Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu bullgar mbushet me perime dhe fruta të huaja

Foto: BGNES
Në vendet buzë Danubit, Çeki, Hungari dhe Austri ende kujtojnë kultivuesit bullgarë të perimeve dhe frutave të cilët në fund të shek. XIX-të dhe në fillim të shek. XX-të janë shpërngulur përgjatë lumit. Sipas disa historianëve hungarezë “perimet dhe frutat e shijshme të bullgarëve kanë shpëtuar hungarezët nga uria gjatë Luftës së Parë Botërore”. Perime dhe fruta të këtilla edhe sot e kësaj dite kultivohen në Bullgari. Mirëpo, vështirësisht gjenden në tregun vendas.

Mezi 20 për qind e produkteve ushqimore janë prodhim vendas, vë në dukje ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Dimitër Grekov. Sot domatet në Bullgari importohen nga Polonia. Dikur bullgarët i kanë mësuar fermerët polonezë në kopshtari. Mollët importohen nga Greqia, Italia dhe Çili. Bile qepa dhe hudhra vijnë nga vendet ekzotike si Kina dhe Egjipti. Majdanozi, kopra dhe erëzat e tjera jeshile importohen nga Izraeli. U zhduk tradita kur Bullgaria eksportonte në këto vende.

Si arritëm deri në këtë situatë absurde?

Tranzicioni nga kooperativat komuniste në kthimin e tokës copë-copë nuk u bë racionalist. Trashëgimtarët e shumtë morën tokat bujqësore të cilat ua takonin, por nuk patën qasje në kapitale për t’i përpunuar ato. Dy dekada radhazi shteti bullgar nuk përkrah fermerët bullgarë. Kur produktet bullgare u shpërndanë në tregun e hapur të botës, u hasën me një konkurrencë të pabarabartë ku prodhimi i huaj subvencionohet. Gjërat nuk ndryshuan bile kur Bullgaria u bë anëtare e BE-së dhe fitoi qasje në financat e Politikës së Përbashkët Bujqësore. Në fakt, nga sistemi i vendosur përfituan fermerët e mëdhenj, sepse shuma e parave varet nga sipërfaqja e tokës së përpunuar. Në Bullgari kultivuesit e perimeve dhe frutave nuk mund të krahasohen me prodhuesit e drithërave për nga masa. Për këta të fundit shkon shumica e parave evropiane. Blegtorët bullgarë gjithashtu mbetën të pakënaqur.

Sivjet pak a shumë tendenca do të ndryshojë. Në periudhën e programeve evropiane 2014-2020 qeveria bullgare ka parashikuar më shumë mjete për sektorët e prekur deri tashti. Cvetan Cekov nga Asociacioni i Prodhuesve Bujqësorë në Bullgari pohon se, subvencionet për vendet e para anëtare të BE-së janë 10 herë më të mëdha në raport me paratë që marrim ne. Për çfarë konkurrencë të lirë po flasim në këtë rast? Faktori tjetër për zhdukjen e perimeve dhe frutave bullgare nga tregu vendas ka të bëjë me dyqanet e mëdha të tregtisë së huaj që dyqane u shtuan si kërpudha pas shiut.

Kërkohen zgjidhje në plan afatshkurtër

“Një pjesë e madhe e prodhimeve të huaja është më e lirë, por e cilësisë së ulët”, komenton ministri bujqësor. Në këtë lidhje ministria do të kontrollojë në mënyrë më të rreptë prodhimet bujqësore. Nuk bëhet fjalë për taksa doganore që taksa nuk lejohen në tregun e lirë të Evropës. Më tepër produktet që importohen në vend do të kontrollohen për nga origjina dhe cilësia e tyre, theksoi ministri Grekov.

Produktet bujqësore bullgare do të regjistrohen

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve ka ide që perimet dhe frutat, të prodhuara në vend të hartohen në një regjistër elektronik. Kështu do të merret vesh çfarë dhe kur prodhohet në vend, çfarë sasi do të nxirren për t’u mos tepruar tregu dhe për të qenë në dijeni sa sasi do të importohen, sqarojnë ekspertët. Pritet që ky regjistër t’u jep fund dallavereve me importin e perimeve dhe frutave që dallavere prej kohe i pengojnë prodhuesit vendas.

Paradokset

Është interesante se pazari i parë ku shiten vetëm perime dhe fruta, të prodhuara në Bullgari u hap para pak kohësh në Plovdiv. Pazari gjendet në afërsi të parkingut të dyqanit të madh “Metro”. Megjithëse dyqani konsiderohet si dushman i prodhimit vendas, ai ua ofroi fermerëve bullgarë stendat falas. Kështu bullgarët kanë qasje të drejtpërdrejt te produktet vendase të cilat shiten me çmime të favorshme, komentoi ministri bujqësor. Ai theksoi se bile ka mundësi që nëpërmjet dyqanit të madh perimet dhe frutat bullgare të shpërndahen në tregjet e vendeve të tjera të BE-së. Që të bëhet kjo e mundur, kopshtarët bullgarë duhet të lidhen në një shoqatë për të siguruar sasi të mëdha prodhimi. Cilësia e të gjitha produkteve duhet të njësohet dhe këto të destinohen brenda periudhave të caktuara.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD