Kori i Muzikës së Dhomës “Profesor Gjeorgi Robev” është krijuar në vitin 2003 në Sofje nga Neli Trosheva dhe mban emrin e dirigjentit në zë bullgar profesor Gjeorgji Robev. Sivjet kori mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Firence të Italisë, ku në konkurrim me 19 kore nga 17 vende fitoi medaljen e argjende. Hollësi na tregon dirigjentja e korit Neli Trosheva. “Repertorin tonë për këtë festival e përgatisnim tërë vitin. Morëm pjesë dhe në konkursin që u zhvillua në kuadrin e këtij aktiviteti dhe në të fituam medalje të argjende. U paraqitëm para publikut shumëkombësh të festivalit me një këngë të sotme korale bullgare. Interpretuam dhe vepra të kompozitorit dhe dirigjentit të talentuar Gjeorgi Petkov si dhe vepra të klasikëve tanë Petko Stajnov, Dobri Hristov dhe Filip Kutev. Posaçërisht për konkursin kishim përgatitur dhe vepra nga Renesansi italian dhe nga klasikja botërore. Koncertet tona ishin në katedralet e bukura të Firences, kurse koncerti i mbylljes u mbajt në kishën e mrekullueshme “Santa Croce”. Ne ishim i vetmi kor nga Bullgaria në këtë festival, në të cilin morën pjesë formacione nga katër kontinente. Morëm dhe shumë ftesa për pjesëmarrje në forume ndërkombëtare në Sankt Peterburg të Rusisë dhe Kejptaun të Republikës të Afrikës së Jugut.”
Në nëntor Kori “Profesor Gjeorgi Robev” do të kremtojë ditëlindjen e tij të 10 me një koncert solemn.
© Foto: arkiv
Gjatë kësaj vere baleti i Operës së Sofjes bëri turneun e tij të parë në Britaninë e Madhe me spektaklet “Liqeni i mjellmave”, “Zhizel” dhe “Don Kishot”. Publiku dhe kritika britanike pritën me interes shumë të madh shfaqjet e baletit bullgar. Prima balerina Marta Petkova rrëfen: “Bëmë një turne të mrekullueshme në Britaninë e Madhe – një muaj, me një program shumë të ngarkuar. Dhamë 34 spektakle dhe sipas meje u prezantuam shumë mirë. Sallat ishin plot e përplot, publiku na priste dhe na përcillte me duartrokitje dhe brohoritje. Jam e lumtur se mora pjesë në këtë gastrol.”
Për herë të parë trupa e Operës së Sofjes mori pjesë në Festivalin që organizohet në vendin historik Filipi në Greqi. Artistët prezantuan operën “Don Karlos” të Verdit, të vënë në skenë nga regjisori akademik Plamen Kartalov. Ai tha se prej kohe ka ëndërruar të marrë pjesë në këtë festival: “Ëndrra ime u realizua, me gjithë se me përpjekje të mëdha arritëm ta bindim administratën e qytetit Kavalla të prezantojmë një shfaqje operistike, sepse në traditën 56 vjeçare të këtij festivali luhen vetëm drama antike. Por opera është krijuar si një provë për ringjalljen e dramës antike greke, kështu qe është “motra e saj”. Pas prezantimit tonë, në një takim me gazetarë në Bashkinë e Kavallës dëgjuam komente, se festivali tashmë nuk mund të ekzistojë pa shfaqje operistike.”
Kurse për kritikun muzikor grek Theodoros Theodoridis spektakli i bullgarëve është “një kulm i veçantë në biografinë 56 vjeçare të Festivalit në Filipi”. Ai beson sinqerisht se bashkëpunimi midis organizatorëve të festivalit dhe Operës së Sofjes do të vazhdojë.
© Foto: sonyayoncheva.com
Prej kohe sopranoja bullgare Sonja Jonçeva ka bërë një karrierë të suksesshme. Më 10 shtator ajo debutoi me sukses në skenën e Operës “Bastijë” të Parisit në rolin e Luçia di Lamermur në operën me të njëjtin emër të Donicetit. Mjeshtëria e të kënduarit dhe talenti i saj artistik i bënë një përshtypje shumë të mirë publikut ekzigjent francez. Sfida tjetër për bullgaren është turneu me oratorin e Hendelit “Acis, Galatea dhe Polifem”. Në tetor Sonja Jonçeva do të këndojë në rolin e Acisit në koncertet në Austri, Francë dhe SHBA, kurse në fund të vitit 2013 do të ketë shtatë pjesëmarrje në spektaklin e operës “Hamlet” të Ambroaz Thomait në skenën e teatrit La Monnaie në Bruksel.
© Foto: arkiv personal
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..