Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reforma e pensioneve – një hap përpara ose një mbrapa

Foto: BGNES
“A do të bëhem shpejt pensionist apo jo”, këtë e pyesin veten gjatë viteve të fundit bullgarët në një moshë përpara pensionit. Të jesh kandidat-pensionist në Bullgari sot nuk është gjëja më e këndshme. Më të paktën sepse ndryshimet e vazhdueshme në sistemin e pensionimit nuk japin mundësi të bëhen plane se kur njeriu mund të dalë në një pushim të merituar. Jo se këtë e duan shumica e pensionistëve të ardhshëm, me qenë se pensionet e vogla në Bullgari nuk janë një perspektivë shumë e gëzueshme. Por ligjet e jetës janë të palodhshme.

Hapat e fundit i bëri kabineti Oresharski, i cili po bëhet gati të frenojë një pjesë nga ndryshimet e bëra nga qeveritarët e mëparshëm nga partia GERB. Argumentet janë se, në këtë mënyrë do të ndikohet mbi papunësinë serioze në vend (për vitin 2012 ajo është 13 në njëqind). Sepse bullgarët do të fillojnë të marrin pensione më të larta për një kohë më të gjatë dhe ashtu do të harxhohet më shpejt deficiti në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Prej shumë kohe kjo mungesë plotësohet nga buxheti republikan. Në fakt në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për pensione janë pothuajse 87 për qind nga të gjitha shpenzimet. Nga fundi i vitit të kaluar pensionistët bullgarë kanë qenë 2 milionë e 208 mijë veta nga një popullsi 7,5 milionëshe të vendit. Pensioni mesatar gjatë vitit të kaluar është 271 leva (136 euro).

Në fund të vitit 2011 qeveria e partisë GERB zbatoi rekomandimet e Komisionit Evropian (duke pasur parasysh popullsinë që po plaket shpejt) dhe Parlamenti shpejt e shpejt votoi moshën dhe stazhin e shtuar për dalje në pension. “Do të punohet më gjatë, por dhe pensionet do të fillojnë të rriten”, përgjigjeshin qeveritarët. Shpresat ishin, se kështu shpejt do të fillojë të shkrihet deficiti i madh në sistemin e sigurimeve shoqërore. Ndryshimet parashikonin që stazhi për pensionim në kategorinë e tretë më masive, të shtohet që nga viti 2012 me nga 4 muaj në vit. Dhe kështu – deri në vitin 2021, kur do të arrijë 37 vjet për gratë dhe 40 vjet për burrat. Po kështu me 4 muaj në vit filloi të shtohet dhe mosha deri në arritjen e 63 viteve për gratë dhe 65 – për burrat. Shtimi preku dhe ata të cilët punojnë në kushte të rënda në kategorinë e parë dhe të dytë të punës.

Sot vlerësimi i këtyre ndryshimeve të bëra shpejt e shpejt, pa një debat të gjerë dhe ndryshime të argumentuara seriozisht është se ato kanë çuar deri në mezi 35 milionë leva (rreth 18 milionë euro) ekonomi në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që vijnë nga pensionimi i shtyrë të rreth 20 mijë vetave, të cilët nuk kanë kryer kushtet. “Gropa” në buxhetin e Institutit mbetet. Kabineti i Oresharskit pohon se, gjatë 13 vjetët e fundit mosha dhe stazhi për pensionim janë shtuar në mënyrë kaotike. Kurse kjo është një ngarkesë mjaft e madhe për një brez. Sipas tyre, duke pasur parasysh krizën mjaft të rëndë demografike në Bullgari, rritja e moshës për pensionim nuk ka alternativë, ajo do të rritet, por dalëngadalë. Por rritja duhet të bëhet, kur mosha lidhet me vazhdueshmërinë e jetës. Kështu në të ardhme jo gjithmonë zgjidhet çështja me sa të rritet kjo moshë.

Çfarë propozon qeveria e sotme? Variantet janë dy. Njëri – gjatë vitit 2014 të ngrihet vetëm rritja e moshës, tjetri – të ndalohet rritje e stazhit dhe moshës për pensionim. Kërkohet variant, i cili të jetë i pranueshëm si nga ana shoqërore, ashtu edhe nga ajo financiare, thotë ministri social Hasan Ademov. “Propozimi për një ngrirje të përkohshme të dy parametrave gjatë vitit të ardhshëm jep mundësi të dalin në pension pothuajse 14 mijë veta”, ve në dukje akoma ai. Rënia e tavanit të pensioneve është momenti tjetër i diskutueshëm në ndryshimet e propozuara. Por si do të ndikojë kjo mbi buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore? A të hiqet tavani vetëm për pensionet e sapo lëshuara ose për të gjithë ata, të cilët gjatë viteve kanë futur një kuotë maksimale siguruese, kjo është çështja. Peshorja anon drejt shtimit të të ardhurave maksimale siguruese deri më 2400 leva (1200 euro), si pasojë të së cilës tavani i pensioneve do të arrijë 840 leva (420 euro) në vend të tanishmet 770 leva (385 euro). Tani për tani heqja e tavanit nuk parashikohet. Në këto kushte mbi 15 mijë pensionistë do të mund të marrin pensionet e veta reale. Por mbeten 35 mijë të tjerë, pensionet e të cilëve do të përshtaten me atë maksimal, pavarësisht nga kuotat e larta të sigurimeve.

Oponentët e këtyre ndryshimeve nuk janë pak. Në studion e televizionit bTV profesoresha Hristina Vuçeva, ish ministre e financave në qeverinë teknike të Reneta Inxhovës gjatë viteve 90, rikujtoi se vite të tëra me radhë në vend të parë janë vënë çështjet për pakësimin e shpenzimeve dhe të deficitit në sistemin e sigurimeve shoqërore. Sipas saj, tani gjërat kthehen – qeveritarët flasin për rritjen e përqindjes së deficitit. Znj. Vuçeva vlerëson si krejtësisht joracionale ndryshimet në sistemin e pensionimit, lidhur me ngrirjen e moshës për pensionim, që sipas saj mund ta kërcënojë kurrizën e pagimeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Sipas ekspertëve të tjerë premtimet për ngrirjen e moshës gjatë vitit të ardhshëm me qëllim pakësimin më tepër të papunësisë rinore, është një argument i paqëndrueshëm dhe nuk do të çojë deri në rezultate të mëdha. Kjo është lidhur para së gjithësh me premtimet paraelektorale të Partisë Socialiste Bullgare. Në fakt, nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari këmbëngulin që gjatë vitit të ardhshëm të ardhurat siguruese të shtohen akoma – deri më 2500 leva, kurse kuotat e sigurimit të punonjësve të shtohen edhe me 1 për qind. Nëse nga ndryshimet e propozuara do të ketë efekt, do të shikohet pas rreth një viti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD