Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temat e shtypit të sotëm

Në numrat e tyre të sotme të përditshmet qendrore bullgare vazhdojnë të pasqyrojnë ecurinë e ngjarjeve rreth fluksit në rritje të refugjatëve, para se gjithash sirianë, nga Turqia drejt Bullgarisë. Brenda disa ditëve të afërta Bashkimi Evropian do t’i livrojë Sofjes mjete financiare për shkak të refugjatëve, por ka shqetësime në se këto mjete do të përdoren në mënyrë të plotëvlefshme – shkruan gazeta “Sega”, duke cituar intervistën e dhënë Radios Kombëtare Bullgare nga komisionarja evropiane për bashkëpunimin ndërkombëtar, ndihmën humanitare dhe reagimet në rast krizave, bullgarja Kristalina Gjeorgieva. Sipas gazetës, kriza me refugjatët ecën drejt katastrofës, pushtetarët sorollaten, kurse në vendbanime të ndryshme shpërthejnë protesta kundër planeve, reale apo të imagjinuara, për hapjen e qendrave të migracionit. Lidhur me temën, gazeta “Duma” boton një reportazh nga protesta e banorëve të qytetit Kazanllëk, të cilët e mbyllën për një orë Grykën “Shipka” për shkak të planeve të shtetit ta hapë një qendër për akomodimin e refugjatëve në qytetin e tyre.
Në një intervistë dhënë gazetës “Novinar “ shefja e Zyrës për Refugjatët dhe Migracionin pranë Kryqit të Kuq Bullgar Mariana Stojanova thotë, se për dy të treta prej refugjatëve sirianë Bullgaria është vetëm një vend transit në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.
***
Gazeta “Kapital Daily” citon intervistën e profesorit amerikan Stiv Hanke dhënë Radios Kombëtare Bullgare, i cili vlerëson negativisht situatën në Bullgari. Sipas tij klasa politike në vend është pothuaj kriminale, kurse Sofja është një prej kryeqyteteve prijëse të korrupsionit në botë. Sipas zotit Hanke indeksi i varfërisë pas shkatërrimit ekonomik në vitin 1997 keqësohet çdo herë kur në pushtet vijnë qeveri socialiste. Edhe kjo qeveri nuk është më e ndryshme, prognoza e saj për rritje ekonomike prej 1.9 për qind në vitin 2014 nuk është reale – pohon profesori amerikan. Sipas tij e vetmja gjë pozitive, që e ka Bullgaria janë bordi valutor dhe taksa e sheshtë, gjithçka tjetër është negative.
***
Për 11 vjetet e ekzistencës së tyre fondet e pensioneve, prej të cilëve pritet t’u sigurojnë pensione më të larta shtetasve të lindur pas vitit 1959, kanë grumbulluar më shumë para nga taksa dhe zbritje të ndryshme, se sa nga investimet e sigurimeve. Kjo u bë e qartë nga raportet llogaridhënëse të fondeve të prezantuara në Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare – informon në faqen e parë gazeta “Sega” Të ardhurat bruto të fondeve janë mbi 2,3 miliardë euro. Gazeta “Trud” e plotëson temën me informacionin, se aktualisht kursimet në fondet private janë më të leverdishme sesa depozitat në bankat. Gazeta “24 orë” shkruan, se interesi i kredive tashmë është në nivelet përpara krizës, por me gjithë këtë numri i huamarrësve nuk është rritur. Bankierët prognozojnë, se interesi do të vazhdojë të ulet.
***
Firmat offshore nuk do të kenë të drejtën e pjesëmarrjes në prokurimet publike. Kështu mbi 1400 firmave bullgare, të regjistruara në Panama, Ishujt Sejshell e në vende të tjera ekzotike do të privohen nga kjo e drejtë – shkruan gazeta “Presa”, duke shtuar, se ky tekst është shkruar në projektligjin e depozituar në Kuvendin popullor. Firmat me aksionarë anonimë do të humbasin dhe shumë mundësi të tjera për pjesëmarrje në jetën ekonomike të vendit. Dyert për to do të hapen vetëm po të shpallin emrat e pronarëve të tyre realë – shkruan “Presa”.
***
Nga faqja e parë e gazetës “Trud” mësojmë, se sipas të dhënave të Dhomës së Përmbarimit, në Bullgari ka mbi 400 mijë borxhlinj të keq, d.m.th. se nuk i shlyejnë borxhet. Bëhet e ditur gjithashtu, se prej 7 vjetëve e këtej, qëkur mbledhja e borxheve bëhet nga firma private, sivjet përmbarimi në Bullgari ka më pak çështje për të zgjidhur.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-11-05 7.35.MD

National Geographic do ta paraqesë Bullgarinë si një destinacion tërheqës

Në kuadër të pjesëmarrjes së Bullgarisë në World Travel Market në Londër, Ministria e Turizmit dhe National Geographic shpallën një fushatë të përbashkët reklamuese me qëllim paraqitjen e vendit tonë si një destinacion tërheqës për turizmin e verërave, të..

botuar më 24-11-05 6.16.MD
Ivelin Mihajllov nga partia

Këshilli Publik i KQZ-së: Për herë të parë një parti del jashtë parlamentit për 21 vota

Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999% (partia "Veliçie") për shkak të mungesës së 21 votave. Kështu thuhet në një qëndrim të Këshillit..

botuar më 24-11-05 5.43.MD