Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Gjeorgjiev: “Fizarmonika është pasioni i jetës sime”

Foto: stefangeorgiev.alle.bg
Fizarmonicisti Stefan Gjeorgjiev mbushi dyzet vjeç. Publikut i pëlqejnë vallet e vrullshme, plot zjarr dhe hare të ekzekutuara prej tij. Në fakt, ai ka mbaruar Shkollën Muzikore për piano dhe përpara nja trembëdhjetë viteve krijoi një trio (piano, kitarë dhe solist) me të cilën edhe sot e kësaj dite punon në Norvegji. Bashkëshortja e tij Kremena merr pjesë në trion si këngëtare. Kanë dhe një djalë trevjeçar.

Dashurinë ndaj muzikës popullore te Stefani e ndezi babai i tij Gjeorgji Stefanov, kurse nëna e tij, grekja Maria Vasilidu, gjithashtu është këngëtare dhe artiste. Stefani lindi më 1973 në qytetin Varna dhe u edukua nga dy prindërit e tij në dashuri ndaj muzikës. Qysh i vogël i bie pianos, pak më vonë babai zbulon para tij hollësitë dhe bukurinë e veglave muzikore popullore.

Fizarmonicisti Stefan Gjeorgjiev ka incizuar katër albume: “Incizimet e para i bëra në Radio Varna në vitin 1989 – tregon muzikanti. – Në vitet 1995 dhe 1996 incizova albumet “Euroromanse” dhe “Valle popullore ballkanike”. Në vitin 2002 në treg doli albumi me titull “Gërshetime folklorike” që pati një sukses të madh, kurse në vitin 2005 incizova dhe albumin “Magjia e fizarmonikës”. Me mjeshtrin e fizarmonikës Ibro Lolov nisëm të punojmë bashkë në vitin 2000 dhe kemi incizuar dy albume. Qysh si fëmijë më pëlqente shumë mjeshtërinë e Ibros dhe stili im i ekzekutimit u formua nën ndikimin e stilit të Ibros. Isha shumë i lumtur kur ai më shpalli trashëgimtar të vet, sepse fizarmonika është pasioni i jetës sime.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD