Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpër pazaret e Sofjes

Foto: BGNES
Pazaret bullgare janë një territor shumë interesant. Në to mund të gjeni dhe të dëgjoni turli farë gjërash...

Tregjet e Sofjes kanë një histori të pasur – është e mjaftueshme që njeriu duke lundruar në internet të kthehet 100 vjet mbrapa, kur Sofja akoma ka qenë një qytet relativisht i vogël. Në pazar njerëzit nga fshatrat përreth kanë propozuar mallrat e veta të vendosura drejtpërsëdrejti në tokë. Nga fotot na shikojnë gjyshër me qylaf prej lëkure dhe xhamadan, të cilët janë mbështetur mbi thasët e mbushura me speca, kurse pranë tyre janë të renditur shalqinjtë e pjekur. Përmes kurrizit të fshatarit është hedhur një gërshetë e gjatë e thurur me hudhra. Fshatare propozojnë lesh të pastër për tjerrje, nga i cili pas kësaj dalin rrobe të ngrohta. Ja kështu niset komunikime në mes të tregtarëve dhe blerësve, shkëmbehen lajme, tregohen histori...

Sot pamja është pak më e ndryshuar, por jo shumë. Pazari më i madh, i cili që nga e kaluara kryeqytetasit e dinë si Pazari i Grave, sot akoma gjendet në zemër të kryeqytetit, por ndryshon dhe fiton një pamje të re me çdo një vit. Deri përpara ndryshimeve demokratike që nga viti 1990 në të, njeriu mund të blinte fruta dhe perime vendase. Iniciativa e zhvilluar private në vitet e ekonomisë së tregut e transformoi tregun. Në afërsi me tezgat me fruta dhe perime të importuara si dhe prodhim vendas, në afërsi me dyqanet për mish, peshk e ushqime të tjera, filluan të valëviten si flamuj rroba, kapele, qilima. Këtu është dhe mbretëria e enëve prej balte në stilin popullor dhe shumë e shumë gjëra të tjera... Përpara disa vjetëve një pjesë nga ky treg u rinua dhe fitoi një pamje moderne. Një çati prej plastmase u bën hije banakëve me fruta dhe perime, është më pastër dhe pamja është më e mirë, dyqanet e vogla për ushqime u përgjigjen kërkesave të normave higjienike. Furnizimi me mallra bëhet vetëm natën. Gjatë këtij gushti një ndryshim të tillë do të ketë dhe pjesa tjetër e Pazarit të Grave. Do të zhduken dhe banakët me rroba, me rroba të brendshme dhe këpucë. Një pjesë prej tyre do të shiten në dyqanet nga të dyja anët e vendit tregtar, në qoftë se qiraja nuk është shumë e lartë. Tregu mbetet një vend tërheqës më tepër për njerëzit me të ardhura të pakta, të cilët këtu gjejnë diçka më të lirë për ta vënë në tavolinë. Pensionistët me torba pazari në dorë janë vizitorët më të rregullt. Të blesh një qepë të freskët dhe kjo me një çmim të leverdishëm, për ta është një meritë e madhe. Pavarësisht se kriza ndihet seriozisht edhe këtu – blihet gjithnjë e më pak. Një grua e bëshme është pas një tezgë me domate, tranguj, speca, rrush dhe pjeshkë. Nuk harron t’i theksojë cilësitë e prodhimit bullgar, por më thotë se njerëzit blejnë më pak, më tepër shikojnë.

“Në qoftë se janë për në shtëpi, blejnë nga dy kilogramë, por kur janë në punë marrin 3 domate, për 3 kolegët nga 1 domate, që të hanë drekë. Paratë në xhep i përcaktojnë gjërat. Produktet bullgare janë me cilësi më të lartë, me shije më të mira, por janë pak më të shtrenjta. Njerëzit pyesin, kërkojnë perime dhe fruta bullgar, por jo gjithmonë mund t’i blejnë. Në tezgën time domatet, pjeshkat, molla, nektarinat, trangujt janë prodhim bullgar... Tani po shes rrush grek, por kisha dhe shumë rrush të mirë bullgar – të madh, pa fara.”

Frutat dhe perimet më të lira nga vendet fqinje e zëvendësojnë prodhimin vendas. Dhe kështu shumë prodhues heqin dorë nga bujqësia, derisa nuk gjendet mënyrë t’i vihet fund importit më të lirë, por me një cilësi më të ulët të frutave dhe të perimeve nga fqinjët.

Pak më tutje dy djem vërtiten rreth një tezgë plotë e për plotë me rrush të bardhë e të zi: “Grek është, blejnë nga gjysmë kile, më tepër një kilogramë, nuk kanë para, por rrushi është edhe më i shtrenjtë. Njerëzit me më shumë para janë në det, në kryeqytet mbetën njerëzit pa para” – qeshin ata dhe shtojnë, se në qoftë se njerëzit nuk ndryshohen dhe gjatë vjeshtës dhe qarkullimi vazhdon të jetë i dobët, do ta mbyllin banakun.

Krahas me veshmbathjet e brendshme, kryesisht import nga Turqia, shitësja pret blerës. Gjendja nuk është më e ndryshme: “Nuk ka njerëz, njerëzit nuk kanë para të blejnë – thotë ajo – sepse tregtia pothuajse ka vdekur. Çdo ditë blerësit pakësohen gjithnjë e më shumë. Bullgarët po varfërohen gjithnjë e më shumë... Ja shikoni – po shes rroba të brendshme dhe për 2 leva (1 euro), kurse ata vijnë dhe pyesin për diçka më të lirë, vetëm se s’ka më të lirë? Këtu vijnë shumë njerëz të varfër...”, ndan përshtypjet e saj tregtarja.

Mjaft më të rregulluara janë tregjet në pjesë të tjera të kryeqytetit. Në rajonet jugperëndimore është tregu i lagjes Krasno sello. I rinovuar, i modernizuar, pavarësisht dhe jo tërësisht, ai është edhe shumë i vizituar. Dhe këtu ka shumë mallra. Njerëzit të cilët jetojnë afër e dinë se, gjatë ditës së diel pasdite çmimet bien për gjysmë, atëherë i mbushin çantat me fruta dhe perime për tërë javën. E ngjashme është situata dhe nëpër tregjet e tjera të kryeqytetit. Në tregun e vogël “Rimska stena” (Muri Romak) në qendrën e Sofjes gjatë ditës së diel pothuajse nuk ka shitës dhe banakët qëndrojnë bosh. Kështu ndodhet dhe në pazaret e tjera më të vogla të kryeqytetit.

Përpara kryeqytetasve nuk qëndron dilema të hyjnë në dyqanet e mëdha tregtare ose të shëtisin nëpër tregjet. Të rinjtë patjetër që preferojnë freskinë e qendrave të mëdha tregtare, kurse më të moshuarit sipas traditës ose në bazë të shkaqeve të tjera, akoma preferojnë atmosferën e pazareve të hapura...

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD