Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liria e medias, rasti i Bullgarisë

Ambasadori gjerman në Sofje Matias Hjopfner: “Mosfunksionimi i mediave dobëson demokracinë e një shoqërie.”
Foto: BGNES
Liria e medias në Bullgari ka qenë subjekt i analizave të shumta gjatë viteve të fundit. Shkaku formal shpesh është lëvizja më poshtë e Bullgarisë në klasifikimet e organizatave ndërkombëtare. Sipas të dhënave të “Reporterëve pa Kufij” Bullgaria ka zbritur nga vendi i 35 gjatë vitit 2007, kur u bë anëtare e Bashkimit Evropian, deri në vendin e tanishëm 87 nga përgjithësisht 179 shtete në botë. “Freedom House” e vlerëson lirinë e mediave në Bullgari si të “pjesshme”, kurse sipas “Asociacionit të Gazetarëve Evropianë” çdo një gazetari të tretë në vend i nënshtrohet auto censurës në punën e vet. Të dhënat shqetësuese, por dhe proceset aktuale të përgjithshme politike në vend u bënë shkak për Fondacionin gjerman “Konrad Adenauer” të organizojë bashkërisht me PanEvropën-Bullgaria një konferencë me temë “Liria dhe shumëllojshmëria e mediave – ku është Bullgaria?”

Mjedisi i mediave është me një rëndësi vendimtare për demokracinë. Në shtetet e zhvilluara demokratike ky është një postulat i patundshëm. Sipas ambasadorit gjerman në Sofje Matias Hjopfner përqendrimi i mediave në struktura të njëjta oligarkike dhe jo transparenca e pronësisë së tyre kërcënojnë demokracinë në Bullgari:
“Mediat janë eliksiri i jetës së demokracisë moderne – është kategorik ambasadori Hjopfner. – Sot ne gjithnjë e më shpesh flasim për një demokraci të mediave. Në qoftë se prezantimi i proceseve politike përmes mediave funksionon, atëherë bile dhe një sistem i varur oligarkik politik mund të demokratizohet. Por dhe e kundërta është e vlefshme – mosfunksionimi i mediave dobëson demokracinë e një shoqërie dhe e kthen demokracinë në fasadë.”

Ambasadori Hjopfner përpara pak kohe shkaktoi kritikën e qeverisë bullgare pas një letre të hapur pa precedent bashkë me ambasadorin francez Filip Otie, i cili ndërkohë u largua nga vendi. Të dy diplomatët e lartë u bënë thirrje qeveritarëve bullgarë të dëgjojnë kërkesat e protestuesve për një moral të ri në politikë, si dhe të heqin dorë nga modeli oligarkik i qeverisjes në Bullgari. Në lidhje me këtë ambasadori gjerman nënvizoi rëndësinë e lirisë së mediave për zhvillimin e shoqërisë civile në Bullgari:
“Gjendja aktuale e mjedisit të mediave në Bullgari fare nuk është e këndshme, por në fundin e tunelit ka dritë – pohon ambasadori Hjopfner. – Proceset nga muajt e fundit janë shenjë për shoqërinë civile e cila po zgjohet në Bullgari. Liria e mediave dhe shumëllojshmëria e tyre janë vlerat bazë në Bashkimin Evropian. Kurse shoqëria aktive civile është lidhur ngushtë me ekzistencën e mediave të lira dhe të pavarura.”

Në prezantimin e protestave në Bullgari, që filluan akoma gjatë dimrit, kryetari i Këshillit të Mediave Elektronike doc. Georgi Llozanov shikon një nismë pozitive: “Deri përpara dimrit protestat sikurse ishin një markë e ruajtur e mediave të reja, të internetit – aty prezantoheshin, aty përjetoheshin. Që nga dimri mediat tradicionale filluan ta transmetojnë këtë energji civile, e cila u ngrit nga sheshet qendrore. Kjo e ndryshon mjedisin e mediave dhe nuk ka lidhje me vlerësimin e vetë protestave.”

Një vlerësim indirekt të protestave dhe prezantimit të tyre në mediat dha Kristian Shpar, drejtor i programit për mediat të Fondacionit “Konrad Adenauer”: “Unë jam i bindur se njerëzit dolën në rrugë të motivuar nga dëshira e vet për drejtësi, për norma të pranuara të sjelljes në shoqëri. Në këtë lidhje, e kundërta e pritjeve për një presion politik, pikërisht mediat shtetërore Televizioni Kombëtar Bullgar dhe Radioja Kombëtare Bullgare reaguan në mënyrë adekuate mbi këto procese dhe lejuan edhe njerëz të cilët mendojnë ndryshe në eterin e vet, derisa prezantimi në mediat e tjera mbeti i polarizuar.”

Pjesëmarrësit në diskutimin shumë herë me radhë e vunë aksentin mbi pronësinë e mediave në Bullgari. Sipas docentit Llozanov ajo është vetëm një nga karakteristikat për transparencë. Një karakteristikë tjetër e rëndësishme është deklarimi i orientimit politik: “Në Bullgari akoma ruhemi nga kjo, në kjo na duket sprapsje nga liria e fjalës. Por do të vijë moment, kur deklarimi i orientimit politik paraprakisht dhe respektimi i këtij orientimi do të fillojë të pranohet si formë të lirisë së të shprehurit.”

Një problem tjetër bazë për mjedisin e mediave në Bullgari është vërtetësia e informacionit. “Reporterë pa Kufij” shumë herë me radhë kanë saktësuar përmes analizave dhe anketave të veta, se pikërisht ajo është në themel të pretendimeve të mediave të jenë pushteti i katërt në shoqëri dhe të ushtrojnë kontroll mbi politikanët”, nënvizoi Kristian Mir, i cili që nga viti 2012 e drejton organizatën joqeveritare në Gjermani: “Gazetaria e pavarur në të gjithë Evropën Juglindore i është nënshtruar presionit nga ana e politikanëve si dhe të rretheve ekonomike. Prandaj ne mendojmë se, në qoftë se politikanët, si dhe pronarët e mediave dhe vetë gazetarët duhet të gjejnë forca të bashkohen rreth parimeve bazë demokratike për transparencë dhe vetrregullim të mediave, që është me një rëndësi të madhe për vërtetësinë e tyre.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Vesella Vlladkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD