Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temat e shtypit të sotëm

Deputetët hodhën poshtë votën e dytë të mosbesimit ndaj kabinetit të Pllamen Oresharskit që votë mosbesimi e kërkoi partia GERB për dështim në fushën e politikës regjionale, shkruan gazeta “24 orë”. Të njëjtën temë e shqyrton po ashtu dhe gazeta “Trud”, duke sqaruar se pushtetarët parashikojnë se Parlamenti të zhvillojë mbledhje të jashtëzakonshme çdo të martë, duke miratuar ligje të rëndësishme, siç janë buxheti i 2014-ës, pako prej ligjeve të taksave, Kodi Zgjedhor. Pjesa dërmuese e shtypit të sotëm nuk i kushton vëmendje votës së mosbesimit. Në faqet e para lexohet se si pasi qeveria u shpëtua, kryeministri jep autograf mbi bluzën e një adhuruesi të tij që bluzë e ka anën e përparme me fytyrën e buzëqeshur të Pllamen Oresharskit, ndërsa në anën e prapme duket fytyra e shqetësuar e Bojko Borisovit.
***
Gazeta “Sega” shkruan: “E majta rivendos demokracinë, duke rikthyer pirjen e duhanit në lokale”. “Lobistët e rikthimit të pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura, pra ata nga Partia Socialiste Bullgare, nxorën argumente absurde për të ndryshuar Ligjin e Shëndetësisë. Ndryshimet synojnë që bullgarët “të jetojnë në një shtet demokratik dhe me të drejtë vote të ndihen qytetarë të këtij shteti”, citohet një deputet i Partisë Socialiste Bullgare, i cili propozoi këtë projektligj. Lidhur me këtë temë gazeta “Trud” botoi një kolazh fotoje me imazhet e politikanëve nga të gjitha grupet parlamentare me titull “Cili është gripi parlamentar i nikotinës”?
***
Kryetari i bashkisë Harmanli kërkoi leje për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të refugjatëve në qarkun e Haskovos. Sipas tij bashkitë duhet të kenë të drejtë ta shpallin atë, njofton gazeta e së majtës “Duma”. Me titull “Refugjat për 1500 euro” gazeta “Standard” shkruan në faqen e parë se kanë dalë mashtrues, të cilët u kërkojnë refugjatëve 1500 euro për të rregulluar statusin e tyre që është një dukuri e poshtër në sfondin e kushteve të vendosjes, përgjithëson gazeta. Partia Socialiste Bullgare bëri edhe një kërkesë tjetër ndaj presidentit Rosen Plevneliev që të thërritet Këshilli Konsultativ i Sigurisë Kombëtare në lidhje me thellimin e krizës me refugjatët sirianë në vend, njofton gazeta “Novinar”.
***
Gazeta “24 orë” ndjek në detaje Forumin euro-ballkanik “Drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit” që forum është duke u mbajtur në Sofje. Ekonomia e vendeve të Ballkanit fillon të rimëkëmbet dalëngadalë nga kriza. Pritet që PBB-ja e vendeve nga regjioni të arrijë 1-2% për vitin 2013-ën. Këtë e parashikoi Xhoan Houi nga “The Economist Intelligence Unit”. “Ishin prezentë në dy modele ekonomike të cilat u shkatërruan brenda 20 vitesh, pra modeli i ekonomive të centralizuara në sistemet socialiste dhe modeli i ekonomive të parregulluara të tipit Wall Street. Bullgaria përjetoi edhe të dyja krizat, simbolet e të cilave ishin rrënimi i Murit të Berlinit dhe i bankës amerikane “Lehman Brothers”. Këto ishin fjalët e kryeministrit Pllamen Oresharski gjatë çeljes së Forumit euro-ballkanik, citon gazeta. Sipas ekonomistit Georgi Ganev, anëtar i Këshillit të Qytetarëve pranë Bllokut të Reformatorëve, cituar nga “Kapital Daily”: “Qeveria po shkon drejt dështimit për sa i përket mbledhjes së të ardhurave. Ne dyshojmë se paratë rrjedhin përmes kanaleve të kontrabandës, të lidhura me mafinë dhe oligarkinë, si dhe me Partinë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë”, thotë ekonomisti i së djathtës.
***
Gazeta “24 orë” ia ka kushtuar një faqe të plotë intervistës me drejtorin e përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare, Radosllav Jnakullov, ku ai parashtron idetë për financimin, vizionin e zërit dhe përmbajtjes të medias. “Në Radion Kombëtare Bullgare dëgjohen shumë zëra, do t’i pakësoj ato”, deklaron z. Jankullov. Ai parashtron po ashtu dhe pyetjen “Pse buxheti i mediave shtetërore nuk bën pjesë në përqindjen e PBB-së? Atëherë do të ketë rregulla të qarta për financimin e medias”. Z. Jankullov, i cili e zuri postin e drejtorit të përgjithshëm gjatë së verës dinamike, dhe duke ia bërë këtë pyetje, u përgjigj se nuk është e lehtë të jesh drejtor i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, por është një punë e denjë. Ai hodhi poshtë pohimet se ndaj tij është ushtruar presion politik.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shtatorin

Të enjten do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Jugperëndimore dhe vende-vende në rajonet verilindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9° në perëndim deri në 15°..

botuar më 24-09-18 7.40.MD

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në Jemen në përpjekje për të kontaktuar bullgarët e rrëmbyer nga Galaxy Leader

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija Galaxy Leader me bullgarët e rrëmbyer nga hutët - kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmësi i lartë..

botuar më 24-09-18 6.03.MD
Aleksandër Nikolloski

Reagime të ashpra në Bullgari pasi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i quajti bullgarët "të paqytetëruar"

BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me komentet e zëvendëskryeministrit Aleksandër Nikolloski. Në një intervistë televizive, ai i quajti..

botuar më 24-09-18 5.08.MD