Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tragjedia në Minierën “Oranovo” vuri në pah probleme serioze në Bullgari

Foto: BGNES
Tragjedia me katër minatorët, që vdiqën në Minierën “Oranovo” – Bullgarinë Jugperëndimore, tronditi mbarë shoqërinë. Përderisa në vazhdim të 18 ditëve vazhdonte kërkimi i dy prej minatorëve, dolën në pah rrethana shqetësuese. Atë që ndodhi shtroi pyetje serioze në Bullgari.

Në Minierën “Oranovo” tashmë ka tetë incidente serioze, të cilët përfunduan me vdekjen. Kështu që aty ekzistojnë kushte, të cilat janë premisë për zgjidhje fatale të problemeve. Që nga viti 2007 e këtej Inspektimi i Punës kreu 37 kontrollime, zbuloi 199 shkelje, koncesionerit iu vendosën gjoba dhe disa vende të punës u shkurtuan. Mirëpo, është e qartë, se masat nuk ishin të mjaftueshme dhe miniera vazhdoi të punojë. Kjo tregon, se shteti nuk ka kryer punën e vet dhe nuk ka zërë një pozitë kategorike për garantimin e kushteve të sigurta të punës dhe për realizimin e një kontrolli të përhershëm.

Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës pranoi, se incidenti i rëndë tregoi disa të meta në bazën normative. Rregulloret për sigurimin e punës në minierat dhe për punën e shpëtimit në rast avarive në minierat janë të vjetruara dhe duhet të aktualizohen. Për këtë arsye një grup i punës duhet t’u përshtat rregulloret kërkesave të sotme të punës, kështu që të mbrohen interesat e punëtorëve në rast moszbatimi të masave të domosdoshme për punë të sigurt dhe të shëndoshë nga ana e koncesionerit. Mezi tani do të bëhet aktualizimi i dokumenteve.

Zgjatja e operacionit të kërkimit 18 ditë, dhe mënyra e organizimit të tij, shtrojnë edhe një problem tjetër për efektivitetin e ekipeve të shpëtimit. Aktualizimi i rregulloreve për garantimin e një sigurie më të madhe në minierat, ka për qëllim të krijohen dikastere rajonale të shpëtimit në minierat, puna e të cilëve të jetë më efektive. Dy sindikatat e minatorëve pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës “Podkrepa” ngulën këmbë të formohet një dikaster kombëtar të shpëtimit të minatorëve nën egjidën e shtetit. Sipas sindikatave, ky dikaster jo vetëm duhet të koordinojë punën e ekipeve të shpëtimit, por edhe të disponojë ekipe të veta të shpëtimit në rast avarie. Mirëpo, sindikatat nuk kanë një mendim unik për sa i përket financimit të kësaj hallke. Diskutohet çështja konsecionerët ose shteti të sigurojnë mjetet për funksionimin e dikasterit, ose mjetet të ndahen baras midis koncesionerëve dhe shtetit. Mezi tani ky problem do të sqarohet.

Ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Dragomir Stojnev tha, se çfarëdo që të jenë shkaqet për aksidentin në Minierën “Oranovo” është e qartë, se koncesioneri ka vepruar në mënyrë të paligjshme, ndërsa administrata i ka mbyllur sytë. Ka qenë simbiozë midis biznesit jo korrekt dhe shtetit. Dhe si do t’i jepet fund kësaj praktike, mezi tani do të mësojmë, pasi do të plotësohen masat e ndërmarra.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD