Sivjet u mbaj Edicioni i XVI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në Bansko, ku mijëra adhurues i këtij stili muzike u mblodhën çdo natë radhazi për të kënaqur vesh. Në skenë u ngjiti Elmhurst College Jazz Band nën dirigjimin e Doug Beach-it. Grupi mban emrin e kolegjit Elmhurst në Çikago të SHBA-së. Andej studiojnë dhe ligjërojnë muzikantët të cilët shndërruan orkestrën e kolegjit në një formacion të njohur që bën shumë ture në Amerikë dhe Evropë. Në repertorin e tyre përfshihen kryesisht pjesë të xhazit standard.
Një grup tjetër muzikantësh kanë vendosur të interpretojnë melodi të viteve të 60-ta të shek.. XX-të. Bëhet fjalë për italianët e rinj nga kuarteti “Fabio Lepore”. Projekti i tyre quhet “Pausa Caffe”.
© Foto: Allbena Bezovska
Një bashkim i muzikës klasike me xhazin na sjell pianisti Sebastian Laverny, i cili dirigjon korin dhe orkestrën e Teatrit Shtetëror në Majnc, Gjermani. Në Festivalin në Bansko kuarteti i Sebastian Laverny-t prezantoi standardë xhazi, aranzhime të veprave klasike dhe pjesë autori të Sebastian-it.
© Foto: Vera Petkova
Në skenën e Festivalit të Xhazit në Bansko u ngjit Hubert Tubs, shoqëruar nga formacioni Blues& Soul Revue nga SHBA-ja. Siç pohoi vetë muzikanti, të bësh atë që e do më shumë, mbase nuk të bën të pasur, por sigurisht të sjell lumturi. Koncerti që dha u dëgjua nga publiku në këmbë.
© Foto: Vera Petkova
Shumë duartrokitje meritoi dhe një interpretues tjetër nga SHBA-ja – Sharrie Williams. Pa dyshim, mes muzikantëve të preferuar u dallua grupi grek “Gadjo Dilo”. Muzikantët interpretojnë në stilin Grazy non-Gypsy, që njihet si xhaz rom. Iliana, vokalistja e formacionit grek shpjegon se muzika e romëve jeton brenda secilit prej nesh dhe jo se nuk ka të bëjë fare a je magjyp apo jo. “Në grup jemi mbledhur nga e gjithë Greqia dhe tani jemi vendosur në Athinë. Krijojmë pjesë autori. Ndonjëherë eksperimentojmë me këngë greke, të cilat ia kurdisim xhazit. Është pak e vështirë, sepse muzika greke ndryshon shumë për nga metrika dhe melodia”. Ja dhe një interpretim të muzikantëve nga “Gadjo Dilo”.
Një grup tjetër i cili gjithashtu kënaqet me stilin “xhaz magjypi” erdhi në Bansko. TG Collective nga Britania e Madhe solli swing dhe muzikë dance nga mesi i shekullit të kaluar. Në skenën e festivalit muzikantët britanikë prezantuan projektin e tyre të ri “Release the Penguins”.
© Foto: Allbena Bezovska
Në Bansko nga Britania e Madhe mbërritën gjithashtu dhe Ray Gelato dhe grupi i tij “The Giants”. Ata ishin mes mysafirëve më të pritur dhe kënaqën publikun me xhaz italian nga era e swing-ut. “Njerëzit në Bullgari duken shumë të dashur, ia bëjnë qejf vetes dhe marrin vesh nga shakaja”, tha këngëtari dhe saksofonisti Ray Gelato.
© Foto: Vera Petkova
Për herë të parë në programin e festivalit u dëgjua zhanri fado. Anna Moura bëri publikun për veten me zërin e saj të pasur dhe të bukur. Le ta dëgjojmë edhe ne.
Mysafir i posaçëm në skenën Festivalit të Xhazit në Bansko ishte Bobby Carcasses. “E dua Bullgarinë, jam në lidhje me tokën dhe njerëzit këtej. Me një pasion të madh interpretoj për ju”, tha këngëtari i njohur kuban, i cili ka punuar para disa dekadash në Bullgari. Ai u shoqërua nga kuinteti i Angell Zeberskit. Albumi i tij i fundit titullohet “From Havana to N.Y”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..