punën, pa u paraqitur patjetër si shou. Nganjëherë duhet të jetë pak e zhurmët. Në forume të mëdha publike ajo duhet të mbrojë sigurinë kombëtare dhe prioritetet dhe zëri i saj të dëgjohet. Dhe diplomacia e qetë dhe publike kanë vendin e vet dhe duhet të ecin “dorë për dorë”. Për shembull nganjëherë nuk mbahemi publikisht mjaft seriozisht gjatë marrjes së vendimeve në nivelin e Bashkimit Evropian. Herë tjetër e teprojmë me sjelljen tonë të zhurmët mbi çështjet ballkanike. Dhe duhet të gjejmë masën e cila e kthen diplomacinë në një profesion dhe pozicion efektiv, i cili lejon të realizohen pikërisht interesat e Bullgarisë dhe të shoqërisë bullgare.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD