Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më se 2 miliardë njerëz në botë konsumojnë kosin bullgar

Foto: EPA/BGNES
Drejtori ekzekutiv i “El Bi Bulgarikum”-it, Vasill Zografov tha se konsumatorët e kosit bullgar priten të arrijnë 2 mlrd nga mbarë bota. Firma e tij mban të drejtat e prodhimit origjinal të tharmit të kosit. Numri më i madh i konsumatorëve të produktit bullgar është në Azi. Kosi bullgar bën pjesë në mëngjesin e 40 mln japonezëve. Produkti cilësor pritet të vendoset dhe në tregun kinez, si dhe në tregjet e 10 shteteve të Azisë Juglindore.

Përhapja e kosit bullgar do të realizohet falë bashkëpunimit me firmën japoneze “Meiji Dairies Corporation”. Që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar kjo e fundit është e autorizuar në prodhimin e kosit bullgar me tharmin origjinal të “El Bi Bulgarikum”-it.
“Në vazhdim të një viti kemi diskutuar ankesën suplementare ndaj autorizimit të Japonisë – bëri me dije z. Zografov. – Në datën 30 prill firmosëm marrëveshjen me “Meiji Dairies Corporation” për t’u përhapur produkti ynë në territoret e reja.”

Le të kujtojmë pse kosi bullgar ka fituar famë botërore. Sekretin e ka zbuluar prof. Stamen Grigorov në fillim të shekullit të kaluar. Ai ka vërtetuar se dy bacilet që përmbahen në kos e bëjnë atë me cilësi të lartë. Njëri nga bacilet quhet Lactobacillus Bulgaricus. Më vonë prof. Ilja Meçnikov, punësuar në Institutin Francez “Louis Pasteur” dhe fitues i çmimit Nobel ka sqaruar lidhjen midis kosit dhe jetëgjatësisë.

“Kosi bullgar është i vetmi prodhim bulmeti në botë i cili përgatitet me tharmin natyror, d.m.th. me mikroorganizmat e gjalla të cilat përmbahen në të – tha z. Zografov. – Tharmi është unik sepse dy bacilet kanë lidhje simbiozë midis njëri-tjetrit që lidhja i rezistoi kohës për një periudhë të gjatë. Duke u konsumuar kosi bullgar, dy bacilet “vrasin” bakteret e dëmshme në zorrë. Si bëhet kjo? Bakteret e dëmshme në organizëm u ngjiten dy bacileve dhe trupi çlirohet nga ato. Kështu imuniteti rritet.”

Emërtimi relevant i kosit bullgar në vendet e huaja është “jogurt”. Duhet të vihet theks mbi faktin se “jogurt” përgatitet me tharm jo natyror. Në këtë mënyrë afati i përdorimit të produktit zgjasë dhe njëkohësisht pakësohet efekti i tij shëndetësor. Tharmi natyror e bën kosin që të thartohet më shpejt se “jogurti”.

“El Bi Bulgarikum” eksporton 95 për qind të tharmit natyror. Z. Zografov komentoi se bota konsumon më shumë kosin bullgar se sa vetë bullgarët. Kosi bullgar përgatitet nga qumështi i freskët dhe jo nga qumështi pluhur, siç bëhet kohët e fundit. Produkti bullgar është më i shtrenjtë se “jogurti”. Sepse bullgarët nuk disponojnë me mjaft financa, prodhimi i kosit me tharm natyror zë mezi 15 për qind në tregun vendas. Në fakt pakësim i prodhimit bullgar vërehet në industri, por jo në shtëpi, ku bullgarët në masë konsumojnë kosin e përgatitur sipas recetës së vjetër. D.m.th. bullgari konsumon atë kos natyror të përgatitur në kushte shtëpiake.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD