Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristina Hinova: “Në skenë duhet të mendosh vetëm për muzikën”

Foto: haskovo.info
Nuk janë pak violinistët e rinj bullgarë që kanë zgjedhur të vazhdojnë arsimin e vet në institutet më prestigjioze muzikore nëpër botë. Të talentuar dhe me ambicie, ata janë prova e gjallë, se muzikantët bullgarë janë ndër më të mirët në botë. Një prej këtyre muzikantëve është violinistja Kristina Hinova. Ajo ka lindur në vitin 1990 në Sofje.

“Jam rritur në një familje, në të cilën të gjithë ishin muzikantë – tregon Krisrina. – Nënën e kam voliste në Filarmoninë e Sofjes, babai im është violinist, motra i bie violonçelit. Është krejt e natyrshme edhe unë ta zgjedh këtë rrugë dhe violinën. Në Shkollën e mesme Muzikore më parë isha në klasën e pedagoges Ekaterina Dramalieva, kurse pas klasës së shtatë vazhdova në klasën e profesor Angel Stankov, të cilit i jam shumë mirënjohëse për karrierën time muzikore.”

Debutin e saj në skenën Kristina Hinova e bëri qysh shtatë vjeçare në Sallën “Bullgaria” nën drejtimin e dirigjentit Angel Stankov. “Një prej gjërave më të çmuara që kam mësuar prej tij është se kur je në skenën duhet të mendosh vetëm për muzikën” – tha violinistja. Ajo ka qenë soliste e Filarmonive të Sofjes, Varnës dhe Burgasit, e Ansamblit të Muzikës së Dhomës “Solistët e Sofjes”. Është laureat i konkurseve “Virtuozë të rinj” dhe “Nedjallka Simeonova” që organizohen në Bullgari dhe i konkursit “Xhorxhe Enesku” në Rumani.

Gjatë kësaj vere Kristina mori pjesë në Festivalin “Orfeu në Vjenë”, ku pati mundësi të punojë me njërin prej violinistëve më në zë nga e kaluara e afërt Erih Grynberg. Prej tre vjetëve Kristina jeton në Austri, ku ndjek studimet në Konservatorin e Vjenës.

Në vitin 2005 Kristina Hinova fitoi të drejtën t’i bjerë violinës së violinistit të njohur bullgar Vasko Vasilev, e cila është kopje e një violine të markës “Guarneri” dhe është pronë e Fondit “13 shekuj Bullgaria”: “Pikërisht u ktheva nga Konkursi “Panço Vladigerov” në qytetin Shumen dhe rastësisht mësova për këtë mundësi – tregon Kristina Hinova. – Në këtë konkurs morën pjesë fëmijë nga tërë vendi, dhe kur i shpallën rezultatet isha shumë e lumtur. Pata kënaqësinë t’i bija kësaj violine katër vjet. Kjo ishte një mundësi e mrekullueshme, e ofruar nga Vasko Vasilevi dhe nga drejtorja e Shkollës Muzikore, Milka Miteva. Tani nuk e di kush i bie kësaj violine, por jam e sigurt se ajo është në duar të talentuar!”

Me hapjen e sezonit të ri muzikor dhe e vitit shkollor Kristina është përballë sfidave të reja. Ndër to është pjesëmarrja e saj në një turne me solistë të Orkestrës Ndërkombëtare të Rinisë “Gustav Maler” në disa qytete gjermane. Pastaj, bashkë me Orkestrën Akademike “Orfeus” të Universitetit të ri Bullgar planifikojnë koncerte me rastin e Krishtlindjeve në Sofje, Plovdiv dhe Varna. ekzekutim të Kristina Hinovës – “Mazurka” të Antonin Dvorzhakut.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD