Në momente të vështira populli bullgar drejtohet te Zoti. Gjatë sundimeve të huaja bullgarët kanë ruajtur identitetin e tyre falë besimit në Zot. Drita e qirinjve në kisha ka ngjallur shpresën për kohëra më të mira. Sot kur jemi rënë në varfëri dhe nuk po gjemë rrugëdalje nga kriza, e kërkojmë shpëtimin në kishë. Të paktën tempulli i Zotit është vendi ku gëzohet zemra e qetësohet shpirti.
Në ditët e festave ortodokse grumbullohen grupe njerëzish në kisha dhe manastire. Ata besojnë se do të gjejnë shërim për plagët në trup dhe në zemër. I riu Dian shet tekste ortodokse dhe ikona në një kishë në kryeqytetin e Sofjes. Ai thotë se kohët e fundit Bibla kërkohet dendur, sepse njerëzit janë të dëshpëruar.
“Gjithnjë e më shumë njerëz vijnë këtu. Ata janë të moshës së ndryshme, dallohen për nga gjinia, profesioni dhe gjendja financiare – rrëfen Dian. – Besimtarët të cilët kanë bërë lutje para ikonës çudibërëse të Shën Minait, rrëfejnë për çuditë që u kanë ndodhur. Shikoj se si njerëzit bëjnë rrugën drejt Zotit dhe kuptojnë dobësinë e tyre pa besimin.”
© Foto: BGNES
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..