Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fuqia është në vetvete” – psikologë të rinj nga shtatë shtete evropiane në ndihmë të të rinjve nevojtarë

Pjesëmarrësit e projektit
Foto: Архив
28 të rinj nga shtatë shtete evropiane kaluan një trajnim në qytetin malor Bansko me qëllim dhënien e ndihmës të rinjve nevojtarë. Synimi është stimulimi i aktivitetit të tyre civil dhe socializmi i tyre në shoqëri. “Fuqia në vetvete – një njohje inovative për integrimin social” është një projekt i Shoqërisë së Psikologëve të Rinj në Bullgari “4 prilli”, financuar në kuadrin e programit evropian “Rinia në Veprim”. Partnerët e projektit janë organizata nga Spanja, Italia, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Qiproja, të cilat kanë përvojë në punën me të rinjtë nevojtarë. Ato seleksionuan pjesëmarrësit në trajnimin në fjalë.

Marina Grënçarova

“Në vazhdim të nëntë ditëve të rinjtë njiheshin me metoda të ndryshme interaktive, të lidhura me besimin në vetvete – tregon Marina Grënçarova, kryetare e Shoqërisë së Psikologëve të Rinj në Bullgari. – Tërë trajnimi u është nënshtruar praktikave të Tibetit, të cilat janë duke u zhvilluar në drejtimin psikoterapeutik dhe gradualisht përhapen edhe te ne. Kjo metodë e ka emrin Unity in Duality. Ky është sekreti i qetësimit të brendshëm dhe i pajtimit të personalitetit me botën që e rrethon.”

Psikologët e rinj dëgjuan ligjëratat e një prej emrave të mëdhenj në psikologji dhe tibetologji – Lene Hendberg, profesor nga Universiteti i Kopenhagës. Në vazhdim të 20 viteve ai bashkë me mësuesin e vet Tarab Tulku Rimpoçe, kanë përgatitur kurse kushtuar mësimit të filozofisë së lashtë Unity in Duality. Sa për aplikimin e kësaj metode konkretisht në punën me të rinjtë nevojtarë, pjesëmarrësit në trajnim patën mundësinë për t’u mësuar nga Lisa Vjuriner – pedagoge e psikologjisë dhe tibetologjisë në Universitetin e Kopenhagës. Në trajnimin e të rinjve u përfshinë gjithashtu dhe metoda bashkëkohore, si art-terapia, dhe mënyra moderne konsultimi të të rinjve nevojtarë, që të mund të besojnë në vetvete dhe të ndihen të dobishëm dhe të sigurt.

“Përveç kësaj çdo mbrëmje pjesëmarrësit nga vendet e ndryshme prezantonin studime të përgatitura paraprakisht për punën me të rinjtë nevojtarë, për metodat konkrete, për pluset dhe minuset e tyre – vazhdon Marina. – Në fund organizuam dhe një takim në Bansko me drejtorët e institucioneve, të cilat punojnë me të rinjtë nevojtarë, që të njihemi me përvojën e tyre praktike.”

Të gjithë pjesëmarrësit nuk do të harrojnë kurrë ditën e fundit në qytetin malor Bansko. Ja përse: “Gjatë projektit ishim në Bansko me të rinjtë nga jetimoret dhe nga qendrat ditore – shpjegon Marina. – Bashkë me ta aplikuam metodat e trajnimit, duke pikturuar, kënduar dhe vallëzuar. Përdorëm njëkohësisht trupin dhe të menduarit tonë. Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm. Kështu praktikisht realizuam një prej qëllimeve tona konkrete – jo vetëm ta përgatitim një grup njerëzish të rinj, por edhe t’i motivojmë për t’i transferuar këto dituri në organizatat e tyre.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Shoqëria e Psikologëve të Rinj në Bullgari

По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Darko Anaçkov

Darko Anaçkov: Ne po punojmë për të kapërcyer paragjykimet ndaj bullgarëve në Serbi

Një hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare në qytetin e Vranjës. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ai e cilësoi nivelin aktual të..

botuar më 25-03-10 7.30.PD

Mbi 4000 studentë nga e gjithë bota duan një stazh në institutin INSAIT në Sofje

Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..

botuar më 25-03-06 2.12.MD

Rrethi i Jetës: Si Rodopet Lindore u bënë një model për një ekosistem të rimëkëmbur

Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..

botuar më 25-03-05 7.20.PD