Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktualizimi i buxhetit për vitin 2013 – politika apo ekonomia

Kryeministri Plamen Oresharski ishte kategorik se aktualizimi është rezultat i planifikimit të gabuar nga qeveria e mëparshme dhe mori obligimin deri në fund të vitit buxheti të mos riparohet.
Foto: BTA
Deputetët bullgarë përsëri miratuan tekstet e vendimit të tyre për aktualizimin e buxhetit të këtij viti, tekste, mbi të cilat presidenti bullgar Rosen Plevneliev kishte vënë veto. Debati në sallën plenare “pro” dhe kundër” vetos presidenciale kaloi pa argumente të reja ekonomike, por u dallua me retorikë politike. Thirrjet për më shumë transparencë në shpenzimin e 200 milionë levave suplementare (100 mln euro) me të cilat rriten shpenzimet e qeverisë nuk morën përgjigje.

Sipas kryeministrit Plamen Oresharski, do të aktualizohen ato të ardhura dhe shpenzime që janë planifikuar në mënyrë të gabueshme nga qeveria e mëparshme e Partisë GERB. Ai mori obligimin deri në fund të vitit buxheti të mos riparohet. Tema me e diskutuar në hapësirën publike ishte sa borxh do të merret. Pas hedhjes poshtë të vetos presidenciale kryeministri përsëri shpjegoi, se përmasa neto e borxhit mbetet siç është planifikuar – 14.6 miliardë leva (më se 7 miliardë euro), ndryshohet vetëm limiti për një borxh të ri deri në 1 miliardë leva (500 milionë euro). Të ardhurat në buxhet janë bazuar mbi parashikime për një rritje më të lartë ekonomike, por kjo nuk do të bëhet. Kryeministri bile shprehu shqetësime për një recesion eventual. “Situata në përgjithësi s’është e mirë por bëjmë përpjekje të përmirësojmë klimën për biznes dhe të dalim nga hendeku është tani ekonomia jonë” – deklaroi Oresharski. Ministri i financave Petër Çobanov është i bindur, se “tani është momenti për reforma dhe ato do të realizohen. Do ta shihni në buxhetin e ardhshëm” – tha ai.

Opozita në personin e Partisë GERB u dha një rezistencë të dobët pushtetarëve, duke theksuar se mungon një analizë e thelluar për uljen e të ardhurave në buxhet. Ka dhe një rritje jo transparente të shpenzimeve, pa e ditur për çfarë janë destinuar dhe kush do t’i përdorë. Deputetët e përdorën sallën e Parlamentit për retorikë politike, por nuk u zhvilluan debate konstruktive për këtë çfarë reforma dhe në cilët sektorë do të ndërmerren më tutje.

Presidenti Rosen Plevneliev i reagoi vetos së hedhur poshtë nga Parlamenti duke deklaruar: “Argumentet e mia ishin shumë konkrete dhe asnjëri prej tyre nuk është politik. Më vjen keq por ata nuk u dëgjuan nga deputetët e mazhorancës. Unë bëra thirrje për më shumë reforma dhe për transparencë të shpenzimeve, në vend të “ rifinancimit” të tyre. Çfarë politike mund të ketë në motivet e mia për transparencë të shpenzimeve, për reforma, për investime dhe rritje?”

Debatet në Parlament kaluan nën tingujt e brohoritjeve dhe borive të protestuesve kundër kabinetit Oresharski, që ishin mbledhur herët në mëngjes para godinës së Parlamentit “për të pirë kafen e mëngjesit” siç e bëjnë këtë tashmë dy muaj. Në të njëjtën kohë nga mbarë vendi kishin ardhur në mënyrë të organizuar me autobusë përkrahës të kryeministrit Plamen Oresharski dhe të pushtetarëve të tanishëm nga Partia Socialiste Bullgare dhe nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri, të cilët gjithashtu ngrinin parulla në përkrahje të qeverisë. Qe të evitohen përleshjet midis dy grupeve qysh herët në mëngjes Policia e kishte rrethuar godinën e Parlamentit me kangjella të metalta, kurse sheshi përreth ishte plot me policë. Por me gjithë shqetësimet, incidente nuk kishte.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD