Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta regjisori i njohur Rangell Vëllçanov

Prehu në paqe, Maestro!
Foto: BGNES
Përpara se të mbush 85 vjeç, u nda nga jeta mjeshtri i njohur i kinemasë bullgare Rangell Vëllçanov. Ai është regjisor i 20 filmave, është skenarist i 8 prej tyre, ka luajtur në disa folma, si dhe në skenën teatrale. U zgjodh regjisor numër një i filmave bullgare gjatë shekullit të XX-të. Ishte anëtar Akademisë Kinematografike Evropiane dhe mbajtës i shumë dekoratave bullgare dhe ndërkombëtare.

Kujtohem për një natë të pazakonshme nga vera e vitit 2006 në Kinostudion “Bojana”. Ajo shënonte 20 vjetorin e filmit “Po tani ku?”. Në të në kohë regjisori mblodhi 26 studentë nga Akademia Kombëtare për Art Teatral dhe Kinematografik. Xhirimi deri në një shkallë të madhe zhvillohet mbi improvizimin. Regjisori punonte bashkë me aktorët fillestarë mbi skenarin e filmit. “Kjo ishte hyrja ime në kinema – tregon në intervistë për Radio Bullgarinë Stefan Kitanov, sot drejtor i Sofja Film Fest. – Të punosh me Rangell Vëllçanovin ishte shumë emociononte, ai krijoi një atmosferë të shkëlqyer. Të gjithë ishim si të magjepsur. Ky është një nga momentet më të pastra, të cilat gjenerata jonë e kujton.” Atëherë, gjatë vitit 2006 në studion “Bojana” filluan xhirimet e vazhdimit të filmit – “Po tani ku?”, me të njëjtin ekip. Qëllimi – të shikohet se çfarë ka ndodhur me studentët e dikurshëm. Një nismë interesante dhe e rëndësishme për historinë e kinemasë, por dhe për shoqërinë tonë.

Një krijues jostandard dhe origjinal, Rangell Vëllçanov eksperimenton me imagjinatë dhe zhvillim në filmat e vet. Në “Këpucët lustra të ushtarit të panjohur” për shembull, i xhiruar përmes syve të një fëmije 7 vjeçare ai na shpie nëpër fshatin e dikurshëm bullgar, me traditat e tij dhe me ritet deri te... Pallati i Buckingham-it. Film, në të cilin gërshetohen përralla dhe ndjenja për humor, heronjtë e të cilit janë nga Bullgaria klasike fshatare dhe vulosen në vetëdijen tonë.

Një nga rolet më të qarta në skenën teatrale të Rangell Vëllçanovit ishte në monospektaklin e tij “Llazarica” në bazë të tekstit të klasikut të letërsisë bullgare Jordan Radiçkov. Tanimë jo shumë i ri, por me një energji të madhe Rangjell Vëllçanov u mishërua në fshatar, i cili ka vendosur të shtijë dhe të vrasë qenin e vet, duke menduar se ai është i tërbuar. Dhe i cili në bazë të rrethanave, kthehet në një peng të kafshës, i hipur në një pemë. Dhe nga kjo pemë, duke lëvizur nëpër degët, ai e mbulonte me akuza dhe mallkime, ose dhe i rikujtonte kohërat e mira të vjetra... Një natyrë e papërsosur njerëzore...

Gjatë viteve të fundit shëndeti i tij ishte keqësuar mjaftë. Pavarësisht nga kjo, Maestro ka shkruar 3 libra. Titulli i njërit prej tyre është “Të gjithë do të vdesim, por tani – Gëzuar!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Venata Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD