Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Integrimi social i fëmijëve dhe të rinjve që jetojnë në institucionet për fëmijë

Foto: starofhopebg.com
Një prej problemeve më serioze për të rinjtë që ikin nga institucionet për fëmijë të privuar nga kujdes prindëror është integrimi social. Prandaj përfaqësuesit e Fondacionit “Ylli i shpresës” i ka vënë vetes qëllimin t’i ndihmojnë, se të gjejnë ata vendin e tyre në jetë. Fondacioni ka një përvojë tashmë 14 vjeçare në këtë veprimtari. Përfaqësuesit e Fondacionit dhe vullnetarët e tij nisin punën me fëmijët qysh kur ata janë vendosur në institucionet, dhe pas si këta të rinj dalin nga këto institucione u sigurojnë atyre të ashtuquajturat “banesa të mbrojtura”, ku vajzat dhe djemtë, tashmë në moshë madhore mësohen të jetojnë me vete.

Emilia Manolova
“Kur në vitin 1999 Fondacioni ynë filloi veprimtarinë e tij ishte rreth Festës së Krishtlindjeve – tregon Emilia Manolova, themeluese dhe drejtore e Fondacionit. – Dhe mbasi e dimë se kur Krishti ka lindur mbi qiellin ka dalë një yll, vendosa ta quaj këtë fondacion “Ylli i shpresës”. Të rinjtë që i ndihmojmë janë fatzi. Ata kanë nevojë për vëmendje, dashuri dhe kujdes, sepse të afërmit e tyre i kanë braktisur. Mirë, se ka edhe njerëz të tjerë në shoqërinë tonë që dëshirojnë t’i ndihmojnë.”
Fondacioni “Ylli i shpresës” u ofron vajzave dhe djemve që dalin nga jetimoret dy banesa të mbrojtura, ku ata mund të mbeten në vazhdim të dy vjetëve, deri sa të mësohen të jetojnë me vete.

“Punën me ta e fillojmë me një ekip – një punonjës social, një pedagog, dhe kur ka nevojë dhe me logoped – nënvizon Emilia Manolova. – Kemi mësime për formimin e aftësive socialo-jetike, për disiplinë në punë dhe për punësim. Sepse po ti mbulojmë të gjitha shpenzimet e tyre, kur janë në banesat e mbrojtura, ne nuk mund ti mësojmë si të jetojnë në mënyrë të pavarur. Prandaj punonjësi social i ndihmon aktivisht në kërkimin dhe gjetjen e punës, gjithashtu dhe për disiplinë në punë, sepse disa prej tyre kanë përfytyrime jo reale për jetën dhe mendojnë, se që nga dita e parë do të marrin rroga të larta, se mund të mos shkojnë çdo ditë në punë. Prandaj, një prej funksioneve të shumta të punonjësit social është ti konsultojnë të rinjtë tanë për formimin e disiplinës në punë. Një problem tjetër është kualifikimi i ulët profesional i këtyre të rinjve. Sepse pa diplomë të arsimit të mesëm vështirë mund të gjesh punë. Nga ana tjetër kemi raste të sjelljes jo korrekte nga ana e punëdhënësit. Për shembull, kontrata e punës parashikon 8 orë punë për ditë, kurse punëdhënësi i detyron të punojnë nga 10-12 orë, pa pagim suplementar. Në raste të tilla punonjësi ynë social takohet dhe bisedon me punëdhënësin qe të mos shkelen të drejtat e këtyre të rinjve.”

Në Fondacionin “Ylli i shpresës” punojnë dhe shumë vullnetarë, si nga vendi ashtu dhe nga jashtë. Disa prej tyre dhurojnë mjete, të tjerët ndihmojnë me punë dhe ndajnë nga koha e tyre të lirë për të komunikuar me njerëzit e rinj.
“Fëmijët janë etur për sjellje të mirë, për kujdes dhe vëmendje ndaj tyre – thotë Emilia Manolova. – Kanë nevojë si për ndihmë emocionale, ashtu dhe për ndihmë mjekësore, sidomos për fëmijët me sëmundje kronike. Çdo ditë duhet të zgjidhim probleme nga më të ndryshmet. Dhe kur kthehem e lodhur në shtëpi, ndjej dhe një kënaqësi të madhe, sepse e di, se bashkë me ekipin tonë gjatë ditës i kemi ndihmuar ata njerëz të rinj, të cilët s’kanë kush tjetër ti ndihmojë. Kënaqësia më e madhe për ne është kur shohim gëzim në sytë e tyre.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD